Vdekja misterioze e Kosta Trebickes ka shtruar pista te ndryshme deri ne versionin perfundimtar te hetimit, ndersa opinioni dhe ekspertet ndahen ne qendrime: eshte vdekje nga aksidenti automobilistik ne nje fushe apo vrasje?!
A mund të ishin intimiduar hetuesit dhe ekspertët nga nxitimi i Sali Berishës për ta klasifikuar ngjarjen aksidentale? Dyshimet ishin të mëdha. Interesi i ish-kryeministrit për çështjen ishte i madh.
“Jo absolutisht jo, askush s’na ka bërë presion për ekspertizën na kanë thënë merrni të dhënat e këto e nxirrni cfarë ka ndodhur aty” u shpreh Gëzim Hoxha, ekspert autoteknik i cështjes “Trebicka”
Gëzim Hoxha, është një prej 3 ekspertëve autoteknikë të cilët në raportet e tyre e mbyllën hetimin e ngjarjes si aksidentale.
“Po patjetër, i qëndroj ekspertizës, se vë në diskutim, ajo ashtu ka ndodhur, e kam bindje të plotë. Sepse të gjitha veprimet matematikore që bëra, më dalin që makina është përmbysur, më dalin llogaritjet që makina ka ndaluar, pra më përputhet mendimi me veprimet e tjera të kryera” u shpreh Gëzim Hoxha.
Matematik leshi!
deshmitari numer 1 i gerdecit; kjo ashte çudija ma e madhe ! Berisha ja kishte shume friken.
O Zot,nje turk i piset vendosi “pafatesine” e nje te pafati si kristiani,K.Trebitska!