Meta, akuza Kokës e Naços: Majmun që del çdo javë në media, ç'më duhen të fortët. S'më komplekson dot Rama

12 Mars 2021, 09:06Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar mbrëmjen e djeshme ish-ministrin e Drejtësisë Nasip Naço dhe Lefter Kokën, pasi dy figurat e rëndësishme politike u larguan nga LSI dhe iu bashkuan PS-së.

Ndonëse Naço njihej si një figurë e rëndësishme për LSI-në dhe ka pasur peshë politike në këtë parti, duke i shtuar edhe votat dukshëm, Meta nuk është përmbajtur ndaj tij.

Teksa po fliste për akuzat e drejtuara ndaj tij nga kryeministri Edi Rama se ka lidhje me persona që janë subjekt i OFL-së, presidenti i përmendi Naçon dhe Kokën.

Kreu i Shtetit e quajti ish-ministrin majmun dhe e cilësoi atë dhe Kokën si persona të lidhur me krimin.

Me gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij ky i çoi ata me 7 emra në Parlament. Gjithë ata 5-6 emra i çoi në bashki, çfarë t’i them unë.

Dhe nja dy që ka pasur LSI-ja, ç’ishte një majmun që e nxirrte çdo javë, ai i Beratit dhe ata i mori ky dhe i nxirrte përditë dhe tani janë siguruar nëpër lista etj. etj., tani ç’lidhje kam unë me këta, ç’më duhen mua të fortët, për çfarë më duhen mua të fortët?

Më fal, më fal, ç’më duhen mua të fortët? Të fortët i duhen atij, shikoni prap nëpër lista ata ka vënë.

Kjo është një përpjekje për të kompleksuar presidentin që të mos inkurajojë njerëzit të shkojnë të votojnë. Të mos i japë fuqi votës së qytetarëve”, theksoi Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje