Bilushi i Metës shpjegon si do shmanget prerja e duarve të veprimtarëve të LSI-së

11 Mars 2021, 20:24Antena TEMA

Pas deklaratave të ashpra të Metës, se çdokush që prek votat më 25 prill, do t’i pritet dora, shumë veprimtarë të LSI-së janë ankuar të shqetësuar në Presidencë, për fatin e duarve të tyre.

Bilushi i Metës u ngarkua t’i qetësojë dhe t’i udhëzojë si mund të shmangin dënimin:

“Të dashur veprimtarë të LSI-së!

Deklarata e Ilir Metës për t’i prerë dorën atij që prek votat është keqkuptuar.

Presidenti e ka fjalën se do t’i presë dorën gjithkujt që prek votat e LSI-së, jo votat e partive të tjera.

Ai mban përgjegjësi për LSI-në dhe është 24 orë në gatishmëri për të, dhe jo për partitë e tjera.

Partitë e tjera kanë udhëheqësit e tyre dhe le të gjejnë vetë zgjidhje.

Ne kemi bërë një skemë organizimi dhe kemi planin tonë për këtë çështje.

Ndërkohë, gjithë njerëzit e LSI-së që do merren me blerje votash, do pajisen me një dorë artificiale fallco.

Në momentin që mund të ndodh të kapen, ata dorëzojnë dorën fallco dhe ikin.

Kështu ata i shpëtojnë prerjes së  dorës.

Por ky rrezik është vetëm teorik, pasi prerjen e dorës e kemi vetëm ne denim, dhe nuk e aplikojnë të tjerët.

Problem do të jetë nëse komisionerët e LSI-së, i vjedhin votat njëri- tjetrit për kandidatët, siç ka ndodhur me partinë tonë simotër të Ramushit në Kosovë.

Atëhere do zbatojmë dënimin e prerjes së gishtit me të cilin numërojnë votat.

Pra bëni kujdes kur të numërohen votat për kandidatët.

Nëse LSI ka më shumë se një deputet në një zonë, dhe nëse komisonieri i LSI-së vjedh votat e njërit për llogari të tjetrit, do t’i pritet gishti tregues, ai gisht që ngjyente Meta tek ajo video-ja me Priftin.

Prandaj nuk ka vend për shqetësim.

Rëndësi ka të ruajmë unitetin dhe të jemi diskret.

Për çdo hollësi do komunikoni me Monikën.

Duart artificiale do ndahen të shtunën në darkë më 24 prill, për ata që do ngarkohen me këtë punë”.

2 komente në “Bilushi i Metës shpjegon si do shmanget prerja e duarve të veprimtarëve të LSI-së”

  1. Duart do i ndaje LESHKUA , ai qe ndante leke , ne protesta dhe gjysmat i mbante per vete , te shohim tashti sa duar do mbaje .

  2. Martin says:

    Me ne fund Ilir floriri do te hape shpellen e 40 hajduteve
    dhe ne vend te lekeve do te shperndaje dekorata me nja nje kallep floriri brenda!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje