Përplasja me Policinë tek FRD, Meta tregon si u çmend: Më kapi ajo dallga, po shyqyr ishte Panariti që më qetësoi dhe jo Tedi Blushi

15 Mars 2021, 22:01Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka treguar çfarë ndodhi brenda selisë së “Frymës së Re Demokratike”, ku edhe u përplas me Policinë Bashkiake. Në fjalën e tij, i ftuar në televizonin e familjes Berisha “Zeni.Tv”, Meta tha se kishte shkuar për të marrë vesh çfarë kishte ndodhur por ishte provokuar nga një i veshur civil.

Nuk ka pse të ishte inskenim politik. Nuk provokuam asnjë incident. Mua më shoqëronte Panariti, ishte rastësi se kishim lënë një takim me specialiste bujqësie në malin e Dajtit.

Ishim rreth shoqëror e miqësor. Kam parë titrat, zoti Shehu me kishte marrë disa herë. Mora zëdhënësin tim dhe i thashë mos hajde, po merru pak të bëjmë një reagim. Kur kam qenë në bulevard. 

Më mori zoti Shehu, i thashë ‘ore ça po ndodh’. Po mirë i thashë po vij, isha me një makinë të thjeshtë fare.

 I thashë ngjitemi lart se nuk do sqaroheshim në rrugë. Kishte përpjekje për të më penguar mua dhe kur hipim lart në ato momente një person civil, i skeduar godet drejtuesin e FRD të Tiranës dhe përplaset me personat që më shoqëronin mua, me fjalor ordiner. 

Aty e kuptova që nuk mund të duroja më se mu kujtuan banorët e Astirit, ata të Bregut të Lumit. Më kapi dhe mua ajo dallga, po shyqyr ishte Panariti që më qetësoi, dhe jo Tedi Blushi,”– tha Meta.

7 komente në “Përplasja me Policinë tek FRD, Meta tregon si u çmend: Më kapi ajo dallga, po shyqyr ishte Panariti që më qetësoi dhe jo Tedi Blushi”

  1. Mani says:

    Tani prisnin edhe Pak se ilir Meta dhe lepirsi e ti do thone qe eshte vidjo fallco siqe Thane per vidjon Kure ishte duke vjedhur 700 mi evro

  2. Mos te harrosh qe neser futı nje skenare tjeter,se edhe me kete del krejtesısht zbuluar, Mandej Tedı Blushın pse e mbane kur nuk eshte per pune,Rolın epıromanıt e ke luajtur aq mıre sa edhe nje artıst ı Hodhıvudıt do ta kıshte lakmı,

  3. saliu says:

    RROFTE ILIR presidenti RROFTE
    Emri i tij u trashegofte
    Shakaxhiu i njerezimit
    Si sternip i Nastradinit

  4. Kapterri says:

    Të paska kap klimaksi në vënd të Monës

  5. saliu says:

    po pse nuk e postoni

  6. Po ketij ke version t’i besojme , 1 rastesisht , 2 me lajmeroi (urdheroi) Saliu , 3 rruga per ne Dajt kalon nga FRD ja ?!!!
    Neser, dite e re , version i ri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje