Lironte të fortët, Enkelejda Hoxha jetonte në një shtëpi 65 m2 me 5 persona të tjerë E ëma: Do e vrisnin, mirë që ma arrestuan vajzën

10 Mars 2021, 18:26Kronika TEMA

A ka marrë para kjo gjyqtare e kryqëzuar si shembulli i korrupsionit? Për herë të parë nga oborri i SPAK ishte vajza e mitur e Enkelejdës e cila dha një tjetër version. 13 vjeçarja betohej që nëna e saj nuk kishte  marrë kurrë para por ishte detyruar të shkelë ligjin.

“Ajo ka pasur një arsye shumë të fortë për t’i liruar ata. Vetëm kur ka një arsye shumë të fortë. Mund të jetë detyruar për të liruar kriminelët”, thoshte ajo.

Për mikrofonin e ReportTV, nëna e gjyqtares ka një falenderim dramatik. Ajo uron kryeministrin Edi Rama pasi sipas të moshuarës nëse vajza e saj gjyqtare nuk do të ishte arrestuar do ishte vrarë nga bota e krimit.

“Edi Ramën që ma burgosi vajzën e falënderoj shumë. Do ma kishin vrarë”, thotë nëna.

“Ne skemi dashur që t’i hapim telashe. Përshembull, tek Ekspozita në orën 7:30 të mbrëmjes para disa kohësh ka vërshëllyer një tullë kaq e madhe përpara tyre dhe vajzës së vogël.

Nuk e gjetën dot kush e hodhi dhe ne nuk informuam”, denoncon babai i gjyqtares.

Report TV ka sjellë dhe disa pamje nga banesa e gjyqtares, një apartament 65 m2 në lagjen Komuna e Parisit në katin e 11 të një pallati ndërtuar në vitet 2000. Belul Hoxha tregon se është blerë në 2002 dhe ai ka ende këstin e fundit prej 4500 dollarë të papaguar.

Brenda kësaj shtëpie ku e gjithë hapësira shfaqet në kaos, jeton dali i sëmurë i gjyqtares, Redid, vajza e mitur Antia dhe prindërit e gjyqtares. Kuzhina e kthyer në dhomë fjetjeje me tre krevate dhe ballkoni i përshtatur në kuzhinë janë dhomat ku flinte dhe ushqehej gjyqtarja me 3 fëmijët e saj.

“Këtu fle Enkelejda. Prej 17 vitesh ka kërkuar që të lëvizë nga Kruja për djalin që është sëmurë”, thotë mamajë në mikrofonin e Report TV.

Pyetjes se a ka marrë vërtet para dhe ku i ka çuar paratë vajza e tyre që akuzohet se ka liruar kriminelët e mëdhënj mamaja thotë “asnjë lek nuk ka marrë ajo. Eda ka qenë e detyruar, ajo nuk e bënte atë punë kurrë. Erdhi SPAK këtu dhe u habitën kur panë se ku fle gjyqtarja”.

Babai Beluli thotë se paratë e gjetura në shtëpi janë për këstin e shtëpisë se ende nuk e kanë me dokumente.

Më 17 janar 2020, ministrja e Drejtësisë do të kërkonte për herë të parë publikisht ndjekjen penale të gjyqtares Enkelejda Hoxha. Kjo kërkesë erdhi pasi Hoxha liroi nga burgu Endrit Doklen, të njohur si ish anëtar i bandës së Durrësit.

“Vendimi skandaloz i gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, për lirimin me kusht të një tyë dënuari me burgim të përjetshëm, në thyerje flagrante të ligjit sjell në kujtesën e publikut se shqetësimi ynë për gjyqtaren është adresuar që më datën 8 janar 2018 pas publikimit të lajmit të lirimit të një tjetër të dënuari me burgim të përjetshëm, Gent Tafili. I jam drejtuar KLGJ-së për pezullimin e menjëhershëm të gjyqtares nga detyra dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj. I kam kërkuar njëkohësisht prokuorisë hetimin ndaj gjyqtares”, deklaronte ministrja Etilda Gjonaj.

Por ky s’do të ishte hetimi i vetëm ndaj Enkelejdës, e cila vazhdoi në sistemin e drejtësisë duke dhënë vendime në kundërshtim me ligjin.Më pas ajo liroi Hekuran Billën të ekzekutuar për hakmarrje e deri më 11 Shkurt 2021 kur ajo u arrestua për llogari të SPAK. Hetimet ndaj saj janë fokusuar në përfshirjen në korrupsion, pasi dyshohet se ka marrë para për të liruar kriminelët nga burgu.

Aktualisht është Inspektori i Lartë i Drejtësisë që kërkon shkarkimin e gjyqtares për shkeljen ligjore, kurse hetimet e SPAK nuk provuan se ajo mori para apo u kap në flagrancë. Sipas dosjes ishte ndikimi i avokatit Aldo Tabaku lidhja e gjyqtares me botën e krimit. Por ende hetimet s’kanë sqaruar dhe dhënë një përgjigje edhe pyetjes së vajzës së mitur apo të prindërve të saj.

Kush e kërcënonte gjyqtaren të shkelte ligjin?

“Eda nuk ka sjellë në këtë shtëpi asnjë lek. Nuk e di ku janë këto para që akuzojnë këto institucionet shtetërore. Kemi 19 vite në këtë banesë”, ripërsërit mamaja.

Gjyqtarja Hoxha kërkoi një ditë më parë lirimin nga ish kolegët e saj me argumentin se s’ka kush kujdeset për fëmijët e saj të mitur, vajzën dhe djalin me probleme shëndetësore. Por kjo kërkesë u rrëzua.

18 komente në “Lironte të fortët, Enkelejda Hoxha jetonte në një shtëpi 65 m2 me 5 persona të tjerë E ëma: Do e vrisnin, mirë që ma arrestuan vajzën”

  1. Beni says:

    Edhe do I merrje miliona edhe do te vrisnin kete nuk kuptoj une.

    1. Cjapi says:

      Mafia e ka shantazhuar,ndare me bashkëshortin dhe nuk kishte nga tja mbante e gjora,kjo eshte nje viktime qe as makine personale nuk kishte e shkreta,te gjitha transferimet e banditeve me te rrezikshem per tu gjykuar nga kjo fatkeqe,jane organizuar nga disa kapo te vertete bandash qe njihen si avokate por qe ne te vertete jane krere te mafias qe aktiviteti i tyre daton qe nga vitet e 90-ta.

      1. Fieri says:

        Te jepte doreheqjen edhe te behej avokate ” mqn paska pas presione ” . Sikur te gjithe gjyqtaret te justifikohen keshtu çfare do te ndodhi??

  2. Andy_pppp says:

    Filluan lojrat me e nxwrr te paster dhe me e shperblyer..phuuu fare e keqe

  3. Moni says:

    Cfare perralle e bukur….Ligj per te gjithe!

  4. REALE says:

    Une nuk kuptoj nje gje: ne Shqiperi vendimet e gjyqit jepen me nje gjyqtar apo me tre e larte? Si mund te vendos nje njeri qe une kam apo s’kam te drejte, jam apo s’jam kriminel, hajdute genjeshtar etj? Atehere aty behet gjema ne kete menyre. Pa ato broçkullat qe thuhen me larte per varferine apo kercenimin me vdekje nuk shkojne; po te jete ashtu perse vendime per falje te krimineleve beheshin vetem ne zyren e kesaj? Domosdo po tu marresh leket dhe te mos i nxjerresh nga burgu, do te vrasin.

  5. Gaz says:

    Moterqira, arrestoni Sali Berishen dhe mos u beni kaq trima me kete qyqen qe duket hashiqare qa qene vecse peng.
    Pse nuk e ndaluat vite me pare? Pse e late kaq shume?! Apo me shantazhin ndaj saj i late borxhet mafjes

  6. Bobi says:

    Te gjitha keto jan te verteta. Gjyqetarja nje leshte mirte, po dashnori i saje avokati qe bente gati cdo gje ai i mirte miljonat dhe kesajte debiles i shiste dashuri. Gjyqetaria te vetmin gabim qe ka bere ishte qe u dashurua verbesishte me avokatin mafioze, dhe u be kamikazia e tije.

  7. k says:

    Nëse nuk e mbante dot përgjegjësinë ekskluzive të zbatonte ligjin,mund të jepte dorëheqjen
    me justifikimin e fëmijëve dhe të punonte në një vend pa përgjegjësi,thojini të bijës dhe mamasë.

  8. Pilo Lala says:

    Kjo gjyqtare nuk shkonte per te verifikuar pasurine, sepse eshte e mbytur ne para krimi.
    Sa per dijeni kete e ka arrestuar Amerika, nuk behet shaka… Ata i kane te gjitha faktet

  9. vlora says:

    Ky eshte palacolleku i burrave te politikes shqiptare. Arrestuan nje ditezeze per te na thene qe po bejne drejtesi. Shkoni te Gjin Gjoni po jua mbajti, shkoni te Adriatik Lllalla dhe milioneret e tjere. Kjo grua ose eshte e shantazhuar sic thone prinderit, ose ka nje problem. Shtepia e saj eshte fytyra e mjerimit dhe e dhimbjes. KErkoni dhe tregoni te verteten. Arrestoni Dhendrrin. Berishem Argiten Mediun Fullanin para se te shkoni te kjo fakire me djalin autik. Tregoni se keni pak sens logjik

    1. Uji i ftohte says:

      Patriot, ditezeza e ka shume te lehte ti denoncoje tek organet e drejresise , Gjin Gjonet dhe Adriatik Llallat, duke denoncuar ata qe i kane ushtruar presion (nqs eshte keshtu).

  10. gallata says:

    po mer zoti vlora ke te drejt se edhe monika tha nuk kam nje dollar [kuptohet i ka 100 ndshe]

  11. Baca-Bajram says:

    Po sic dihet gjygjtaret caktohen me short. Atehere pa i ra ne hak si eshte e mundur qe ne te gjithe gjygjet qe perfliten per lirimin e kriminelve caktohej kjo gjygjtare…!? Mire heren e par e kerrcenuan dhe u detyrua t’i liroj, po ne rastet e tjera, s’mund te jepte dorheqjen dhe t’ua linte te tjerve te merrnin keto gjykime pa permendur ketu qe mund te merte dhe veprimet e duhura ligjore duke ju drejtuar policise dhe prokurorise… Prandaj bie ere e qelb kjo pune!

  12. hrushovi says:

    ceshte ky budallek po nqs gjygjtaret nuk mbrojne veten e tyre populli cduhet te beje nqs nuk e bente dot ate pune te bente doreheqje justifikime po sa familje ka mare ne qafe me ato vendime absurde e mendon njeri per te mbajtur vendin e punes liro vrasesit lart e poshte

  13. Albanian till I die says:

    O njerez, a nuk e kuptoni qe kjo ka bo miljonat e eurove?????? Vetem ne Albanistan lirohen te denuarit me burgim te pejetshem…

  14. Arbert says:

    Cudia eshte se keta gjyqtare ishin ne gare me njeri tjetri se kush e shkel me shume ligjin, kush vjedh me shume!! Jane pushuar nga puna shumica por se vrasin mendjen sepse do duhen nja 10 vjet akoma qe te gjykohen apo denohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje