Akti Normativ: Edi Rama autorizon Manastirliun e Ahmetajn të negociojnë për vaksina të tjera! Dhe ruse e kineze?

11 Mars 2021, 15:04Sociale TEMA

Këshilli i Ministrave përmes një “Akti Normativ” autorizon ministrat Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj që të zhvillojnë negociata me ofrues të tjerë për blerjen e më shumë vaksinave anti-Covid-19.

Akti Normativ është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave.

Nuk dihet nëse dy ministrat e autorizuar nga Rama do të zhvillojnë negociata për blerjen e vaksinave ruse dhe kineze, apo do të mbajnë sytë nga perëndimi, te vaksinat e reja amerikane dhe britanike.

“Dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre”, thuhet ndër të tjera në Aktin Normativ të miratuar.

 

1 komente në “Akti Normativ: Edi Rama autorizon Manastirliun e Ahmetajn të negociojnë për vaksina të tjera! Dhe ruse e kineze?”

  1. Kalec Dega says:

    …ujku ne kope…lol
    =
    kujtoi ahmetaj shqiptareve dhe rama te vjen ne mend..ose anasjelltas…lol
    =
    shqiperia po ecen perpara sidomos ne 8 vitet e fundit …me PREFERSOR DOKTOR-DOCENT ahmetaj ne timon….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje