Ish-anëtarja e kryesisë së PD: Skema, 300-500 mijë euro për të të bërë deputet, paratë derdhen në llogarinë bankare të kryetarit

12 Mars 2021, 21:21Politika TEMA

Kandidatja e Bindjes Demokratike për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, Valbona Mezini, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ka qenë duke folur për listat e PD-së.

Mezini tha se në lista janë futur persona që nuk janë të njohur dhe që nuk kanë kontibut në PD, por që sipas saj kanë derdhur para në llogarinë bankare të kryetarit Lulzim Basha.

Në ato lista kishte personazhe që nuk i kishte parë as pallati e as lagja, por që kishin derdhur para në llogarinë bankare të kryetarit”, u shpreh ajo në emisionin “Bardh a Zi”.

Kandidatja e Bindjes Demokratike pretendon se kryetarët e partive politike marrin nga personat që fusin në lista deri në 300 apo 500 mijë euro.

Ka pasur kandidatë për deputetë në 2017 që kur i lançonte kryetari nuk thoshte dot gjë përveçse është nënë e shkëlqyer dhe ka bërë tre kalamaj. Ka raste flagrante që vazhdojnë akoma.

Duhet të kalojë diskutimi në këtë prizëm. Të ndahemi nga e shkuara dhe të ndërtojmë një sistem tjetër. ky vend bëhet dhe ka shqiptarë shumë të mirë në këtë vend.

Vetë kryetarët e partive për të bërë lekë kanë ngritur pazarin. Është hapur tregu politik.

E kam parë nga afër. Ngriheshin në ajër disa persona kush kishte lekë. Deri në 300 mijë euro dhe 500 mijë euro është paguar për deputetë”, theksoi Mezini.

27 komente në “Ish-anëtarja e kryesisë së PD: Skema, 300-500 mijë euro për të të bërë deputet, paratë derdhen në llogarinë bankare të kryetarit”

  1. nji bravo te madhe per Valbona Mezinin
    si Atdhetare qe eshte dhe kurajon qytetare qe tregon

    respekte

    1. Asllani says:

      Luli nje femij mbeti
      ky I Shkret Femij mbeti , BURE nuk behet dot

      1. tema says:

        Nuk eshte vetem per Lulin o Asllan. Te gjithe jane ashtu, nga i pari tek i fundit.

    2. Suksese te metejshme says:

      Sipas teje moj trime pa flatra, ti ke paguar me pak me kete partine qe je duke kandituar tani perderisa nuk je me me PDne…

    3. Ilirjan says:

      Le te VERIFIKOHEN! Nese rezulton e vertete, pasojat t mbaje Luli dhe PD. Nese jo, atehere kjo vajza, zonja te pergjigje para ligjit.

      1. Saleh Kerma says:

        Po pse si futet nje kafshe si Mziu neper lista.. me diploma universitare? Mzi kafsha pagoi 300 mije euro per te dale ne arrest shtepie, kafsha e eger Mzi e ka kuptuar me mire se kushdo halene e Berishistanit, tani do te behet deputet. Sa per Lulin ky kurve eshte thjesht menaxheri i lokalit, prona eshte e shpellarit

    4. Bureto says:

      Nuk dua te bej diversion, perkundrazi, por e shoh si fenomen negativ permanent. Zonja Mezini ka qene anetare e kryesise se PD dhe ka pare e di shume gjera, te pakten, rreth asaj. Ndaj ne te mire te demokracise dhe informimit publik (eshte dhe gazetare), shqetesime te kesaj natyre duhej t’i bente me kohe, kohe kur edhe kryetari i saj i sotem qe e ka ne listen per deputete ka qene nenkryetar i partise dhe kryetar i grupit parlamentar, pra i Patozit. T’i thuash sot ket, jo se nuk vlejne, por gjithsesi seç te lene nje shije te hidhur, mbasi e shohim nga do, sidomos sot ne prag fushate dhe do ta shohim edhe me gjate saj. Mendoj keshtu, sepse njerezit me integritet nuk duhet te flasin kur u lipset atyre, apo kur ia kerkojne shefat, por ne çdo kohe. Kjo ben dallimin mes tyre dhe te keqperdorurve. Kursesi pa vene shenjen e barazimit me rastin e zonjes Mezini, per te ilustruar ate çka dua te shpreh, ja nje shembull: Me kujtohet nje rast midis te shumteve, kur ne fushaten per kryetar bashkiene Tirane, nje biznesmen i njohur, nga te perndjekurit politike, Hajredin F. deklaroi publikisht, se Rama i kishte kerkuar 1 milione dollare (!?) per nje leje pallati (ne ate kohe Berisha Rames i kishte ngjitur nofken “mister 20%-shi”). besoj te gjitheve u kujtohet! Sot vajza e tij L.F, eshte kandidate per deputete ne listen e PD ne Tirane. Epo, ky eshte pazar i ndyre, ndaj doja ta vija ne dukje si te tille meqë ma “provokoi” pohimi i zonjes Mezini.

  2. Taipi says:

    PO TI SA PAGOVE SE ME DUKET SE KE QENE DEPUTETE

    1. Tëpka says:

      Nuk ka qënë deputete dhe nuk është nga laviret që paguan.

  3. Konjak says:

    Nese di gje per c’thua , shko ne prekurori dhe denancoi . Si duket per keto thenie propagandistike ta kane shtuar buxhetin 300 ose 500,000 Evro , dhe jeni shum e kenaqur . Epo helbete parai i shkret te merr mendt , dhe ne vend te veje ne prekurori per te denancuar erdhe ne gazit per propagante . Ndoshta me keto lojera te felliqura qe beni do ti paguani shtrenjt nga drejtesia .

    1. Ndyresira Sali says:

      I nderuar Konjak.
      Jam plotesisht dakord. Vetëm nje korigjim.
      Nuk thuhet prekuror. Fjala e saktë eshte prokuror.

  4. Një Shqiptar shumë i merzitur says:

    Gjithçka ka marrë fund në Shqiperi. Tani po e kuptoj që UDB-ashi Sali Kopil Berisha e paska patur për misjon që të detyrojnë popullin Shqiptar ta qajnë dhe ta kerkojnë sistemin komunist dhe Enver Hoxhën. Sot 99% e atyre që kanë shumë para, i kanë grumbulluar me krim. Sipas kësaj zonjës që nuk e njof, populli i varfer Shqiptar do shtypet, vritet, vidhet dhe shkerdhehet nga kriminelat dhe horat që kanë para, gjithë jeten e tyre ! Pra votat nuk po bëjshin punë. At’herë paska ardhur koha ose e Haxhi Qamilit, ose e Fan Nolit dhe Bajram Currit. Jam shumë pesimist për të ardhmen e Shqiperisë në keto kushte, sepse keta kriminelë që udhëhiqen nga Sali tradhtar Berisha dhe hajduti Ilir Meta nuk zbresin nga mushka pa ndihmën e kallashnikovit. Zoti e femijtë e sajë të vuajtur dhe të ndershëm e ndihmoftë Shqiperinë.

    1. Beni says:

      Kjo qe thote kjo nuk ka fare llogjike dhe eshte genjeshter,ca posti ka nje deputet qe do beje kaq para per pese vjete dhe do paguaj 500 mije per te fituar 2 3 4 apo 5 miljone euro

      1. Lala i Lushjnes says:

        Ben, i mer me një marveshje korrupsioni me ndërhyrje si deputet. Qysh kur politika u kthye në profesion morën fund burrat e shtetit që dashuronin vëndin dhe jo paranë.

      2. Ndyresira Sali Qeni says:

        O Ben,
        Pse u merzite ti? Kjo eshte e vërtetë. Jo te gjithe kane paguar kaq shumë. Por shume prej tyre kane interesa te medha ne loje.
        Dhe kjo nuk ndodh vetem tek PD dhe LSI.
        Edhe ne PS ka kryetare bashkie qe kane paguar 100 mije ose 150 mije euro per t’u vene ne liste.
        Por ama, e di qe nuk kane paguar tek Rama.
        Jane dy persona qe marrin para. Ndoshta edhe Rama eshte ne dijeni, por nuk e them dot sepse nuk e di.

  5. Cam i lagjes 1 Maji says:

    Mua me vjen keq vetem per Luan Bacin ne Fier, e ropen te shkretin. Basha e ka kuptuar se Luan Baci eshte gati te shes edhe shtepi e katandi per te siguruar parate, vetem te jete deputet. Eshte aq i dashuruar pas pushtetit lumemadhi, sa eshte gati jo vetem te japi leke, por te lepije edhe bythen e fishkur te Berishes. Megjithate duhet thene se eshte burre i mire dhe mjaft zemerbardhe, ne raport me shume te tjere eshte burre flori, nuk ja do te keqen askujt. Por ja qe e ka hedhur perendia tek karjera, e do ate te flamosur pushtet qe, c’te te them….

  6. vlora says:

    Nese je labe e forte coje deri ne fund! Grate do ti shporrin keta maskarenj

  7. Juliano says:

    Kurajo e nje njeriu qe do vertet vendin. I shorehim dite e jete te shumte dhe te mbare, ky vend do behet, por me njerez si kjo. Di mbetet ne historine politike se si nje grua, ben me dije biten perreth nesh, qe syte dhe veshet i kane ne 25 prill, se ne shqiperi sapo ka nisur nje lufte civile, e provokuar nga banda ku njerez te larte si presidenti shkojne e perdorin dhune fizike mbi uniformen e nje shteti. Kjo ngjarje kaloi dhe askerkush nga shteti nuk u muar me lajthitjet e nje njeriu qe ben mitingje dhe fushata ne interes te partise tije. Ky popull duhet te refuzoje per te shkuar ne zgjedhje nese presidenti republikes, te jape doreheqjen do ishte nje bonus per te, nese do mblidhej parlamenti per ta shkarkuar, do ishte shorese per popullin se shteti funksionon. Po qe se kjo ngjarje do kaloje si nje gjobe per kembesorin qe shkel vijat e bardha, ateher nuk ka shtet dhe pse duhet te votojme. Veprimet e metes shum njerezve u ka futur friken se ai mund te beje ç’do gje, kush e siguron zgjedhesin per derisa ky te gidet dhe kur je me uniforme dhe ne detyre te shtetit ku ai vete eshte shtetari me i larte. Nese organet si parlamenti, prokuroria e tejkalojne kete ngjarje, shum njerez nuk do shkojne ne votime, ate qe kerkojne dhe grupe apo banda te caktuara.

  8. Drini says:

    Edhe Rama ben te njejten pune,nga 200.000 e larte kerkon, e kam fakt kete. Ja keekoi nje te afermit tim qe kishte sipermarrje ndertimi e donte ta paguante me clering. Po jo i tha Rama, leket ne dore e kur si mori, se beri deputet.

    1. elb says:

      Pirth o Drino pirth.Edhe mua me kerkoi Merkel 1 miliard leke.Cjane keto idiotesi Te rren mendja se i ha kush.Emra emra , fakte kete beni po per fjale ne ere nuk fshi kush menderen

  9. Kent says:

    Ankohen per Tuten e Spitalit covid-2,por populli te kuptoj se Tiret reale jane kryetaret e Partive,te cilet zonja Mezini me kurajo e zemer shqiptare i denoncon.
    Bravo zonje e nderuar!

  10. Kozmo says:

    BRAVOOOO DUHET TA MARRI VESH E GJITHE SHQIPERIA, KUSH JANE HAJDUTET, MASHTRUESIT, FELLIQESIRA E PD.
    VETEM ME MASHTRIM BOMBASTIKE, DUAN TI MARRIN VOTEN POPULLIT.
    PD KA QENE NE QEVERI DHE ESHTE E PROVUAR DHE E SPROVUAR, POPULLI VETEM NUK DUHET TI HARROJE GJITHE TE ZEZAT, QE ATO I KANE BERE POPULLIT, SA MBRAPA E KANE LENE ATA SHQIPERINE. VETEM U PASURUAN SI SHEIK, FUTEN NE ADMINISTRATA PUBLIKE GJITHE NJERZIT E TYRE, GJITHE FISIN, GJITHE MIQTE E TYRE. KORRUPSION KUDO. NUK VURI NJE POC DRITE NE QYTET, NUK RREGULLOJ NJE SHKOLLE, NJE KOPESHT. NJE PARTI SKANDALOZE E MBUSHUR ME NJEREZ MASHTRUES MASKARENJ, QE JANE GATI TI PREMTOJ E BOTEN SHQIPETAREVE VETEM PER TE MARRIN PUSHTETIN.

  11. xhemal says:

    eshte rritur edhe pazari i genjeshtrave neper studio te tv e gazeta..vetem istitucionet e drejtesise mund te ngrene akuza ..kush ka prova e kurajo te shkoje ne prokurori ,polici apo edhe ne mjetet e informimit por me fakte konkrete jo me shuma lekesh imagjinare per te thene se eshte i ndershem apo e ndersheme. per interesa propogande boshe …eshte tjeter cfare mendojme ne per politikanet e pushtetaret e tjeter provat konkrete..nuk kane vlere e bereqet fjalet ne ere..shikoni like fliririn del hapur ne mes te tiranes e ben ndeshje boksi me policin e cfare ndodhi ..asgje bile shume gomere i dolen ne krahe..e ju flisne per para nen dore qe jepen per tu bere deputet..kjo nuk eshte as e re as e vjeter e keshtu do te jete..eshte e veshtire te vertetohet se ai qe i merr di dhe ti fsheh..mijera here e kemi thene..drejtesia ,drejtesia ajo fle ,ose ka frike,ose merr para..kaq…

  12. Po po po.. says:

    “Drini” shpif se dicka ngelet gjithmone…..

  13. socialisti says:

    Shume prapesi ngjasin tek opozita, vetem te opozita.
    Te kjo socialistja ka vetem ndershmeri, perkushtim, krejt falas fare pa asnje lloj pagese ne lek a Euro.
    Keta socialistet pra duhet te qeverisin se boll kjo qeverisje e ketyre opozitareve qe na kane shkaterruar dhe ekonomine e vendit, kane rritur dhe Borxhin Publik, me keto prapesi si thuhet me lart .

  14. Niku says:

    Ky popull nuk behet, ka lindur ne xhungel, jeton ne xhungel dhe do te vdese (i lumtur) ne xhungel…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje