Po sikur të mos fitoni si deputet? Rama: Ndodh vetëm nëse Dash Shehi lë rakinë në 25 prill, Dule bëhet çam, Idrizi grek, Mesila Doda moto e "Nënë Terezës", Duka zbutës elefantësh

12 Mars 2021, 08:45Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama është pyetur mbrëmjen e djeshme nga gazetari Sokol Balla se ç’do të ndodhë nëse PS i fiton zgjedhjet por ai nuk e merr mandatin e deputetit në Vlorë dhe Durrës.

Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjes me batuta, pasi është shprehur se kjo ka mundësi të ndodhë aq sa ka mundësi që në 25 prill Dash Shehi të lërë rakinë dhe Vangjel Dule të bëhet çam.

Balla: Çfarë ndodh nëse Ps i fiton zgjedhjet por ju nuk e merrni mandatin e deputetit?

Rama: Kjo është njësoj si të thuash ti se çfarë ndodh sikur në 25 prill Dash Shehi lë rakinë, Vangjel Dule bëhet çam, Shpëtim Idrizi bëhet grek, Mesila Doda bëhet motoja e Urdhrit “Nënë Tereza”, Agron Duka kalon nga rritës pulash te zbutës elefantësh.

Po ndodhën këto mund të ndodhë edhe kjo tjetra.

2 komente në “Po sikur të mos fitoni si deputet? Rama: Ndodh vetëm nëse Dash Shehi lë rakinë në 25 prill, Dule bëhet çam, Idrizi grek, Mesila Doda moto e “Nënë Terezës”, Duka zbutës elefantësh”

  1. Enkel demi says:

    Kujdes Edo,njera eshte realizuar: dule eshte bere cam e idrizi grek sepse jane perzier,me percjelles palmen,njeri poshte e tjetri siper.

  2. Mesila says:

    Kelo sille sumen shpejt ne shtepi se e ke gati bishtin e fsheses per shpinen tate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje