Rindërtimi, Rama dhe Ahmetaj në Fushë-Krujë: 128 shtëpi përfundojnë brenda dy muajsh, 15 pallate do të jenë gati në vjeshtë

14 Mars 2021, 14:45Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj kanë inspektuar punimet për procesin e rindërtimit pas tërmetit në Fushë Krujë.

Rama shkruan në rrjetet sociale se aty po merr formë një nga lagjet më të bukura rezidenciale të Shqipërisë, ajo e Rilindjes pas tërmetit, me 128 shtëpi që përfundojnë brenda më pak se dy muajsh dhe 15 pallate që do të jenë gati në vjeshtë.

Sakaq ministri Ahmetaj theksoi se brenda pranverës së viti 2022 nuk do të ketë më asnjë shenjë nga tërmeti i vitit 2019.

‘Pallatet mbarojnë në shtator, ndërsa shtëpitë pas më shumë se një muaji. Janë 120 apartamente dhe 128 njësi individuale që janë pothuajse në përfundime sipër. Brenda pranverës të 2022 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti i 26 nëntorit, përveç kujtesës. Çdo gjë do të herë ndërtuar më mirë më bukur.’- tha Ahmetaj.

2 komente në “Rindërtimi, Rama dhe Ahmetaj në Fushë-Krujë: 128 shtëpi përfundojnë brenda dy muajsh, 15 pallate do të jenë gati në vjeshtë”

  1. Tr says:

    Bravoooo !! QEVERIA QE DUAM.

  2. Hajro Lula says:

    Keto jane lajme , dhe jo plaga e 1997-ta qe spo u shqitet shqiptareve akoma ……hapni syte shqiptare , hapni syte dhe shikoni se kush punon dhe se kush thot qe do punoje…….
    Kush punoi ne Bashkine e Tiranes dhe kush fjeti gjume dhe kish vene ne drejtimin e bashkise pilotimin automatik , kunatin e tij te bente kerdine …..voten per EDI RAMEN
    Mbas Lul karabushit fshihet Saliu , Shkelzeni , Jamkari , Mul Noka dhe Paloka , Meta , Kryemadhi , Tit Vasili shkollshumi dhe barkderi , e imagjinoni Moniken ministre te brendshme dhe shkembimin e sa me Meten si minister ??? Imagjinoini te gjitha …..nuk ufalet te sjellin ne qeverisje Lul idjotin ,Lul lobistin me parate e vjdhura , te vetmen pune qe bente me sukses ishte ajo e lobimit kundra atdheut te tije……Lul krimineli, Luli 21 janarit , Luli i rruges se kombit , Luli i deshtakut si kryebashkiak , Luli i marveshjes se detit me shkembim 43 milion $nga qeveriaa Karamanli …nuk eshte per tu besuar , jane kameleone dhe korkodile , jane mashtruesa , jane te poshter , kujtoni se cpremtonte kur beheshin zgjedhjet per Bashkine e Tirenes , premtime me thes , dhe se fundi nxori nga dritarja dhe me dhune dhe pastruset e bashkise duke i vene ti ndiqnin me hu nga bodigardet zgare te Pd, mendoni cdo gje para se te votoni , nuk eshte koha per eksperimente , te nesermen do te doni te gjithe te ktheni kohen pas po do jete shume vone , atehere do shikoni me syte tuaja sureter mizore , dhe jo ata qe premtonin peralla te vellezerve Grin…….kujdes vjen 25 Prilli , dermen hajduteve , krimineleve , bastarteve dhe tradhtareve moderne…..vetem kaq mendoni Kryemadhin ministere te brendeshme ….kur dihet qe i shoqi i saj por dhe ajo jane perfaqesues te revanshizmit dhe te hakmarjes , nuk e zinte gjumi Meten po nuk largonte Dvoranin , gjykatesin tone te patrembur dhe shembullor ….kujdes vellezer nuk eshte koha per eksperimente …tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje