Policia italiane ka arrestuar një person të dyshuar si vrasësin e 27-vjeçarit shqiptar në Itali Santino Xhyra. Autori i dyshuar është arrestuar gjatë natës, raporton Rai News, por nuk jepen të tjera informacione rreth profilit të tij.
I riu me origjinë shqiptari Santino Xhyra u vra me 3 plumba pasditen e së shtunës në lagjen Liberta të Barit. Sipas autoriteteve italiane, dyshohet se autori ishte ngjitur deri në banesën e 27-vjeçarit dhe aty e qëlloi me armë.
Santino Xhyra u dërgua në spital me një automjet privat, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve që kishte pësuar.
Nga hetimet paraprake, viktima nuk rezulton të jetë pjesë e botës së krimit, por ka pasur precedentë të lehtë penal. I arrestuari si vrasës i dyshuar do të merret në pyetje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngarje.