Për miqtë që e njihnin, është mjaft e mistershme se pse Trebicka ka shkuar vetëm për gjueti në ato zona me terren tepër të vështirë dhe ku mungon mbulimi me valë telefonike. Aq më tepër, në atë kohë kur shumë e donin të vdekur.
“Me sa di unë shtetasi Kosta Trebicka në qytetin e Maliqit shoqërohet vetëm me shtetasin Hysen Strora dhe me djalin e tij Luan Strora”, u shpreh Genci Sulejmani, mik i Kosta Trebickës
“Sa herë që vinte në Maliq takohej me mua dhe babain tim dhe më pas dilnim sëbashku për gjah. Sqaroj se përveç meje dhe babait tim ai nuk dilte për gjah me njeri tjetër si dhe nuk shoqërohej me persona të tjerë nga rrethi i Korçës”, u shpreh Luan Starova, mik i Kosta Trebickës
Luan Strora ka sqaruar se shpesh here, Kosta merrte me vete edhe një person me emrin Genci, të cilin biznesmeni e kishte punëtor. Bëhet fjalë për rojën e vilës Genci Belba i cili çuditërisht mohoi të kishte shkuar ndonjëherë për gjueti me shefin e tij Trebicka.
Nuk dihet çfarë e kishte shtyrë të gënjente. Edhe Genci Sulejmani, thotë se në disa raste e ka parë Trebickën nën shoqërinë e punëtorit të tij. Por, paraditen e 12 shtatort të vitit 2008 Trebicka çuditërisht niset vetëm.
Në orën 11:55 minuta ai komunikon në telefon me bashkëshorten ku nuk shpreh asnjë shqetësim.
“Këtë e kishin parë në mëngjes nga ora 10-11 nëpër male nga Gjergjevica, e pamë andej thanë” , u shpreh Koço Bardhi, dëshmitar.
Dëshmitarët e marë në pyetje thonë se kanë parë makinën, dhe jo Trebickën… Kontakti i fundit i biznesmenit ka qenë shtetasi Ervin Hasko të cilin e ka telefonuar në orën 12:28 minuta në një bisedë që ka zgjatur 92 sekonda.
Trebicka i kishte thënë se kishte vrarë dhjetëra thëllëza dhe zona kishte shumë të tjera. Haskos i kishte bërë përshtypje fakti se Kosta kishte dalë i vetëm për gjueti. Biznesmeni i tha se kishte shkuar për disa punë të tij dhe me atë rast kishte dalë edhe për gjueti.
“Rast përjashtimor duket ky të dalësh për gjueti vetëm, se gjuetia është e bukur, vetëm sbëhet, do jo më pak se dy veta Edhe teknikisht nuk bëhet thonë gjuetarët. Kështu rast përjashtimor duket ky Trebickës, Përjashtimor del në disa pozicione” u shpreh Shkëlqim Hajdari, ish-Kryeprokuror i Apelit Tiranë.
“Po kështu se kisha parë ndonjherë, dhe i kishin thenë mos iu afro zonës këtej për gjah se nuk je në zonën tonë. P.sh rajoni Voskopojës kushdo i thoshin mos dil nëpër male vetëm” Koco Bardhi, dëshmitar.
Ervin Hasko ka thënë se Kosta nuk e kishte ftuar në gjueti edhe pse e kishin lënë që në ndonjë rast të shkonin bashkë. Pak minuta pas telefonatës me Haskon mendohet ka ndodhur ngjarja që i mori jetën./Top Story
Trebicka eshte tradhtuar nga brenda. Nga jashte dihet se kush e priste.
Ne ate terren qe ka pesuar “aksident”, duket qarte qe eshte vrasje e parapergatitur.
Iku nga kjo jete per shkak te euforise qe po jetonte pas shperthimit te Gerdecit.
Euforia e kishte bere llafazan qe nuk linte TV pa folur. Daljet ne TV tregonin se ishte mendjelehte.
Ne rastin me te pare pas denoncimit te djalit te kryeministrit te njohur si kriminel i tmerrshem,
Trebicka duhej te largohej per ne USA. Bile edhe atje duhej te kishte kujdes.
Por ai nuk iku dhe e lidhi fatin e tij me viktimat e Gerdecit.
Thone qe e vrau Saliu, ndersa Rama nuk eshte dakort.
Sokolin e vrane si PD dhe PS…ju kujtohet sa shpejt e varrosen, kuptohet qeveria e Rames….
Saliun e kemi ne burg, ju kujtohet qe sdo shijonte pensionin se nuk ja garantonte Rama…etj
po Tojota, Audi, si u shperblye Hajduti i Bankes se Shqiperise, teatri kombetar i rrafshuar dhe nje sekretar partie Kryetar Kuvendi…e kush po pyet per Tualet Pallat, lol!
=
Mjaft me thashetheme, ata jane nje dhe ju jenir cerrat etyre…
Gjurmoni paret nese doni te zbuloni krimin!!! perrallat lejini per femijet e moshes parashkollore…
jam kurioze ky Genci Belba me cfare merret tani e c’pasuri ka?
SARA ka te drejte. Genci Belba qe paskesh mohur se ka dale ne gjoje (gjueti) me pronarin e vet, te ishte per mua, do ta merrja si te pandehur, sa eshte pa ia mbathur, nqs nuk e ka bere ende nje gje te tille. Sa shume “keshilltare” paskesh pasur i ndjeri Kosta. Kujtoj kur transmetonte ne kohe reale nje korrespondente e Topit, a Klanit s’e kujtoj mire, njerezit qe kishin pesuar aksidente automobilistike, si dhe une qe po shkruaj kete koment, cmeriteshin dhe te gjithe skenen e quanin si te killerve amatore. Kosta Trebicka eshte vrare dhe pike. Dhe dihet se kush eshte porositesi me i pare. Merreni edhe ate te pandehur. Jeta e nje njeriu, por eshte vrare edhe kurajoja qytetare per te denoncuar bemat dhe gjem at ne kete vend.