Sot është afati i fundit në KQZ, që duhet të regulloheshin gabimet në lista.
LSI dhe PS nuk patën proleme dhe bënë korrigjimet e tyre, ndërsa PD ka këmbëngulur të shtojë pafundësisht numrin e deputetëve në lista, duke tejkaluar tavanin e vendosur nga ligji.
Bilushi i Metës filloi ta analizojë këtë fenomen.
Shqetësimi i lindi, kur pa listën e Qarkut Gjirokastër, ku Bilushi dyshon se kjo gjë është bërë kundër LSI-së.
Nga 4 deputetë që ka Qarku, PD ka çuar 9 kandidatë për deputetë, ndërkohë që fiton vetëm 1.
Sipas llogarive që janë bërë, nëse PD, falë disa vota nga ato që ka tepër Tavo, atëhere fiton 1 deputet, dhe bashkë me LSI dalin baraz me PS.
Por fakti që PD ka vënë 9 kandidatë, e bëri Bilushin të dyshojë se Tritani kërkon të mbledhë sa më shumë vota për vete, me qëlim që votat të mos ikin tek Tavo, ose tek ndonjë kandidat tjetër brenda listës, që nuk është i tij.
Kjo e mërziti shumë Bilushin, i cili është përpjekur që disa zona të PD-së, si p.sh Përmeti, të punojë për Tavon, pasi PD-së i dalin aq vota sa duhen për një deputet.
Këtu Luli i ka prerë në besë.
Arsyeja e dytë e kësaj shumice deputetësh lidhet me strategjinë e Doktorit, për të mos ndryshuar listat.
Duke futur shumë deputetë, votat coptohen dhe askush nuk merr dot 10 mijë vota të thyejnë listën.
Përmes kësaj strategjie, Doktori mbron listën që ka firmosur dhe nuk ka surpriza nga deputetët që nuk e honepsin dot atë.
Përmes kësaj strategjie votat coptohen dhe mbrohet lista e partisë.
Kjo ju duk një taktikë e zgjuar e Doktorit, por që po krijon konfuzion tek LSI, se Metës i duket taktikë kundër tij.
Me shpresë se këto gjëra do t’i sqarojë Luli pas takimit në KQZ-së, Bilushi vendosi të mos bëjë reagim publik.
PS dhe LSI po garojne te vetme, prandaj i dorezojne listat shpejt;
PD nuk i mjaftojne 140 vende, pasi eshte uragani qe do te triumfoje me 99 partite e bashkuara te Shqiptareve, nen udheheqjen e Trimit te maleve te Tropojes, Drakules se Vicidolit, Sali Vuk Berishovicit.
Berisha esht sllav ndersa dardanet nga azia e vogel dhe gati njesoj me greket genetikisht.., hajde gjeje kush eshte rrace me e keqe