Meta takim me ambasadorin e Meksikës: Të liberalizohen vizat mes dy vendeve

12 Mars 2021, 09:59Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Republikës Federative të Meksikës në Shqipëri Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Meta bën me dije se i kërkoi Ambasadorit Zepeda, që edhe Meksika, ashtu si edhe Shqipëria më parë, të liberalizojë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

“Pata kënaqësinë të prisja Ambasadorin e ri të Republikës Federative të Meksikës në Shqipëri, Sh.T.Z. Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Shpreha interesin për rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik e tregëtar, në turizëm, kulturë dhe në fusha të tjera.

I kërkova Ambasadorit Zepeda, që edhe Meksika, ashtu si edhe Shqipëria më parë, të liberalizojë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

Duke shprehur rëndësinë, që Shqipëria i kushton marrëdhënieve me Meksikën, i urova suksese Ambasadorit dhe e sigurova për mbështetje të plotë gjatë misionit të tij të rëndësishëm në vendin tone”, shkruan Meta.

1 komente në “Meta takim me ambasadorin e Meksikës: Të liberalizohen vizat mes dy vendeve”

  1. Lymi Tutit says:

    Nga kerkesat me anti europiane,te bera nga ky soj Presidenti !! Pa komentuar rendesine dhe nevojen e “madhe” te zhvillimit te marredhenieve ne mes dy vendeve (?!),nuk shoh ndonje “perfitim” perveçse Droges dhe Emigrimit .Pra,shnderimin e vendit tone,ne nje “trampoline”dhe krijimit te nje rruge te favorshme,per vershimin e meksikaneve ne Europe !? Edhe njehere,kerkesa me antieuropiane dhe me idiote ! Turp ! Lymi Tutit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje