Një 22 vjeçare ka humbur jetën nga covid-19 pasi prej tre javësh ishte në intubim.
Mësohet se 22 vjeçarja ishte nga Korça dhe ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi.”
Dy javë më parë u detyrua të sillte në jetë fëmijën e saj me lindje të parakohshme edhe pse ishte 8 muaj shtatzënë.
Aktualisht foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, por pati disa komplikime respiratore gjatë lindjes.
(TemA)