Etienne Tare, talenti i fundit i “fëmijëve të artit”

10 Mars 2021, 20:30Sport TEMA

Për ata që janë rritur me futbollin e viteve 1990 dhe dekadën e parë të viteve 2000, të shohin kaq shumë, bëhet e vështirë. Sepse po, thinjat fillojnë të numërohen, nostalgjia del në pah dhe shikon të kaluarën me trishtim. Por “fëmijët e artit” vazhdojnë të shfaqen, të etur për të tejkaluar prindërit e tyre. Pas Chiesa, Di Francesco, Haaland dhe të tjerëve, është radha e Etienne Tare

.Në dy ndeshjet e fundit, një asist dhe një gol: Etienne Tare, sulmuesi i Lazio Primavera, ra në sy të dielën, në Sesto San Giovanni, kundër Interit, në humbjen 3-1.

I gjatë, i hollë dhe flokëverdhë si Igli, sulmues i parë. Një ekip me emra të mëdhenj, duke pasur parasysh se tek Primavera aktivizohen mbiemra të famshëm – portieri rezervë është Mattia Peruzzi, djali i Angelo, në formacion është edhe kushëriri i Nasri, i cili në ndeshjet e fundit ishte aktivizuar si mbrojtës i djathtë.

Titullar luan Romano Floriani Mussolini, djali i Alessandra – këtë vit ai do të duhet të luftojë shumë për të luftuar paragjykimet ndaj mbiemrit.

Etienne Tare lindi në Brescia më 2003, kur Igli ishte “kulla” e “dallëndysheve”. Gjigand si babai i tij, 192 cm, me një aftësi parësore, që ndodh të jetë ajo e lojës me kokë. Pas një procesi të gjatë me ekipet e të rinjve të Lazio, ai tani do të provojë veten me ekipin e parë. U përfshi në listën e Lazio për Champions-in.

Me fanellën e Lazio, Tare i vjetër arriti të luante dy ndeshje në Champions, në sezonin 2007-2008.

Futbollisti i ri i familjes ka një karrierë të tërë për ta kapërcyer, duke pasur parasysh që babai nuk ka luajtur ndeshje të tjera në kompeticionin maksimal europian. Për Etienn Tare, një gjë mbetet e sigurt: karriera e tërë është përpara për tu shkëputur nga mbiemri i rëndë që mban, duke u përpjekur të bëhet protagonist, pa u krahasuar me prindërit. (SI)

3 komente në “Etienne Tare, talenti i fundit i “fëmijëve të artit””

  1. Aleksander says:

    Suksese ne jete djalin.
    Si Shqiptar qe jetoj ne Itali tash 30 vjet,
    kur nigjoj per djemt qe ecin perpara ,
    jam shum krenar .

  2. Jorgo says:

    Nga Isa ne Igli tani Ettienne eh c’pjell Nivica

  3. VLORA says:

    Igli eshte gjigand i kombit shqiptar dhe shembull frymezimi.Uroj qe djali te ndjeki rrugen e babait.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje