Nga Skënder Minxhozi
Lulzim Basha premtoi të dielën, me njërën dorë në ballakume e tjetrën të zbukuruar me verore, se Edi Ramës do t’i rezervohet kudo e njëjta pritje si në Elbasan, ku militantë të organizuar të opozitës u përpoqën të ndalojnë kryeministrin në vizitën e tij në qytet. “Kudo që të shkosh Edi Rama, do të marrësh të njëjtën përgjigje”, deklaroi Basha pas incidenteve mes palëve, ku pati disa të shoqëruar nga policia.
Më siguri që në një cep të selisë së PD, aty ku këshilltarët izraelitë të Bashës kanë planifikuar këto javë me kujdes edhe omletën “pa mendje” të Lulit para celularit të bashkëshortes, edhe takimet e paqta me gra e burra, biznese e kalamaj lagjeje, tani, pas ngjarjes së Elbasanit, janë duke kruar kokën në mëdyshje. Sepse gjithçka ndodhi në qytetin e ballakumeve në ditën ndoshta më paqësore të vitit për shqiptarët, përbën një kthim prapa plot të panjohura, për strategjinë elektorale të opozitës. Të paktën pjesës më të madhe të saj, Partinë Demokratike, e cila po i përzien rrezikshëm lëvizjet e saj, me ato të një partie gjithnjë e më radikale dhe pa peshë si LSI.
Këshilltarët me pagesë të Bashës nuk mund të mos jenë njohur me të shkuarën politike të Shqipërisë, tetë vitet e fundit të saj, kur ai eksperimentoi pa sukses që të shkelë në hapat e paraardhësit të tij Sali Berisha. Në fillim Çadra e më pas protestat e dorëzimit të mandateve, dy vite kohë e harxhuar, gjatë të cilave kryetari i ri i PD u përkund në dilemën e kopjimit fjalë për fjalë të testamentit politik të Berishës.
Sot, kur Basha ka humbur dhe rihumbur në tetë vjet, është provuar katërcipërisht se kjo strategji ka qenë e dështuar për të dhe partinë e tij. Prandaj dhe skena e fushatës së Lulzim Bashës u spostua qëllimshëm, nga podiumi i luftës para Kryeministrisë, tek piastrat e gatimit të omletave, në guzhinën e shtëpisë.
Në këto javë të para të fushatës kemi parë një kryetar të PD që i ka rezistuar më stoicizëm tundimit për të “prishur gojën”, për t’u dukur si i fortë. Heshti më 21 janar, nuk i përgjigjet asnjë akuze për vilat, ka shetitur në paqe qytete e fshatra, ka takuar mijëra njerëz, ka hedhur në eter kilometra me premtime. Gjithçka sipas një regjie që i ka këshilluar me dorë të hekurt rolin e djalit të mirë, e jo atë të sherrxhiut të lagjes. Gjithçka dukej e fokusuar tek mesazhi i normalitetit, i rotacionit si festë, e jo si revolucion i dhunshëm, derisa Lulit i shpëtoi ajo që këtej e tutje mund të quhet me të drejtë si “deklarata e ballakumes”: “Kudo që të shkosh Edi Rama, do të marrësh të njëjtën përgjigje”!
Kur lexon frazën e tij të mësipërme është jashtë mase e vështirë të mos e vendosësh këtë hap, në kontekstin e asaj që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, kur Ilir Meta habiti të madh e të vogël, me rrahjen publike me policët e dezhurnit tek selia e FRD. Por a i duhet Lulzim Bashës të ngatërrojë fatin e tij politik, fushatën e tij elektorale, me atë të Metës dhe Berishës? A i duhet, pas vitesh rrëzimi në strategjinë e forcës me Ramën, që të rikthehet edhe një herë në lëvizjet e vjetra që e lanë në opozitë pa lavdi? E më në fund fare, e më kryesorja, a nuk e kupton Lulzim Basha se duke e viktimizuar Edi Ramën, e nxjerr atë rregullisht më të fortë? Siç e nxorri më të fortë sjellja këcënuese e Ilir Metës, pa asnjë kuptim dhe pa asnjë domethënie për një kryetar shteti, në krah të Sali Shehut?
Kostumi i Berishës dhe Metës i rri ngushtë Lulit, e këtu s’ka asgjë për t’u habitur. Çdo zog duhet të këndojë me zërin e vet. Po kopjoi, del një zë i zvargur dhe i shëmtuar sa më s’ka. Luli ja ka parë sherrin kësaj sjelljeje. Fakti që ai sot tundohet sërish nga kalimi tek gjuha e forcës dhe kërcënimit, tregon jo vetëm dobësi, por edhe dëshmon edhe një herë më tepër që ai s’e ka veten në dorë. Secila nga partitë e mëdha mund t’ja prishë fushatën lidershipit kundërshtar. Siç e pamë në Elbasan, apo edhe një ditë më parë tek shkolla “4 dëshmorët” në Tiranë, duhen vetëm pak militantë që të arrihet qëllimi.
Çeshtja është sa punë bën kjo strategji në një garë zgjedhore ku në mes ndodhet një popull i tejlodhur nga sherret e krizat e dhunshme, të cilat janë shkaktuar të gjitha nga politikanë zullumqarë, të cilët hallin e tyre duan ta eksportojnë nga shtëpitë e zyrat ku jetojnë e punojnë, tek jetët private të miliona njerëzve që pësojnë dhunë e presion psikologjik sa herë hapin televizorin. Një Lulzim Bashë të dhunshëm e kemi parë shumë herë këto tetë vjet. Ka qenë rregullisht një Lulzim Bashë humbës.
Nëse ka vendosur t’ja dorëzojë pushtetin Ramës që në ditën e ballakumeve, është çeshtje e tij personale. Por elbasanllinjtë s’i kishin asnjë borxh që të shihnin sesi dita e tyre më e shënuar shndërrohej në katrahurë partish, për shkak se një kryetar partie nuk di t’i thotë “ndal” shefave të vjetër në Tiranë që i tërheqin fijet pas perdeve.
ha ha ; z. minxhozi ; krimineli e + hajduti ; ka vesh nje kostum te ngushte e me mage te gjate!
SHUME E TURPESHME, SKANDALOZE.
POLICIA DUHET TI IZOLOJ HULIGANET E LULI BASHES DERI ME 25 PRILL. JANE TE RREZIKSHEM PER STABILITETIN E VENDIT.
Minxhoz,ke te drejte por ka nje klecke te vogel,sic thone korcaret…Kjo strategji dhune mban larg votimit shume njerez qe i largohen sherrit,te cilet ne shumice jane ose votues te majte ,ose ata te pavendosurit.Si rrjedhoje ,ne se diferenca do te jete minimale,mund te luaje rolin vendimtar per rezultatin perfundimtar.P perfundimi sht Rama ndodhet ne hall.Mundet qe edha ai te pergjigjet me te njejtin monedhe,por kjo do ta akuzonte ate si shkaterruese te zgjedhjeve.Me eren e sondazheve ne favor,PS duhet te beje ceshte e mundur qe ti shmanget cdo provokimi.Shtabi i saj elektoral duhet te mbaje nen kontrolli cdo levizje,nderkohe qe bashkiaket duhet te pezullojne cdo veprim,qofte edhe te drejte,qe krijon konfrontime .Edhe pardje Veliaj mund te shmangte kerkesen ndaj FRD,skurse edhe sot Rama mund te mos shkonte ne te njejtin orar me Bashen ne Elbasan.Sepse duket qe plani A i Berishes dhe i Metes per vjedhjes e zgjedhjeve do te deshtoje per shkak te pranise se NATO…s ne Shqiperi .Atehere ata do te realizojne planin B,destabilizim,mundesisht disa te vdekur dhe si rrjedhoje …bojkot i zgjedhjeve….Perfundimi ..qeveri teknike…E perbashket pa Ramen.
Ka 30 vjet që Sali leshi bën çtë dojë reh e vret për pushtetin.Ju kujtohen vitet 92-96?Ku dilte partia socialiste atje ishin uliganët me shikasit e Agim Shehun në krye që rihnin pa mëshirë socialistët bile kishte edhe plane për vrasje.Avazi vahdon edhe sot më në krye Berishën dhe Metën se Basha është një leshko dhe prandaj e lënë atje ku është.Gjithë kjo rëmujë e shëmtuar ka një njeri Berishën të cilin ska burrë nëne që e ndalon.Në Bolivi u arestua presidentja në Shqipëri Meta si i çmëndur zihet me policët dhe drejtësia nuk i hesh hekurat po pret të shpërthejë derisa të kemi viktima,Në Elbasan sot në vënd që të festobib të gjithë bashkë i nxjerin hajdutët Ramës për të krijuar në popull se gjoja nuk e don këtë njëri.Rama nuk duhet të dalë fare në fushatë sepse populli e ka vendosur mandatin e tretë dhe do duket se edhe Basha me maskarenjtë do lodhet kot se ska për të marë asgjë.Kjo është zgjedhja më e mirë ska pse bën fushatë Rama sepse populli ka sy dhe shikon që punohet kudo.Duhet më shumë e më mirë por socialistët janë më të mirë sot.Po fituan këta që rendin si hajdutë do shkatërohet administrata,policia,drejtësia,ato që janë ndërtuar etj etj.SPAK mo fli por zgjohu dhe ju prokurorë bëjuni burra duke arestuar dy veta Salën dhe Metën të tjerët do zhduken vetë…
Nuk te lejohet ty Skender te besh kesi lapsusedh. Etiketimi i keshilltareve te Lulit si hebrenj eshte shume i gabuar, i nxituar dhe tingellon dashakeqes. Ke qene dhe funksionar ne Ministri te Jashtme. Duhet t i kuptosh me mire se turma keto mekanizma qe mund te prodhojne incidente.
Askush nuk i cileson keshilktaret amerikane gjermane apo italiane si katolike apo protestane. Pse ti e ben kete me keshilltaret izraeliane te Lulot? Ata s jane thirrur si keshilltare fetare dhe nuk e dime nese jane hebrenj. Mund te jene dhe izraeliane katolike apo ateista. Kane nje shtetesi dhe ti duhet t i therrasesh ne baze te saj. Sepse perndryshe ti del te jesh vetem nje opinionist musliman, çka nuk shfaq realitetin per ty siç nuk e shfaq dhe per ta.
Do te doja te dija reagimin tend sikur dikush te na vleresonte nje shqiptar cilindo pushtetar apo te pastrehe vetem ne baze te besimit fetar te te pareve te tij …
Te ftoj ty apo redaktoret te modifikojne tekstin.
Ha! Ha! Ha!
Lulzim Basha i dhunshem?!!!!
Luli Basha eshte vetem nje picke silikoni.
Fakti qe funksionon vetem si idjoti i dobishem ne duart e familjrs se Sali Berishes eshte fati dhe tragjedia e kesaj te fundit, ngaqe ju zgjati jeten ca kohe berishajve ne vdekje e siper, por ngelet nje zgjidhje e tmerrshme. Ata qe gerthasin dhe djegin gjoja per Lulin, nga gjitholloget e tallavese deri tek halabaket pedeist, jane edhe ata qe e urrejne dhe ndihen te sodomizuar me shume me nje lider te tille kaqol, teveqel, kukull, pa pike talenti dhe lidershipi.
Luli Basha po loz me preshin e Tritanit, deri sa ti shqyeje bythen. D.m.th nje teveqel mendjelehte si Basha po loz idjotit pa qene lider po kukull, mbi intrigat, krimet dhe oren per te paguar te Sali Berishes.
Askush nga PDja e vdekur ska cti beje Rames te mbrojtur nga aftesia e tij, nga PSja, nga institucjonet, nga militantet, nga Amerika, nga Europa, nga NATO! Militantet pedeiste dhe tr gjithe antiRamistet ndihen te qire si nga Rama ashtu edhe nga impotenca totale e idjotit qe kane per lider. Por meqe Rames i rruajne leshte, preshi berishist i urrejtjes, intrigave, hakmarrjes dhe instikteve primitive, nuk eshte cudi te perdhunoje byxhkat e ” djalit te mire budalla”.
Mes Bashes, Berishes dhe Metes une shoh nje te vdekur se shpejti, por Keta dy te fundit edhe pse rrezikojne me shume, nuk ju mungon talenti te sakrifikojne budallin e dobishem para vetes.
Te shohim…
O Minxho , po atij Rames a i rri mire ai kostumi i Borxhit Publik me i larti i 30 viteve, si ta kapin ty llamatinat dopio qe mba mbi hunde?
pra ti po thua se nuk ka nevoje per zgjedhje, por automatikisht duhet te ikin socialistet se ju eshte rritur borxhi publik!!!! Ne cfare bote jeton o derezi? Apo sapo u zgjove nga koma dhe nuk e di qe bota e tere ka mbi 1 vit qe eshte ne lufte?
Pa dashur te evidentoj veretesine per sa shkruhet ne kete analize te thjeshte e te sakt, si nje njeri qe ka jetuar disa vite ne Elbasan duhet te theksoj se Lulzim Basha me militantet e tij ka Fyer ne menyre te turpeshme popullin e Elbasanit. Ka perdhosur nje feste ,aqe te dashur dhe te respektuar nga Elbansanllit paqesor, qe historikisht e kane kremtuar kete ngjarje ne menyre shembullore.
Ne vazhdimesi PD, eshte organizatorja e thirjeve te tilla : Nano ik! Meta ik dhe Rama ik. Per kedo qe eshte normal ,keto veprime jane shprehje e veprime le te themi barbare, qe nuk duhet te perkrahen e organizohen nga. Cilado parti.
Ka pafundesisht forma per te shprehur pakenaqesite ndaj nje personI apo qeverise, por kursesi thirrje histerike te manipuluara dhe nxitje te turmave militante.
Populli I Elbasanit nuk mund dhe nuk duhet te fyhet ne kete menyre!
Historia shqiptare e pas luftes se dyte botërore na ka treguar se e majta ka qene gjithmone e dhunshme.
Mjafton te kujtojmë dhunen qe komunizmi perdori ndaj kundershtarëve te tyre pergjatë 45 vjetëve.
Vijmë ne pas ‘90-es.
Na kujtohet shume mirë kur e majta bente kunder protesta ne mbrojtje te diktatures.
Viti i mbrapshte ‘97-ë ishte komplet nje organizim I te majtes.
Ne vitin ‘98 e majta shqiptare erdhi ne pushtet vetem ne sajë te mbeshtetjes se kriminelëve te cilë tashmë si shperblim kerkonin pjesëmarrjen ne pushtet.
Gjate 8 viteve ne opozitë e majta perdori çdo mjet te dhunshem per te ardhur ne pushtet mjafton te kujtojmë 2011-en.
Ne tetë vitet e fundit e majta e ka treguar se eshte e bërë njesh me krimin dhe me dhunen
Pra mos u lodhni kot ta hidhni kopilin tek dera e te tjerëve.
Historia shqiptare e pas luftes se dyte botërore na ka treguar se e majta ka qene gjithmone e dhunshme.
Mjafton te kujtojmë dhunen qe komunizmi perdori ndaj kundershtarëve te tyre pergjatë 45 vjetëve.
Vijmë ne pas ‘90-es.
Na kujtohet shume mirë kur e majta bente kunder protesta ne mbrojtje te diktatures.
Viti i mbrapshte ‘97-ë ishte komplet nje organizim I te majtes.
Ne vitin ‘98 e majta shqiptare erdhi ne pushtet vetem ne sajë te mbeshtetjes se kriminelëve te cilë tashmë si shperblim kerkonin pjesëmarrjen ne pushtet.
Gjate 8 viteve ne opozitë e majta perdori çdo mjet te dhunshem per te ardhur ne pushtet mjafton te kujtojmë 2011-en.
Ne tetë vitet e fundit e majta e ka treguar se eshte e bërë njesh me krimin dhe me dhunen
Pra mos u lodhni kot ta hidhni kopilin tek dera e te tjerëve.
Sepse jeni te zhytur ne llum deri tek veshët
Ore po na çate bythen me keto muhabetet e “strategjise”.
Me kete kendveshtrim ofendoni drejteperdrejte inteligjencen e njerezve, a thua se njerezit nisen nga ajo qe thone politikanet ne fushate, per ti votuar… Jo ore jo – njerezit e kane shume te qarte se cilet kane perpara, kane shune vite qe i shohin e provojne. Mund te donin te kishin ndonje alternative tjeter vec Rames, se dihet qe pushteti gerryen cdo administrate, por kurrsesi nuk do mendojne ndonjehere qe PD (sa kohe te jete gjalle Berisha, se Lulin e dine se cfare eshte) eshte alternative per administrim normal te shtetit. Ja, shikoni cfare shkruan Petriti me siper, dhe kuptohet sa “terheqese” eshte alternativa opozitare per shtet e qytetari.
E ke gabim Z. Minxhozi qe thua “kostumi i dhunes i rri ngushte Bashes”, jo nuk eshte e vertete: ai nuk duket i dhunshem se Sali Pyka dhe sivellai i tij Met Kriza por Lul Pordha nuk eshte distancuar nga dhuna asnjehere! Ne vrasjet tragjike te 21 Janarit ne Tirane ai duhej te jepte doreheqje menjehere si minister i brendshem edhe po te supozojme se urdhrat per te qelluar nuk u dhane direkt nga ai por nga Sali Pyka! Ne zgjedhjet e fundit lokale PD filloi nje dhune banditeske sidomos ne veri, Shkoder dhe Tirane me shkaterrime dhe djegje dhe Lul P. ishte prapa Sali Pykes, Met Krizes dhe dhunes, ne mbeshtetje te saj. Lul P. duket nje hipokrit i madh! Kjo vjen dhe nga paaftesia e tij, ai thjeshte eshte nje kukull i S. Pykes ne ate karrike! Harxhojne para edhe per keshilltare te huaj per fushata! Pika ne koke atyre qe paguajne te huaj per t’i “mesuar” si t’i mbushin mendjen shqiptareve per te votuar per ta! Vazhdojne keto lloj maskaralleqesh si puna e atyre lobimeve te partive, si PD dhe PS (e kane bere te dyja partite) ne Amerike per te fituar pushtetin ne Tirane! Kjo eshte çmenduri e “liderave”!
Sa shume rendesi i jep or mik ketij toçkuklles se berishajve. Ky kamarier ka qene e kamarier mbeti me oreks per bakshishe te vjedhura, berishat e kane kukull dhe i levizin fijet sa here duan. Ky eshte nje qesharak ne trupin e shemtuar por te ri te te cilit ja e munduar te klonojne shpirtin e felliqur te Saliut. Nuk ka Lul, ka vetem nje manekin me vulen “Sali Junior, prone e Berishajve”