VIDEO/ Në vend që t’u përgjigjet pyetjeve: Kush është kryeministri që spërkati gazetarët me dezinfektues?

10 Mars 2021, 12:32Lifestyle TEMA

Kryeministri Rama është hiç gjë në ndonjë sjellje të tij shpërthyese ose të shpenguar, nganjëherë dhe me nota humori, burim fantazie, në krahasim me ato që ofron homologu i tij tajlandez, sidomos kur është fjala për përballjen me gazetarët.

Prayuth Chan-ocha bëri një veprim të pazakontë në një konferencë shtypi, duke u bërë hit në mediat sociale.

Gazetarët e pyetën atë për rifreskimin e kabinetit, një pyetje që atij nuk i pëlqeu.

Ndaj, ai mori një spraj dezinfektues dhe filloi të spërkaste gazetarët, e gjitha gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, shkruan BBC.

Chan-ocha është një gjeneral në pension dhe kjo nuk është hera e parë që ai ofron sjellje të tilla.

Njëherë ai tërhoqi një nga gazetarët për veshi, dhe në një tjetër rast ofroi veten në një version kartoni përballë tyre.

1 komente në “VIDEO/ Në vend që t’u përgjigjet pyetjeve: Kush është kryeministri që spërkati gazetarët me dezinfektues?”

  1. Pask pire si Hajduti i jone Meta says:

    Pask pire si Hajduti i jone Meta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje