Komiteti Teknik i Ekspertëve: Konfirmohet! Varianti britanik ka hyrë në Shqipëri, masat nuk ndryshojnë

11 Mars 2021, 11:49Sociale TEMA

Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë ka vendosur të mos ndryshojë masat e deritanishme kundër koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi se pas analizave është konfirmuar hyrja e variantit britanik të koronavirusit në vendin tonë.

“Nga qytetarët kërkohet të respektojnë masat, në një kohë kur dyshimet e arsyeshme që ne kishim, rezultuan të vërteta. Janë analizuar kampionë dhe rezultatet treguan se kampionët janë të infektuara me variantin e ri Britanik”, u shpreh Manastirliu.

Ndërkohë, pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë u bënë edhe 3 anëtarë të rinj: Dhimiter Kraja, ish-shefi i Shërbimit Infektiv, Ermira Kola, shefe e Reanimacionit të Pediatrisë në QSUT dhe Alban Ylli, specialist ISHP. Këto ndryshime kanë ardhur pas largimit të Tritan Kalos dhe Najada Çomos.

Kalo e njoftoi largimin e tij me një postim në rrjetet sociale, ku akuzoi qeverinë, presidencën dhe opozitën për përçarje të mjekëve në përballimin e pandemisë. Tashmë Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë do të ketë 13 anëtarë nga 12 që kishte më herët.

1 komente në “Komiteti Teknik i Ekspertëve: Konfirmohet! Varianti britanik ka hyrë në Shqipëri, masat nuk ndryshojnë”

  1. Bimi says:

    Sipas revistes prestixhoze shkencote Nature dhe studimeve Te tjera vaksinat Pfizer e Moderna jane vetem 40% efikase ndaj ketij varianti qe eshte 2 here me ngjites dhe 3-4 here me vdekjeprures. Ato behen pa vlera kundrejt virusit afrikan. https://www.nature.com/articles/s41586-021-03398-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje