Fantazisti i Empolit, Nedim Bajrami ka vendosur të lërë Zvicrën dhe të luajë për kombëtaren tonë. Në një intervistë për Koha.net talenti tregoi për vendimin e marrë dhe atë çka ndodhi në prapaskenë.
Ai pritet të ftohet nga trajneri Edy Reja në grumbullimin e radhës për eliminatoret e Botërorit 2022 për ndeshjet me Anglinë, San Marinon dhe Andorran.
“Unë kam luajtur në të gjitha grupmoshat për Zvicrën dhe ishte momenti të vendosja se nëse do të shkoja të luaja për Zvicrën U-21 në Evropian apo për ekipin e parë të Shqipërisë. Kam biseduar me menaxherin Erdin Shaqiri, familjen time dhe në fund e mora vendimin vetë.
E kam dëgjuar zemrën. E ndjeva veten më shumë që të luaja për Shqipërinë dhe në fund e kam marrë këtë vendim. Jam shumë i lumtur që kam zgjedhur të luaj për Shqipërinë. Kemi biseduar me trajnerin e Zvicrës U-21, por më shumë e kam ndarë mendjen, e kam dëgjuar zemrën dhe u thashë për Shqipërinë. Edhe po të vinte Zvicra A, unë isha i vendosur të luaja për Shqipërinë.
Kam pasur kohë dhe jam menduar, por besoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë që kam shkuar te Shqipëria, sepse në fund të fundit e ndiej veten shqiptar. Kam bërë hapin e duhur dhe është hap i madh për mua. Jam i ri dhe jam krenar që do ta kem mundësinë të luaj për Shqipërinë. Niveli i Shqipërisë është rritur.
Ka mundësi që të luaj për Shqipërinë këtë muaj. Kam biseduar edhe me Amir Abrashin dhe Arlind Ajetin, me të cilët kam luajtur dhe i njoh goxha mirë edhe nga afër. Më ka mbetur vetëm pasaporta. Unë jam gati të luaj për Shqipërinë”, tha Bajrami.
Mirse te vish vella dhe kemben e mbare.
Keta jane djemte tane me te cilet mburremi. Geni qe kemi eshte shume i forte dhe na therret gjithmone prane atdheut tone.
I uroj ketij djali gjithe te mirat e kesaj bote dhe te kete sa me shume suksese ne karrieren e tij.
I lumte prinderve per kete djale qe kane rritur.
Normal, se ne Zvicer s’do i kishin propozuar te luante me kombetaren. Tek Empoli, nga shtatori deri ne fund janari te kampionatit te kat II ne Itali ka qene zevendesues ose i zevendesuar gjate ndeshjes. Asnjehere titullar. Pra, kombetarja shqiptare duhet te mendohet mire nese fton nje zevendesues te kat se II te kampionatit italian. Mjaftojne zevendesuesit Hysja e Strakosha.
Ti Andi nga futbolli qenke 0.Lexo cfare shkruajne gazetat zviceriane per te,i ka djegur ne bythe.Ky djale sapo mbushi 22,Eshte kapiteni i Zvicres 21,ka kaluar prej gati pese vitesh te gjithe etapat nga kombetaret e te gjithe moshave,se fundi qe ti nuk di gje nga futbolli eshte nje lojtar ne property te Juves,i blere dhe i dhene ne prestit tek empoli.Tani shiko vetem ndeshjen e empolit kundra napolit ta kuptosh cfare lojtari eshte.Eshte Fantazist,eshte mesfushor sulmues qe jep pasen e fundit ne menyre fantastike dhe njeh dhe porten.Eshte lojtari qe i mungon shqiperise dhe derisa e kerkon me ngulm Profesori Reja ,eshte mire mos flisni shume por thoni vetem Faleminderit Djale per zgjedhjen e jetes me zemer ne dore.Me fal Andi po sme kuptove,por per futboll marre me shume vesh nga ty se i kam luajtur ja 10 vjet te jetes time.