Dashamir Shehi e ka pranuar se ai ka një difekt, që pi shumë.
“Meqënëse s’ka ku godet ky, çfarë ka? Ka gjetur një defekt të jetës sime. E kam.
Unë e kam filluar jetën në tunelet e Fierzës, 18 vjeç. Kur dilshim nga kantieri shkonim te klubi. Nuk e kam për turp.
Kam patur gjithë jetën shokë, miq. Këta nuk kanë shokë e miq. Unë pi raki por rakia dhe ëhiskey nuk janë të ndaluara me ligj. E ndaluar është droga.
Mua më ka vënë me Belinda Ballukun. A e dini pse më kanë vendosur me atë në fotografi? Rama pyet aty me kë fiton Tirana?
Ka gjetur një fotografi timen në klub siç gjetën me këtë zotin Rama. A e mbani mend me brekë pa brekë?
Ne nuk vendosim atë se nuk është e rregullt. Më kanë vënë mua me këtë zonjën Balluku. Po u them qytetarëve të Tiranës.
Jam unë Dashamir Shehi me karrierën 30-vjeçare dhe është edhe kjo është mbesa e Beqir Ballukut. Zoti Rama ka vendosur të na krahasojë.
Mua, me karrieren dhe jetën dhe kësaj është zonjë bukuroshe. Është aq e sukseshme, saqë qytetarët të gërmojnë te suksesi i zonjës Balluku. Se nga vjen suksesi dhe se sa e zonja është”, tha ai.
Kryetari i LZHK Dashamir Shehi, ka pranuar ndërkojë që presidenti i Republikës Ilir Meta po bën fushatë.
I ftuar ën emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku, në RTSH 24, Shehi tha se megjithatë ai ka shumë të drejtë me situatën që ndodhet vendi.
Sipas Shehit, kur Edi Rama ka marrë të gjitha institucionet, Ilir Meta është i vetmi institucion sa ka në dorë ai që po i kundërvihet. Ja deklarata e bër ënë emisionin “Dekalog”:
“Gjashtë muaj më parë unë kam qenë ai që kam thënë se Ilir Meta duhet të qendrojë në detyrën e tij konstitucionale.
Por tani ka ardhur dita që të gjithë palët duhet ta ndalojnë të gjithë këtë hemoragji politike që po i ndodh Shqipërisë. Eshtë avancuar kaq shumë në akaparimin e pushtetit.
Është një projeksion kaq i rrezikshëm kur këta thonë o do rrimë ne edhe një mandat tjetër saqë qëllimi justifikon mjetin.
Unë po e them, pozicioni i sotëm i presidenti është një pozicion politik. Disa thonë jo po shkel kushtetutën. I ka dalë përballë Ramës.
Kjo kushtetutë, a është më e mira për Shqipërinë? Jo gjykoj unë prandaj duhet një kushetutë tjetër. A është më mirë që presidenti të rrinte në kafazin konstitucional në këtë situatë që nuk ka më asnjë lloj kushtetute, apo të zbriste edhe ai, të vishte këpucët e vjetra dhe të ishte në fushën politike?
Unë gjykoj se Meta përtej reagimeve që mund ti ketë të ndryshme nga natyra ime apo disa të tjerë, po luan pjesën më të mirë dhe më të fisshme politike të karrirës së vet.
Ky është gjykimi im personal. Unë nuk jam si ata që thonë sa bukur e ka bërë Meta këtë apo atë. Jo nuk mendoj kështu. Por sot nga ana morale ai po thotë, unë kaq mjete kam o zotëri, po i dal të keqes përpara”, tha Shehi.
Dasho! Nuk ka asgje te keqe nese pi apo edhe dehesh,problem eshte te merresh me politike dhe te shkosh ne zyrat e shtetit dhe studiot televizive qe ne shtate te mengjesit i bere tape,atehere vendi jot eshte ne mejhane te Pata perballe shkolles se kuqe bashke me topin (bamir).
Tu boft gjak e vjom Dasho
Me mire nje Ekonomi e drejtuar nga nje qe pi raki se nga nje dhaskal i gjuhes angleze.
Pushtetare qe pine ka plot, por pushtetar budall qe del pa breke ne plazhe publike ka vetem ne Surrel.
Ok,e ke qef te shkreten,po në Fierzë parët për klub ka i sajojshe ??
Kur nuk ke argumente te debatosh ju ve njerzve nofka ofenduese. Stili Trump qe Piktori Rama e ka adaptuar. Nuk e di nese duhet votuar per Dashin apo zonjen Balluku. Por do ish e mira qe Rama te largohet nga PS qe kjo e fundit Te behet parti e majte. Sot PS ka parulla te majta por mbron interesat e monopoleve dhe oligarkeve pra eshte nen kontrollin e klases se pasur. Vendi ka nevoje per nje parti Te majte sepse eshte vend i varfer. Vendit i duhet nje parti qe mbroje punetoret e biznesin e vogel. PS nen Ramen nuk po e kryen kete rol.
Dash je njishi pin por pin per vete ,je 1 nga me te miret qe ka pasur parlamenti shqiptar se cfar ka qen dhe esht ne ate parlament jan shushunja qe I pin gjakun popullit
E keqja nuk eshte se pine raki o Dash qylaxhiu. E keqja eshte se nuk dihet se kur je esell. I ke rene qylit 30 vjet me theksin e tironsve te vjeter, me goten e rakise ne nje dore dhe me pirunin ne gjize ne tjetren dhe me budallenjte qe te japin voten se ju dukesh si vendalli i tyre.
Pi raki ,po mos pi mend…….
PI O XHAXH PI HAJDE GJAK E DHJAME
Kur, ku dhe për çfarë i ka shfaqur vlerat ky që na e shesin këtë si ekonomist klasi? Sa ppr të tjerat dakord. Të pish nuk është turp edhe pse kur e tepëron ia bën vetes. Edhe një gjë është e vërtetë, sa kohë ka patur poste shtetërore nuk është përfolur për afera korruptive si psh simboli Genc Ruli dhe sivëllezërit e tjerë të tij në PD. Shehi ndoshta do bënte mirë të ripërfshihej në PD se sa të shitet si kryetar i një partie që nuk ekziston më, si LZHK e tij e famshme, dhe gjoja në koalicion me PD, ka vite që ngroh kolltukun e deputetit nën siglën e saj, duke mos kryer asnjë punë, veçse merr rrogën. Thënë ndryshe një parazit.