“Situata po përmirësohet”, drejtorja e ISHP: Nuk duhet gëzuar, masat do të vijojnë

11 Mars 2021, 11:59Sociale TEMA

Situata e Covid në Shqipëri është duke u përmirësuar, ky është përfundimi i Komitetit të Ekspertëve. Drejtorja e ISHP, Albana Fico, u shpreh se situata është nën kontroll, por askush nuk duhet të gëzohet pasi masat duhet të vijojnë.

Natyrisht situata aktuale mbetet delikate, e monitoruar dhe nën kontroll gjithsesi. Ndryshime ka në incidencë dy javore që ka pësuar një rënie, mesatarja e rasteve ditore ka rënë gjithashtu, rastet aktive kanë pësuar një ulje të lehtë.

Monitorojmë dhe numrin e bashkive që kanë prekje, ka një ulje nga 49 në 48. Femrat preken më shumë se meshkujt, por tek meshkujt ka më shumë fatalitete.

Ka dy elemente që duhet t’i kujtoj. Nuk është akoma momenti për t’u gëzuar dhe për t’u hedhur përpjetë, masat duhet të vijojnë,

Masat e ndërmarra kanë sjell një përmirësim që mund të jetë i vogël, por duhet që këto përmirësime të jenë të qëndrueshme. Dua të apeloj edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të zbatojnë masa”, u shpreh Fico.

Matej anëtarja e komitetit, Silva Bino, tha se është konfirmuar varianti britanik në Shqipëri dhe shtoi se ky variant është më i rrezikshëm.

Në Shqipëri janë identifikuar mutacione të Sars Cov 2, këto janë analizuar në mostra që ka pasur një dyshim epidemiologjik. Kanë qenë persona që kanë pasur kontakte, apo kanë pasur udhëtime jashtë shtetit, apo persona që kanë ardhur nga survejanca e sëmundjeve respiratore.

Këto janë 70% e mostrave që kemi analizuar, mostrat kanë qenë me variantin britanik. Është një mutacion që shton transmetueshmërinë e virusit. Rastet janë zbuluar janë zbuluar me metodën PCR”, u shpreh Bino.

1 komente në ““Situata po përmirësohet”, drejtorja e ISHP: Nuk duhet gëzuar, masat do të vijojnë”

  1. Katundari digital says:

    edhe disa mitingje elektorale duhen dhe situata permiresohet akoma me shume.Virusi si cdo gje tjeter ne kete vend do detyrohet te zgjedhe parti. Bile ka te drejte te vendose dhe kandidaturen per deputet pasi ka vize per ne SHBA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje