INTERVISTA/ Fytyrat e reja të politikës: PS kërkon vota në Përmet me 27 vjeçaren që lë Kryeministrinë për qytetin e origjinës

14 Mars 2021, 13:38Politika TEMA
INTERVISTA/ Fytyrat e reja të politikës: PS kërkon vota në

20 të rinj e të reja mes atyre që aplikuan në platformën “Deputeti që Duam” ia dolën të zinin një vend në listat përfundimtare të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Kjara Adhami është një prej tyre, që kandidon në qarkun Gjirokastër, i cili në këto zgjedhje çon në Kuvend 4 mandate deputetësh.

27-vjeçarja nuk vjen nga jeta publike siç kemi parë shpesh njerëz që angazhohen në politikën aktive dhe as nga radhët e strukturave të Partisë Socialiste por ka një përvojë profesionale në Kryeministri ku nisi punë 5 vite më parë si studente ekselente e Fakultetit Ekonomik.

Përse një vajzë në këtë moshë fare të re zgjedh të merret me politikë?

Kjo është pyetja më e zakontë që më kanë bërë që prej ditës së parë që shpreha interesin në platformën “Deputeti që Duam” dhe e kuptoj deri diku përse habiten. Së pari sepse këtu vijon për fat të keq një lloj inercie sikur politika është kryesisht vetëm për më të rriturit. Së dyti sepse është rritur apatia e rinjve karshi politikës. Fatmirësisht unë nuk bëj pjesë te ata të rinj që besojnë se është më mirë t’i qëndrojmë larg politikës dhe as nuk mendoj se detyrimisht politikbërja iu duhet lenë në dorë vetëm atyre që janë në një nivel të caktuar moshe. Politika është vokacion. Partitë dhe Parlamenti duhet të jenë reflektim i shoqërisë. Sa më shumë të rinj në Parlament aq më mirë do të jenë të përfaqësuar interesat e tyre. Platforma që publikoi PS-ja ishte një mundësi shumë e mirë për ata që donin të sprovonin veten përballë një sfide jo të lehtë. Edhe pse fillimisht isha skeptike, vendosa të aplikoj dhe ja ku jam sot në listë mes shumë emrave të tjerë që do të kërkojnë votëbesim nga shqiptarët.

Cili është formimi juaj arsimor dhe profesional?

Unë kam kryer studimet për Informatikë Ekonomike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës me rezultate të shkëlqyera. Më pas po në atë fakultet përfundova një Master për Siguri Informacioni. Nisa punë në Kryeministri te Departamenti i Jetësimit të Prioriteteve, ku jam marrë kryesisht me reformën në energji, formalizimin e pronësisë mbi tokën bujqësore, reformën e ujit të pijshëm, si dhe ndjekjen dhe çuarjen përpara të çështjeve prioritare në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Po kështu kam punuar për hartimin e planit të masave për qeverinë shqiptare lidhur me Shengenin Ballkanik. Një moment sfidues nga ana profesionale ishte përfshirja në grupin e punës për hartimin e raportit të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Albania Post-Disaster Needs Assessment (PDNA), i cili u prezantua në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, ku Shqipëria ia doli të siguronte një mbështetje të jashtëzakonshme. Konkretisht në atë grup pune unë kam qenë drejtuesja e ekipit të vlerësimit të dëmeve, humbjeve dhe nevojave të sektorit të turizmit, si dhe kam asistuar ekipin e vlerësimint të sektorit të edukimit dhe impaktit njerëzor të asaj katastrofe natyrore.

Përse zgjodhët të kandidonit në qarkun Gjirokastër ku mundësitë që të fitoni janë të vogla sepse ky qark çon në Kuvend vetëm 4 deputetë dhe për më tepër që ju nuk jeni në pozicion të favorshëm në listë?

Do të ishte më e lehtë nëse kandidoja në Tiranë ku edhe jam lindur dhe banoj, por kam zgjedhur të rikthehem në qytetin tim të origjinës, Përmetin, aty ku të parët e mi kanë dhënë një kontribut të madh që prej viteve 1920 në fushën e mjekësisë dhe drejtësisë. Madje edhe stërgjyshi im ka qenë i përfshirë në politikën e kohës. Unë kam një lidhje të fortë shpirtërore me Përmetin prandaj zgjodha pa asnjë hezitim të kandidoja në këtë zonë. Ishte plotësisht zgjedhja ime dhe jam e bindur që kam marrë vendimin e duhur. Ka një avantazh në këto zgjedhje, që vota shkon edhe për kandidatin. Unë synoj të marr më të mirën nga kjo garë dhe sigurisht të jap të gjithë kontributin tim kundrejt Partisë Socialiste që besoi te unë.

Pse duhet t’ju votojnë juve në Përmet dhe jo një kandidat tjetër qoftë dhe nga radhët e Partisë Socialiste?

Fakti që jam me origjinë nga Përmeti dhe kam një lidhje të veçantë shpirtërore me këtë qytet, besoj se është një premisë e mirë dhe një garanci më tepër për të qenë përfaqësuesja që iu duhet në Kuvend, për të adresuar shqetësimet e tyre dhe për të punuar për ta. Përmeti është një zonë e bekuar nga natyra, me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit, me njerëz punëtorë e të paqtë që kanë ditur gjithmonë të jenë modele suksesi. Unë dua të punoj me këta njerëz për Përmetin e dekadës së re. Dua të punoj me të rinjtë, që ata ta shohin Përmetin të ardhmen e tyre. Sot kam vetëm fjalën përmes së cilës kërkoj besim, besim për të hapur së bashku një kapitull të ri për Përmetin, qytetin që siç thonë i ka të gjitha përveç detit.

16 komente në “INTERVISTA/ Fytyrat e reja të politikës: PS kërkon vota në Përmet me 27 vjeçaren që lë Kryeministrinë për qytetin e origjinës”

  1. Ndue says:

    Bravo nje vajze e shkelqyer e pse te mos e vtojne Permeti

    1. XyZ says:

      Sepse p.sh. edhe i jati i saj ka lindur ne Tirane ne fund te viteve 50. Ne fillim duhet te mesoje ku bie Permeti. Sepse psh pa asnje dite eksperience emerohen ne Kryeministri per te bere reformat ne energji, ujit te pijshem dhe formalizimin e pronesise mbi token. Tashti e kuptova perse na duhen 30 vite per te mos bere nje rregjister te pronesise se pronave te patundeshme.

  2. Asd says:

    Rama vendos per cdo gje; rruge rrotonda, buxhete, projekte, cilet do jene oligarke e cilet deputete. Ne vend te punonte per instalimin e demokracise dhe zbatimin e ligjit, u be Sulltan i Shqiperise.

    1. mergim tari says:

      Asd
      Po pse, sot nuk e keni pushim?
      Une e dija se kioska e byrektores ne PD eshte mbyllur sot, eshte e diel. Ça beni keshtu, rrini nje dite pushim. Mos e beni unik. Do ju lodhet truri dhe pastaj do dilni rrugeve te bertisni si ata idiotet ne Elbasan. Megjithese juve nuk mund tju lodhet truri. Njeriut nuk mund t’i lodhet diçka qe nuk e ka.
      Pasi te hash byrekun, ma be nje mesazh, me thuja me ça ta dhane sot, me gjize apo qepe. Me PRESH besoj se nuk e hani, preshin e ruajne per VIP-at.

      1. Këlyshët e majtë të Saliut says:

        Ha ha ha, Mergim Tari, je i madh.
        Shumë njerëz thone qe duhet pastruar politika nga te vjetrit e korruptuar ke kane zënë rrenje ne Parlament.
        Dhe pikërisht kur afrohen ne politikë te rinjte, gallofet si puna e ketij Asd, prape nuk Jane dakord, dhe do nxjerrin idiotesira. Keq keshtu e keq ashtu.
        Ky ka mësuar diçka përmendësh nga Saliu, dhe vjen e shkruan ketu, duke dashur te tregohet i mençur.

  3. Albi Boston says:

    Permetaret do votojne per ty se je me origjine? Per kete arsye?
    Ty te ka cuar partia ne Permet, dhe ndoshta ke mundesi per te fituar. Por normalisht kur zgjedhjet ne kete vend i vendosin kryetaret e partive, nuk ka se si njerezit me te kualifikuar te shkojne ne ate parlament. Ti normal, do zgjidhesh, dhe do besh si te thote i gjati, ose partia, se ata te bene deputet. Rezultate e shkelqyera nuk mund te te bejne njeri qe ndihmon popullin e permetit, ne kete llumetire 30 vjecare.
    – 90 % e permetareve jane larguar dhe po largohen. Keni ndonje program qe tapite e tokave tu jepen njerezve me drejetesi dhe ligj?
    – Ne keto 30 vjet (8 vjetet e fundit brenda), krimi nuk paguan. Njerezit e punes, vidhen, vriten, mashtrohen dhe kriminelin e kemi te lire ne rruge.
    Keni ndermend te luftoni krimin? Patjeter qe jo, se Edi, Saliu, Likja, Luli jane kelyshte te se njejtes buce……….pine ne nje vend te tere. Ty as nuk te shkon ne mendje njeriu qe rrihet dhe vritet ne mes te dites………se nuk eshte i joti, si Permeti.
    – Ketyre pensionisteve qe punuan nje jete dhe kane ikur te femijet ne europe apo usa, perse nuk jua beni depositen direkte? Ku eshte problemi? Apo te jene te varur nga nepunesa te qelbur dhe te korruptuar qe ju vini ne pune?
    – A e di sa krahina ka Permeti?…….Ta them une qe nuk jua di emrat. Po jane 6, nga Carcova ne Bubes. Cfare programi ke ti ne mendje per te ndryshuar statusin sic eshte tani? Vetem beni gliko, dhe vere, edhe ndonje restorant edhe kjo eshte ekonomia? Cfare hapje marketesh mundesoni me greqine edhe europen edhe me tej?………..Ta them une……..as nuk te shkon ne mendje. Se nuk e di. Per ty, te mbash kete parti ne pushtet, dhe te jesh ne parlament……eshte sukses. Per fat te keq tonin, eshte e vertete.
    -A e ke viziruar spitalin e qytetit?…….A di si ka qene 30 vjet me pare?……….Te garantoj qe jo. Nuk mundesh. Se nuk ka mjek, infermier apo punonjes shendetesie qe me mendje te rregullt te punoje aty normalisht. Ka mbaruar moj zonje/zonjushe. Ky spital ka pasur kirurgji dhe specialitete qe i sherbenin gjithe Permetareve te rrethit e me tej. Tani nuk ka uje.
    -Ti as e ke idene cfare prodhonte permeti, fabrikat ushqimore dhe te pijeve, normal qe edhe nuk mund ta kerkosh ate qe humbem. Ta them une. Vera dhe kompostot e bera ne Permet dhe Kelcyre shkonin nga Praga ne Sofje. Lulet e trendafilit dhe kermijte natyrore qe mblidhnin femijet shkonin ne Paris, dhe eseca e sherebelit qe prodhohej dhe ishte super e shtrejte ishte export per gjithe boten. Ti nuk mund ta dish, dhe as te mendosh nje ide te permbledhur se cfare kapacitetesh ka Permeti. Normal se i sherben te gjatit dhe partise.
    Te presesh nga PS apo PD, apo LSI ne keto momente, sic thote populli permetar, “e shte si dhelpra pas koqeve te dashit” bien aty e bien atje……..asgje nuk ndryshon. Duhet te futen ne burg gjithe shkaterruesit e shqiperise po duam te ecim para.
    Pac fat zonje/zonjush! E dime qe Permeti nuk paska.

    1. taksapaguesi says:

      Di te lexosh ti? E ka origjinen nga permeti dhe normal si shume njerez ne Tirane megjithese jane lind e rrit aty jane krenare dhe fanatik per prejarrdhjen e tyre. Sa per te gjatin qe e paske kaq shume merak, ik shihe Permetin sot dhe mahnitesh. Ty mbase te duket si perralle por rruget i ka plot me francez e gjermane ne behar qe mbrekullohen me qetesine dhe bukurine. Nuk gjen dhome or mik. Eshte i vetmi vende ne Shqiperi qe nuk ka nevoj per reklame. Jane kthyher fshatrat ne bujtina dhe nuk ja dalin dot edhe ne pikun e virusit. Sa per verat, djathrat, recelrat, likot, cajrat e bimet e ndryshme plot jane tregjet dhe prodhon cdo shtepi ne Permet dhe me e rendeishme eshte se SHITEN.. Prodhojn me shume se edhe ne ate kohe qe ta dish. Ti me duket se do jesh ndonje i diaspores qe ka nja 20 vjet pa vajte ne Permet. Bej nje pushim , ik bej nje vizit dhe do e shohesh vet. Te gjitha keto jane bere nga PS dhe ky i gjati qe e paske qejf ta shash e ta mallkosh… Vetem nje merak kam dhe shpresoj keta te rinjte ta kuptojne. Ruajeni Permetin, lereni ashtu sic eshte mos i prekni asgje pervecse ndonje rikonstruktim te shtepive te vjetra ne menyre tradicionale ose rrugeve me gure. Asgje tjeter mos i prekni, perkundrazi disiplinoni qe tani turistet te huaj dhe vendas te mos ndotin ambjentin.

      1. Celik Titan says:

        O vemje me 2 sy, o hajvan, o plehre pa dinjitet.

        Permeti eshte krejtesisht i braktisur o vemje, cfare thua?
        Kujt i ben propagande sharlatanesh ti??

        Ato bujtinat dhe ato pak prodhime qe behen jane bere ga njerezit dhe nga kursimet e tyre dhe jo nga Rama o vemje.

    2. Celik Titan says:

      Albi i ke permbldhur gjerat teper sakte.

      Nuk kam cfare shtoj.

      Me kete koment ja can masken sharlatanit Rama dhe tere kesaj klike kriminale keto 30 vite .

  4. Baca-Bajram says:

    ASD Rama mund te vendosi per c’do gje, por kete qe po ben, meriton lavdrime dhe mbeshtetjen e popullit, se duke promovuar rinine vetem keshtu mund te hiqen politikaret e korruptuar qe per 30 vjet kane uzurpuar politiken qe e kane kthyer ne profesjon te perjetshem hajdutash dhe kriminelesh ordiner. Stafeta duhet t’i kalohet brezit te ri se e ardhmja u takon atyre dhe jo Sa-hales, Lululkes, Like Floririt bashke me Baxhellen apo Ramen. Prandaj duhet votuar per ata qe e meritojn te jene ne parlament, mjaft me me politikar qe gjate ketyre viteve s’kane bere gje tjeter vecse duke par interesat e tyre vetjake per te mbushur xhepat e perfituar nga pozita.

  5. Kapeshi says:

    Jam krenar dhe shume i kenaqur qe mbese ka familja e njohur Adhami kandidon ne Permet. Jam dakord me ato qe thote Albi dhe nuk mendoj se kjo do beje cudira, por eshte ne partine e progresit dhe me mire se nje vajze e shkelqyer dhe me origjine permetare pse te mos votojme kete ne?

  6. ERTV says:

    Listat ju shërbejnë vetëm kryetarëve..
    Kushdo dhe kudo qoftë.
    Ky është nje centralizim i pastër pushteti.
    Sa për këta “kandidatët për deputetë” që lënë TR për Përmetin apo Austrinë për VL, apo UK për DI apo USA për TR nga te gjitha anët…
    Mos na hapni barkun…
    Janë vetëm show të Edit dhe Lulit…
    Për pushtetin absolut të tyre
    Analizoni keto 30 vjet për rastet analoge dhe shikoni sa aktiv kane qenë dhe për më tepër ku kanë përfunduar pas mandatit .
    Që në momentin që thuhet LISTË ka mbaruar çdo gjë.
    Thjesht kush do ta ketë pushtetin absolut…
    Që ne thelb do të thotë që pushteti real të qëndroj në të njëjtat duar dhe në të njëjtën origjinë …
    Rrerh ciklik i mbyllur ku përtej luftës në dukje brenda llojit nuk lihen shance për futjen e njerezeve, kapaciteteve ose burimeve të tjera..
    Lërini debatet me njëri tjetrin të kota dhe shikojini realisht gjërat .
    (Kuptohet që këtu jua kuptoj hallin atyre që kane interes materialist individual ose se me keq paguhen për propaganda të pastra)…

  7. Toni says:

    Clidhje ka diploma me punen ne kryeministri, tjeter per tjeter. Po kjo pune kshu vete, bjeri ti biem. Shendeti, po karrieren e ke perpara.

  8. tropoja says:

    ku vete moj aguridhe?

  9. Mbesa-me UN-i,Master...dhe Punion ne Callcenter says:

    Pa keqkuptime,kjo i paska “Ryre “POlitikes???NUk e di..por kjo paska Punuar 5-se vite ne Kryeministri,pra 22-vjece per “Rezultate” te Shkelqyera,,,Fillon Punen ne Kryeministri…Bravo…Kame dy Mbesat e Mija ne Tirane,qe kane MBaruar me Rezultate shume shume te mira,kane bere Master,dhe ku di une…..dhe Punojne ne Callcenter……me Veshtiresi NJera filloj Pune si Mesues ne nje Shkolle 8-vjecare….
    e pyeta njehere ,nuk gjete ndonje Pune ne ndonje Zyre,apo Dikaster(NJohese te 3-gjuheve te Huaja)….PO me Tha,xhaxhi…ata te Zyrave,Dikastereve dhe Ministrive..Nuk kerkojne vetem Nenpunese,apo Sekretare..por kerkojne dhe Hareme-Vajzash…..dhe kjo nuk na Perkete si Familje.me tha…..
    Sa Fate qe kane keto Tironeset??KJo Deputete,si dhe ata te PD-se Zedhenese……po pse jo??Keto duket se “Afrojne” dicka me shume ne Orarin zyretare….????????????

  10. Realiteti says:

    Z. Albi,
    Komenti ,Analiza dhe Deduksionet tuaja, jane padyshim,nje realitet nga me te trishtet qe po perjeton Shqiperija ,te pakten keto 30 vjet/?
    Si ju mendojne,gjykojne te gjithe intelektualet e “vertete”Por SOT prej 30 vjetesh Shqiperin e udheheqin ” Intelektualet ” e tipit Te TAKSAPAGUESIT :ME SIGURI eshte nje TAKSIDAR ,MILITANT ME DIPLOME TE blere ose pa TE? Mund te kete nje “Bujtine”” ku pa frike pastron parate e ……….
    Keta lloj”” intelektual” jane baza ekonomike,politike dhe …ku mbeshtetetn P.D.,P.S.,L.S. Ete gjitha ….Kolera,Kovidi-19 e Vdekja qe i rri mbi koke, KETIJ KOMBI ?!
    ZGJIDHJA:Bashkimi,Vllazerim I GJITHE POPULLIT,PA DALLIM FEJE DHE IDEJE,NEN UDHEHEQEN INTELEKTUALIZMIT TE MIREFILLTE NE CDO FUSHE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje