Emiratet testojnë reshjet e nxitura nga elektriciteti

18 Mars 2021, 18:01Lifestyle TEMA

Dronë që gjenerojnë shiun. Kjo është shpikja që pritet të testohet së shpejti në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dronët fluturojnë në re dhe me anë të një goditjeje elektrike i nxisin ato të prodhojnë shi.

Në Emirate përdoret tashmë ajo që njihet si teknologjia e mbjelljes së reve.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mesatarisht vetëm 100 mm në vit dhe kanë nevojë për shumë më tepër.

Në vitin 2017, qeveria akordoi 15 milionë dollarë  për nëntë projekte të ndryshme për rritjen e reshjeve të shiut.

Shkencëtarët në Universitetin e Reading po drejtojnë njërin prej këtyre projekteve.

Konkretisht, ai synon të ndryshojë ekuilibrin e ngarkesës elektrike në pikat e reve, shpjegoi Prof Maarten Ambaum.

“Reshjet po reduktohen në mënyrë drastike në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe qëllimi i kësaj është të përpiqemi t’i nxisim”, i tha ai BBC.

2 komente në “Emiratet testojnë reshjet e nxitura nga elektriciteti”

  1. Kete studım e vazhdonı ne bashkepunım edhe me shkencetaret RuseSe para dısa vıteve kame lexuar se kıshın avancuar ne kete drejtınPor gjeopolıtıka e la ne mes arrıtjen e ketıj studımı

    1. ARABI says:

      Po patjeter ,
      Ju falenderojm per sugjerimim ,
      Mundsisht po pate ndonje numer tel ose email te shkencetarve ne fjale qe mund ti kontaktojm do ishte super ,

      Te fala

      Sulltani i Dubait

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje