Mitingu i Lulzim Bashës në Kavajë, policia: Do të penalizojmë shkelësit

11 Mars 2021, 17:22Kronika TEMA

Pas mitingut që kreu i PD, Lulzim Basha bëri në Kavajë duke shkelur që të gjitha rregullat antiCovid, Policia e Shtetit bën me dije se do penalizojë shkelësit.

“Policia e Shtetit shpreh shqetësim për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik.

Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve.

Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit.

Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme”, thotë policia. (TemA)

4 komente në “Mitingu i Lulzim Bashës në Kavajë, policia: Do të penalizojmë shkelësit”

  1. Leksi says:

    Ska turp, rri gerrdufet mbi kofano, ne ate qender te Kavajes qe ka lulezuar Rilindja dhe Edi Rama.

    Palo burre.

    Ate foton duke hypyr e ka apo e kane marre hopa rrojet e gardes???

  2. ali says:

    I madh Leksi, pyetje me vend, por ta dish se vetem me shkalle mund te hypi ky far burri.

  3. emigranti says:

    luli duhet te denoje ne radhe te pare veten pastaj te tjret , po ai dhe shoket e tij kane te drejte sepse ne shqiperi nuk ka gjykata dhe prokurori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje