Le të debatojmë për Enverin pas 25 prillit

15 Mars 2021, 17:17Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Deklaratat pro Enver Hoxhës po i shtyjnë në dy gabime pjesën më të madhe të opozitarëve dhe antikomunistëve të thekur në Shqipëri. E para, duke e reduktuar në një frazë të vetme qëndrimet që mbajti gjatë një emisoni të tërë prijësja e listës së PS-së për Tiranën, Luljeta Bozo. Dhe së dyti për faktin se një debat të thellë shoqëror, si ai për trashigiminë e komunizmit, po e shohin si veglën e radhës, të përdorshme në funksion të betejës elektorale që po troket .

Le ti marrim ato me radhë.

Nisur nga polemikat që nxiti fraza e zonjës Bozo, se Enveri ka pasur më shumë të mira sesa gabime, kërshëria më nxiti ta dëgjoj të plotë qëndrimin e saj në studio. Aty nuk ishte e veshtirë të dalloje steriotipin e një njeriu nostalgjik për atë kohë, që e vlerëson planet përsëvjeçare, institutet shkencore, kaskadën e hidocentraleve mbi Drin dhe arsimimin masiv të brezave të tërë “që i bëri shumë të edukuar në universitetet tona të shkëlqejnë sot nëpër botë”. Gjithashtu tipike për një aradhë të tërë inxhinjerësh, mësuesish, zyrtarësh të asaj kohe ishte edhe keqardhja e znj Bozo, për shkollat e prishura, serat e shkatërruara dhe rafshimin e pthuajse çdo gjëje që u ndërtua në kohën e regjimit komunist.

Në këtë kuptim, Luljeta Bozo, përpara se të jetë dikush që duhet djegur në turrën e druve, është përfaqësuese e një pjese jo të vogël njerëzish, kryesisht të moshës së saj, që ka një mendim të ndryshëm për periudhën e Enver Hoxhës, nga ai që përbën gjykimin dominant të elitës së sotme të shoqërisë. Emisioni ku ajo mori pjesë, përpos frazës që u bë hit, tregoi këtë mendësi dhe këtë mentalitet, që e has rëndom në biseda shtëpiake apo kafenesh, por asnjëherë në diskurin publik.

Ky hendek, mes nostalgjikëve të shumë prej aspekteve të regjimit të shkuar dhe margjinalizimit që atyre u bëri shoqëria post komuniste e ka një shpjegim. Ai ka të bëjë, sa me ideologjinë mbisunduese të pas luftës së ftohtë, që rishkruajti një raport bardh e zi mes fitimtarëve dhe humbësve, sa me teorine e fundit të historisë dhe kapitalizmit ngadhnjimtar, po aq dhe mentalitetin shqiptar për të fshirë e sterosur ç’do gjë që kanë lënë pas sundimtarët e rrëzuar nga froni. Në këtë pikë edhe “demokracia jonë liberale” nuk ndryshon pothuajse aspak nga diktatura e dikurshme e proletariatit. Ne nuk i dhamë zë pakicës. Ne nuk bëmë kurrë në këto 30 vite një bilanc të thellë dhe real të trashigimisë së komunizmit. Ne u mjaftuam me klishenë e librit të zi të krimeve të tij.

Por, në këtë rishkrim të ri të historisë, të vendosur arbitrarisht dhe pa debat, pati nga ata që nuk e gjetën dot veten. Kështu, pak nga pak, u krijua profili i nostalgjikut të komunizmit. Në këtë masë amorfe hynte shumëkush që kishte kaluar vitet e rinisë së tij gjatë regjimit dhe dihet se si sublimohen kujtimet e asaj moshe në mendjen e gjithkujt. Aty gjendeshin të gjithë ata që në një farë mënyre patën ndryshuar statusin shoqëror. Ata që u mësuan të përshtaten në një jetë me rregulla, por e patën të pamundur ti mbijetojnë konkurencës së egër dhe ligjeve të tregut. Ata që patën një ide të rreme patriotike për vendin e tyre, por që papritmas u përballën me fatalitetin e të qenurit shqiptar në kufirin e një vendi tjetër.

Duke i shtuar këtyre edhe morinë e madhe të ish zyrtarëve, bijve të partizanëve, familjeve të heronjve të luftës dhe të punës që u shumuan më pas, atyre që merrnin tollonin pa radhë dhe autorizimin për lavatriçen me lehtësisht se të tjerët, kjo kategori nuk është fare e vogël. Po të fusim në këtë grup edhe ata që kanë mungesë empathie për vuajtjet e të tjerëve, që dimensionin e lirisë nuk e rendisin mes vlerave primare të një ekzistence, nuk kemi pse çuditemi me zmadhimin e kësaj pakice të heshtur në mesin tonë.

Problemi është se pjesa dominante nuk e përfilli kurrë zërin e tyre, qoftë edhe të gabuar. Në një farë mënyre, shoqëria, e dashuruar me dogmën e re, as nuk tentoi ti bindte, por i margjinalizoi ata. Shumë nga këta nostaligjikë zgjodhën në heshtje, si strehë të fundit, partinë socialiste, që e panë me zemër të thyer, si të vetmin ngushëllim për të konservuar atë që u pati mbetur nga rinia e tyre.

Znj. Bozo, jo me frazën e vetme që shqiptoi, por me gjithë botkuptimin e saj për atë kohë, është parfaqësuese e kësaj kategorie. Për këtë arsye ajo as nuk duhet liçuar për një fjalë goje, as i duhet kërkuar dorëheqja nga një pozicion që se ka marrë ende. Ajo duhet parë si mbrtëse e një mentaliteti me të cilin shoqëria jonë ka detyrimin të përballet.

Ne nuk e kemi më luksin, as ti anashkalojmë me neveri dhe përbuzje gjysëm shekulli të historisë sonë të përbashkët, as të ndëshkojmë ata që kanë një qëndrim të ndryshëm ndaj saj.

Prandaj të gjithë ata antikomunistë të thekur, apo opozitarë radikalë që u sulën ndaj të parës së listës së PS-në në Tiranë, bënë gabimin elementar për të cilin akuzojnë kundërshtarët e tyre: mbylljen e gojës të dikujt që mendon ndryshe. Ata përdorën teknikën e vjetër të rduktimit të një mendësie në një togfjalësh, për ta goditur më lehtë artikuluesin e saj.

Ndërsa gabimi i dytë është më afatshkurtër dhe më i palogjikshëm taktikisht. Duke dashur të sulmojnë Luljeta Bozon, duke nisur një kryqëzatë të panevojshme ndaj enverizmit të ringjallur, duke e përdorur atë si një mjet kundër Edi Ramës në zgjedhje, ata po krijojnë një efekt bommerang. Nëse shumë prej atyre nostalgjikëve të komunizmit janë ftohur nga regjimi kleptokrat i Ramës, nëse ata e kanë parë veten po aq të lënë pas dore sa të tjerët përballë pandemisë, fatkeqësive dhe varfërisë, nëse ata janë ndjerë keq prej nderimeve që kryeministri i bëri kolaboracionistëve, një fushatë e re sigmatizimi rrezikon ti rikthejë me pahir në strofkën e përhershme.

Sulmet ndaj Luljeta Bozos dhe asaj që ajo përfaqëson, nuk janë të as të frytshme elektoralisht, as të dobishme shoqërisht. Sepse në zgjedhjet e 25 prillit ringjallja e fantazmës së Enverit është krejtësisht fallco. Ama pas tyre, në një situatë më të qetë, kur ka më tepër hapsirë për thellim dhe mendim alternativ, po, ne kemi nevojë për debatin real dhe të munguar mbi trashigiminë e komunizmit. Dhe aty natyrisht duhet dëgjuar edhe mendimi i asaj që do të jetë zgjedhur deputete e Tiranës.

26 komente në “Le të debatojmë për Enverin pas 25 prillit”

  1. Ndue says:

    Debato per gjyshin tande baben e nanen tande qe i ke ne familje e mos u shko ma gjate more ndytesire e miu i bllokut,se kujton se nuk te njohin nga vjen ti klysh

  2. Patrioti says:

    Thon nga anet tona, gjaku zbehet uje, veshtir te shkeputesh!!!!

  3. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    More hale,ku ke goj te flasesh ti ,me gjysh e prinder te dhjere qe te fshinte bythen saliu ne Paris dhe sot ja lepin ti saliut…
    Dhe kjo quhet demokraci bllokmenesh

  4. Pajtimi says:

    Është hera e vetme i jap të drejtë Bushatit. Unë njoh apo kam rreth vetes shumë persona të ftohur me PS-në, nisur nga qëndrimi pro kolaboracionistëve prej Edi Ramës e gjer tek lodhja nga vështirësitë e jetës aktuale apo nga mospërfillja cinike e “rilindjes” ndaj tyre, duke u bërë në mënyrë të heshtur një lloj deklasimi e diskriminimi atyre që kanë një origjinë a mendim vërtet të majtë.
    Mirëpo tani që po e shikojnë qartë edhe një herë këtë vërshim histerie, të përforcuara nga hiena të tipit Agron Tufa e të tjerë përfaqësues a pinjollë nazistësh, fashistësh, monarkistësh etj., sigurisht që mendojnë se nuk mund të ketë pajtim me ata që kanë ringjallur dhe janë gati të zbatojnë një luftë të egër klasash dhe një urrejtje çnjerëzore “të djathtë” ndaj atyre me tjetër ideologji – për këta PS-ja, në mos më shumë, mbetet një liman i dëshiruar ku mund të gjejnë shumë më tepër siguri, si askund tjetër.
    Antikomunistët e sotëm këta i gjykojnë si shumë më të rrezikshëm, sepse ky krah ekstremist i së djathtës po e shpik armikun “komunist” edhe atje ku ai nuk është dhe shfaqen të etur për ndëshkim e burg ndaj tij, vetëm për mendimin ndryshe apo mjafton edhe për një fjalë goje, të thënë jo pa arsye e argument mbështetës.
    Midis këtyre dy klasave nuk paka kurrë pajtim dhe jo më për faj të “komunistëve”, po për shkak të mentalitetit ekstremist të revanshistëve të djathtë!

  5. Atdhetari says:

    Plotesisht dakort me kete koment.

  6. TTT says:

    Analist varikarist.
    Edhe kesaj rradhe nuk zhgenjeve

  7. Bureto says:

    Pavaresisht substances së shkrimit, që nuk e komentoj sepse bie dakord me komentin e @pajtim, shkrimi i Bushatit ka mundesi që të jete frymezuar dhe nga Vera, nëna e tij Vera, e cila ka qenë kolege e zonjes Bozo në fakultetin e Inxhinierise së Ndertimit.

  8. k says:

    Perse nuk flisni për gërdecin,apo kompleksin partizani por merreni
    me histori që nuk i hyjnë në punt askujt.

  9. Mali says:

    bushati sjell ne vemendje turren edruve ku do te djegi me qindra mije shqiptare dhe kjo vetem e vetem se Ata nuk ,emdojne si bushati dhe saliu etj… Por harron apo ndoshta nuk e di!.. se keta qindra mije njerez nuk eshte se jane ish te priviligjuarit si Andi Bushati. perkundrazi jane ata qe kane shkruar nje histori me djerse dhe mund, qe kane bere vepra konkrete qe pjeses me te madhe sot iu ka humbur nami e nishani.. Nese behet fjale per djegie ne turren e druve le ta filloje nga vehtja si pasadhes i te pivilegjuarve1 Luljeta foli me sinqeriret dhe jo me hipokrizi si Bushati, salihi dhe te tjrere. Mali

  10. Molla e dijes says:

    O Bushat, a thua dot në Gjermani që koha e Hitlerit ka sjellë më shumë të mira? Çfarë ndodh atje? Këtu ka 30 vite që nuk janë dënuar krimet e komunizmit. Prandaj vazhdojnë broçkullisin Luljeta&CO.

  11. Loku says:

    O Bushat,mos gjuj me gur kur je vet brenda ne nje shtepi xhami.

  12. Agron says:

    Qendron si argument qe elementi demokratik ne diktature ishe zero,anet e tjera varet nga cdo kush se si e ka kendin e veshtrimit.
    Shume, tejet shume njerez te vuajtur,te privuar,te burgosur para viteve 90 e me te vertet e dhimbshme per te gjithe shqiptaret.
    Por pas viteve 90 sa familje jane te mbyllur ne shtepi per hakmarrje? Sa jane vrare per hakmarrje? Sa jane vrare ne kufi, ne 97-en e pas 97- es
    ne Gerdec,mbytur,aksidentuar,te humbur neper Evrope?
    Sa tragjedi familjare me vajza te marra e te perdorura per prostitucion?
    Sa jane te vdekur nga droga? Nga vetevrasjet per arsye nga me te ndryshmet,sa Police kane humbur jeten ne 30 vjet demokrati?
    Ne emer te demokracise i kemi peshqesh edhe keto qe rendita lart.
    Sidoqofte nqs dikush ka argument tjeter te te shkruaj, por personalisht nuk mendoj se as sot nuk jetojme ne periullen me te mire te mundshme:
    Pasiguri kudo jo vetem ne Shqiperi,kudo ne bote.
    Ekonomia shume shume e brishte, kapitali sa vjen e mbetet ne dore te sa me pak njerezve,sistemet shendetsore kudo katastrof,pensionet aspak te sigurta nga blerja/shitja e fondeve.
    Me pak fjale ku jemi?

    SHENDETI MBI TE GJITHA.

  13. REALE says:

    Mire, Pajtim, meqense ti bie dakort me Adin dhe ke ca te ps-se te njohur, voto Saliun, mbase te vjen radha ty.

  14. Saras says:

    Ke bythe te te diskutosh per Enverin.
    Ai si puna jote bente cdo mengjes nga tre a kater..

    O kelysh i bllokut.

  15. Pajtimi says:

    REALE,
    lexoje mirë dhe kuptoje mirë çfarë kam shkruar. Po ti nuk di të lexosh as “me gabime”. Ti e lexon vetëm mbrapsht dhe në të kundërt atë që unë them qartë fare. Sa të ketë Tufa “Agron-omësh” (dhe do të ketë në shekuj të tillë) unë vetë do votoj kundër tyre.
    Por e kisha fjalën për një kategori të gjerë njerëzish, që po kthenin krahët dhe u rikthyen përsëri…
    Më e pakta: Edi Rama duhet të caktojë qeveritarë e zyrtarë të lartë kompetentë dhe jo nga ata analfabetët funksionalë me një kontratë ku shkruhet “në provë”.

  16. O Bushati , po te ishte gjalle ai komunisti gjyshi jot do te qinte ne bythe ty qe i permend Enverin.

  17. Buda says:

    Enver Hoxha fitoi Luften Antifashsite ne Shqiperi ne kuader te Luftes se Dyte Boterore; por ai e humbi Shqiperine me vendosjen e sistemit te Diktatures se Proletariatit dhe Luften e Klasave.

  18. Lala says:

    Nuk jan dënuar “krimet,, e komunizmit sepse thjesht nuk kishte krime.

  19. dikur says:

    Bushat je ne konflikt ineresi kur flet per bllokun komunizmin enverin.

  20. Po si kujtoni ju se Bushati nuk e ka xhan Enverin ?
    E ka ,dhe me shume se te tjeret , si ata qe e duan dhe si ata qe valla e shajne , po ashtu ja do puna , se per ate paguhet , te ngjallet Enveri , dhe te shikosh si do i sulen per t’a takuar duke i u mburur se cilet jane , te kujt jane dhe c’kane bere per Te , sa ishte gjalle !

  21. kujtimi says:

    Per bushatin ne fakt nuk ja vlen te komentosh, eshte humbje kohe. E pashe edhe mbreme dhe medet cfare mendimesh ka. Te marresh bushatin ne nje tryeze per diskutim te nje problemi eshte sikur te marresh nje kompiuter, te programuar keq, qe nuk di me teper se sa i eshte dhene ne program, kjo per te mos thene se ai eshte nje idiot i lindur dhe trajnuar ne bllok, nen kujdesin e birishes me parate e hysniut e vitos (ne fakt parate tona). E cfare mund te presesh me teper nga idioti bushati, bile nuk e di se cfare pret ajo gazetarja nga bushati, te cilin e perdor si leve per te shkateruar cdo bisede ne tv topchanel.

  22. Qifi says:

    Ti rruash manallin Berishes se Rama sdo ta arrestoje pasi eshte i kapur dhe i zene mat nga zullumet dhe intrigat e tij. Po mbytet ne gjakun e vet.

  23. Niku says:

    Bushatet, Lubonjat, Gjekmarkajt…, fytyra te letyrta si ai “miku” i fishkur i Berishes kur ja “lubrifikon” Grida, per t’u forcuar ndopak dhe per te rreshqitur me mire… Nuk meritojne koment, thjesht ma shpifin e me ngrene zorret ne fyt…!

  24. komi says:

    O plere e komunizmit ti beshtyn lart dhe te bie ne fytyre, per ke po flet per gjyshin tend shokun Hysni apo per Enverin… Mut njeri dhe kak tjetri prandaj hae sa te ngopesh dhe mos fol se te degjon sigurimsi Medi Bushati.

  25. Gjergj Kristo Frashëri says:

    Ka edhe një tjetër “Turra e druve” (cilësim i marrë nga deklarata e mëposhtëme e këtij “analisti), e cila paralel është përgatitur për “analistët” e garnizonit të pushtetit në ngjyrë të zezë, të repartit ku ata marrin rrogën, aty, ku çdo mëngjes pas pjatës me groshë në mensën e repartit, marrin edhe „planin“ ditor mediatik të punës, se përse do gënjeni dhe do mashtroni sot në medie…

    Për fatin e mirë, e keni lënë veten të dalloheni si damkë përditësore, pra në një dëshmi (dokument), se si Pushteti i Kuq (1944-1991) i zgjidhte shërbëtorët e tij „kurrizo“ dhe si i zgjedh po ai pushtet sot (1991 dhe në vijim), shërbëtorët e tij me shtat të drejtë (prej okllaisë së byrekut që i ka futur nga vrima poshtë), për t’u “ngrefur” në ekrane televizionesh çdo mbrëmje. Me sa kam pasur kohë të m’ë dilni para syve, m’ë duket se hiqeni sikur jeni përzgjedhur nga pushteti i zi, midis më të “mençurve” të kohës që po jetojmë.

    Mos harro i nderuar bashkatdhetar Bushat, se dukeni shumë i shëmtuar prej mosmirënjohjes historike, në krahasim me kontributin dhe bëmat e të parëve të familjes tuaj, që të kanë rritur dhe edukuar. Dhe përse? Për një pjatë që pushteti të ka dhënë sot të hash nga paratë e popullit të Republikës së Shqipërisë… M’ë vjen keq vetëm, pse e shpërdoroni veten kaq pa moral, kaq pa histori, kaq laraman dhe i pacipë – nga gjyshi, te babai dhe deri tek i biri… Por m’ë vjen mirë se duhen edhe këta shembuj të traditës sonë popullore historike – sepse të paktën e keni shitur veten haptas si dëshmi historiko-tradicionale në shërbim të pushtetit dhe kundër shqiptarisë, si dokument i laramanizmit familjar shqiptar, i njohur në të gjithë botën për banorët historikë të Via Egnatias… Historia jonë e vërtet n’a pret në kryqëzimin që kemi përpara…

    Sqarim: Zonja e përkushtuar në profesionin e saj të ushtruar në heshtje tërë jetën (të cilën e njoh qysh prej viteve 1967-1972 kur kam qenë student i inxhinierisë së ndërtimit dhe ajo ishte punonjëse e laboratorit të materialeve të ndërtimit në Universitetin e Tiranës), po deklaron një të vërtetë të jetuar për së gjalli. Pse kërcen ky “analist”, sikur e kapi zekthi në prapanicë – këtë spurdhjak të shitur politik? Harron…, kujton se babai i tij do të tregonte një të vërtetë tjetër sot, tjetër nga ajo që tregon me realizëm zonja Ing. Bozo, pra tjetër nga ajo që ka jetuar ai në kohën e PPSH-së? Do të ishte vendi dhe momenti t’iu servirja një fjalim magjik të babait tuaj në lavdi të PPSH-së dhe të Enver Hoxhës, që të kuptonit se i biri kujt burri jeni, ose e kundërta, se çfarë mostre ka pjellë ai. Burrë qesharak, me të ndenjura mbi sobën e pushtetit të zi, me zanatin e llafazanit përditësor të kurdisur prej tij. Prej teje po vërtetojmë realisht pas dekadash, se kush kanë qenë ata që e sollën realitetin e mjeruar që po jetojmë. Por edhe se ku duan të n’a çojnë! Atje nuk do të arrini!

    I nderuar bashkatdhetar Bushati, nuk e di se çfarë zanati keni fituar në jetë, prej të cilit jetoni? E kisha fjalën se Zonja Ing. Bozo e ka zanatin e vet të jetës, po ju cilin zanat kini që siguroni të ardhurat për të jetuar vetë dhe të familjes tuaj?

    (Marrë nga faqja ime e Facebook-ut)

  26. Pacavurja e partise says:

    Andi Bushati je i vetmi qe ja ke bere mutin fares se ndyre te pjelljes se keqe te niperve te barba pillos.. si dhe kelysherve te sigurimit gjakatar qe sot jane ministra, kryetar kuvendi dhe ish zevendes- ministra!
    Prandaj sekti 666 i enverit dhe i pjelles se barba pillos lene punet e djallit dhe tenderat o Z Bushati dhe vije te shkruajne per ty se e neverite faren e ndyre komuniste!
    Edhe ti mund te ishe bere si ata, si ymer abazi dhe djali i tij profesor doktor nga londra..!
    Te shante Saliu Bushat, te thoshte i miri gjyshes!
    Te shante dhe Meta se ishe i hidhur i digjnin fjalet e tua!
    Por me e bukura eshte qe tani te sulmon edhe fara e keqe e gramoz rucit dhe i kopilave te barba pillos!!!
    Pse te sulmojne sufllaqet o Bushat!
    Se nuk je si ata qe kane zgjedhur gropen e ferrit te perjetshem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje