FOTOT/ “Duket si fundi i botës”: Çfarë ka ndodhur në Kinë?

15 Mars 2021, 11:29Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Duket si fundi i botës”: Çfarë ka ndodhur

Kina u mbulua nga “pluhuri” të hënën, teksa përjetoi atë që zyra e motit e ka quajtur stuhia më e rëndë e rërës në një dekadë.

Sipas mediave të huaja, stuhia shkaktoi një rritje të pazakontë në matjet e ndotjes së ajrit, me nivelet e ndotjes në disa rrethe me 160 herë më të lartë se kufiri i rekomanduar.

Si pasojë, shkruan BBC, qindra fluturime janë anuluar pasi qielli u kthye në një mjegull pluhuri me pamje apokaliptike.

Supozohet se rëra erdhi nga erërat e forta nga Mongolia, një vend që po përjeton stuhi të rënda rëre, të cilat tashmë kanë shkaktuar 6 të vdekur deri më tani dhe dhjetëra të zhdukur.

“Duket si fundi i botës”, tha një banore e Pekinit, Flora Zou për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Në këtë lloj moti, unë me të vërtetë, nuk dua të jem jashtë”, u shpreh ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje