Basha, me fëmijët në fushatë: Me mua do keni jetë më të mirë, do punoj natë e ditë për këta vogëlushë

12 Mars 2021, 09:36Politika TEMA

Lulzim Basha e ka nisur ditën e me një mesazh dedikuar fëmijëve.

Kryedemokrati, ka postuar një foto të shkëputur nga takimet e ditës së enjte në Kavajë ku ai takon një familje me një fëmijë të vogël.

Basha shkruan se ai kur të vijë në qeveri, do të punojë ditë e natë që kjo vogëlushe dhe të gjithë fëmijet shqiptare të kenë një jetë më të mirë në Shqipëri.

“Së bashku, do të sjellim ndryshimin, shkruan mes të tjera lideri i opozitës.

Unë do të punoj ditë e natë që kjo vogëlushe, bashkë me gjithë fëmijët shqiptarë, të kenë një jetë shumë më të mirë në Shqipëri, një jetë plot me shpresë!

Së bashku do të sjellim ndryshimin, Shqipëria do të fitojë!”, shkruan Basha!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje