Babai mbyt të birin 10-vjeç sepse nuk donte të bënte mëkate kur të rritej

10 Mars 2021, 17:52Lifestyle TEMA
Babai mbyt të birin 10-vjeç sepse nuk donte të bënte

Një baba i quajtur Ismail Kilincer, 32 vjeç nga Turqia ka mbytur djalin e tij 10 vjeç. Mediat e huaja raportojnë se para se babai ta vriste ai e përqafoi dhe djali i thotë “babi më fal”.

Ismaili ka kryer këtë krim ndaj Hysenit 10 vjeç në 8 Mars rreth orës 19:00 në një provincë në rrethin e Karatay. Ai e dërgoi gruan Rabia Kilincer 31 vjeç në dyqan për të qenë i lirë të kryente krimin.

Kilincer i tha policisë: “Unë i thashë djalit tim se do ta vrisja. I kërkova falje djalit tim, e përqafova dhe e putha”.

Në këtë moment, fëmija shikoi të atin dhe i thotë: “Babi, edhe unë më vjen keq”. Kilincer tha se ai u ul në këmbët e Huseyin dhe e mbyti atë me duar. Ai më pas bllokoi derën dhe thirri policinë për të thënë se ai kishte “vrarë dikë”.

Pasi arritën shërbimet e urgjencës, trupi i Huseyin u dërgua në Spitalin e Qytetit të Konyas për një autopsi. I ati ka deklaruar në polici sepse e kishte planifikuar vrasjen e të birit që para dy javësh.

“Unë kam mëkatuar shumë dhe do të shkoj në ferr. Djali im do të vazhdonte të mëkatonte ndërsa do rritej më shumë. Sa më gjatë që jeton një person, aq më shumë mëkaton.

Unë nuk doja që djali im të binte në tundim ndërkohë që ai rritej dhe të bëhej si unë. Unë doja ta dërgoja në Parajsë ndërsa ai ishte ende pa mëkat”, shprehet babai.

6 komente në “Babai mbyt të birin 10-vjeç sepse nuk donte të bënte mëkate kur të rritej”

  1. Fieri says:

    Kafsh islamike.. I hoqe jeten djalit pa provuar té mirat dhe té keqijat é kesaj bote. The kete é Ben per tá cuar ne parajse. Té gjith Fet Jan propogand dhe lavazho trurit.,por feja islamike esht me vdekje me vete. I shkreti Djal ?

  2. Sara says:

    arrestoni nxitesin, jo vetem ekzekutorin!

  3. popull del prej pyllit says:

    fet jane kazan plehnash ; jane perfitues; si partite politike ,kriminle e hajdute.

  4. Cfar shpirti kan kta njerez ,un nuk mundet ta konceptoje dot .
    Si mundet te vrasi njeriu krijesen e tij !
    Njerez te semure shpirterishte .

    Kazani vazhdon me lajme te tilla Trishtuese ,Krime ,Dhune ,
    gjithcka qe jovetem sot ne kte periudhe ,s’ka nevoje qytetari shqiptare .
    Medie Bordello – Kriminale !

  5. Viktor says:

    Faji eshte i hoxhallareve qe ia mbushin koken me idiotesira te tilla. Te pakten ai vrau te birin e tij dhe nuk vendosi ndonje bombë per te marre jete te pafajshme.

  6. Taku says:

    Clidhje ka feja…. ky eshte psikopat . mund ta kishte bere edhe me ndonje teori tjeter. Nuk jam duke mbrojtur fene sidoqe te jete….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje