Ekstradimet Shqipëri-SHBA, ratifikohet marrëveshja e nënshkruar në 1935

9 Mars 2021, 19:27Kronika TEMA

Kuvendi pritet të ratifikojë marrëveshjen e ekstradimeve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, e cila daton që nga viti 1935. Sipas projektligjit, i cili pritet të miratohet, propozimi i këtij traktati nga pala amerikane synon krijimin e një kuadri të ri rregullativ, përfshirës për një sërë veprash në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, ndryshe nga sa parashikon traktati i vitit 1935, në draft, ndër të tjera, është bërë kategorizimi i veprave penale të aplikueshme. Diçka e tillë është bërë mbi bazën e masës së dënimit dhe jo të llojit të tyre si dhe përfshirja e një numri të konsiderueshëm figurash të reja të veprave penale.

Një ndër shembujt konkretë veç veprave të grupeve kriminale është dhe neni 7 i marrëveshjes. Këtu përcaktohet se në rast se vepra penale për të cilën kërkohet ekstradimi është e dënueshme me vdekje, sipas ligjeve në shtetin amerikan, dhe nuk është e dënueshme me vdekje në shtetin tonë, atëherë mund të refuzohet ekstradimi.

Ekstradimi mund të ndodhë përveçse nëse Shtetet e Bashkuara i japin Shqipërisë një garanci që dënimi me vdekje nuk do të jepet kundër personit. Sipas ministrisë së Drejtësisë, ratifikimi i marrëveshjes eliminon dhe pengesat ligjore që kanë ekzistuar më parë si dhe duke thjeshtuar procedurat e ekstradimit për të dyja vendet.

Ekstradimet janë kthyer në një problem shqetësues për vendin tonë ku procedurat e vonuara si në rastet e disa të arrestuarve në Dubai kanë bërë që ata të lihen të lirë dhe mos të vendosen para drejtësisë.

1 komente në “Ekstradimet Shqipëri-SHBA, ratifikohet marrëveshja e nënshkruar në 1935”

  1. Myslimani. says:

    Prandaj qenka terbuar Meta. Me duket do e marrin andej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje