Zbulohen dokumentet e prokurorisë, çfarë u gjet pranë trupit të Kosta Trebickës

10 Mars 2021, 08:35Kronika TEMA

Detaje të reja janë zbardhur nga emisioni Top Story se çfarë ndodheshin pranë Kosta Trebickës në momentin kur ky i fundit u aksidentua rreth 3 kilometër larg Voskopojës.

Sipas emisionit për ti dhënë rëndësinë e duhur hetimit, nga Tirana mbërritën me helikopter prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, krerët e policisë Agron Kuliçi dhe Tonin Vocaj. Në krye të hetimit u vunë prokurorët e Korçës Përparim Vukaj dhe Hysen Kulla.

Ende pa mbërritur në vendngjarje, përmes targës policia kuptoi se kush ishte viktima. Denoncuesi i aferës së municioneve, njeriu që kishte ekspozuar emrin e Shkëlzen Berishës, papritur ishte gjetur i vdekur në një aksident të çuditshëm rreth 3 kilometër larg Voskopojës.

Ky është procesverbali i kqyrjes së vendngjarjes. Në faqen e 10-të të aktit, sqarohet se kqyrja ka përfunduar në orën 20:30. Aty mungon ora e fillimit të procesit. Kjo hedh hije të forta dyshimi mbi orën se kur shërbimet kanë mbërritur në vendngjarje.

Në ekspertizën mjeko-ligjore thuhet se koha e vdekjes së Trebickës është jo më pak se 7 orë, dhe jo më shumë se 12 orë nga koha e kryerjes së autopsisë. Autopsia ka nisur në orën 22:30 minuta. Pra, koha e vdekjes mendohet mes fashës orare 10:30 deri në 15:30 të asaj dite. Dëshmitarët e parë, e kanë gjetur rreth orës 13:30, por nuk u arrit të zbulohej kurrë ora e saktë e ngjarjes, çka hodhi aso kohe dyshime të forta që nuk u shuan kurrë.

“Më dëshmuan që e kemi gjetur gjalë, ai ishte gjallë, pra, në një hipotezë dikush që do të të vrasë nuk të lë asnjëherë gjallë, sta jep këtë mundësi, dhe një dëhsmitar më thotë tentoi të fliste por nuk fliste dot” u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi.

Viktima u gjet i shtrirë pingul në një rrugë dytësore të hapur rishtazi, paralelisht me aksin Lekas-Voskopojë. Ai ishte i pozicionuar me shpinë nga toka, me kokën në pozicion 30 gradë. Në pjesën e poshtme të kokës u konstatua një gjurmë e madhe gjaku me rrjedhje deri në 1.4 metër. Në fytyrën e viktimës konstatohet sasi e madhe gjaku që dilte nga goja. Po ashtu, në hundë, te veshët dhe te parakrahët. Në afërsi të kokës u gjet një kapelë ushtarake. Ne xhepin e pantallonave u gjet një shpend thëllëzë.

Rreth 1.25 metër larg trupit gjendej një bidon metalik, natriban dhe një çelës me plastikë me numrin 107, pra, çelësi i hotelit. Rreth 2.5 metër nga kufoma ndodhej një aparat celular i fikur dhe disa sende personale të tij.

Rreth 3 metër larg nga kufoma, me drejtim lindjen gjenden dy çanta me fishekë arme gjahu. Në krahun lindor të trupit gjendet armë gjahu teke e markës Rafaello Beneli me numër serie F165060, e njëjtë me armën e regjistruar në emër të Kosta Trebickës. Në vendngjarje u gjetën xhama të thyer dhe copëza stukoje të ngjashme nga ato që lëshohen nga përplasjet e automjeteve.

42 metër nga trupi i pajetë u konstatua i ndezur mjeti tip Nisan kabriole, me ngjyrë të kuqe në pronësi të Kosta Trebickës. Makina kishte dëmtime të ndryshme të ngjashme me ato që krijohen nga rrokullisja. Bazuar vetëm në kqyrjet paraprake, kryeministri i kohës Sali Berisha, nxitoi ta klasifikonte ngjarjen aksidentale. Kishte humbur jetën njeriu që zbuloi implikimin e djalit të tij ne aferën e Gërdecit./Top Story

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. S
    Sherfi

    SPAK nuk ka denoncime thotë kraja. Ore, ky është këlyshi i llallës, metës e berishës. Po qe ky në krye të këtij institucioni, vetëm ngjarje hetimi me hajdutë xhepash do ketë. Të gjithë e dinë pse u vra Skerdilajd Konomi, por prap kraja nuk ka bythë, se është i përfshirë meta, po bankieri nga kush dhe pse u vra. Kraja është pinjolli i fakteve që kërkojnë rihetim pa qënë ky në krye të kësaj strukture të posaçme. Ato që i mbuloi dheu dhe këto që kraja i rimbulon, vetëm një lumë i fortë dhe i rrëmbyeshëm, do zhvarrosë nga dheu, fakte tronditëse të killerave politikë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje