Dyshimi që Europa injektoi te një vaksinë që nevojitet më shumë se kurrë

20 Mars 2021, 20:46Bota TEMA

Dyshimet për mpiksjen e gjakut si efekt anësor i vaksinës AstraZeneca e shtynë Gjermaninë të radhitej ndër vendet e para që pezulluan vaksinimin me AstraZeneca. Pa asnjë konsultim, presidenti i Këshillit Europian, si shumë zyrtarë të tjerë të BE-së, mbajti të njëjtin qëndrim. Vendimi shkaktoi një reaksion zinxhir që jo vetëm zbuloi kaosin e programit të vaksinave, por minoi vetë institucionet që e drejtojnë atë. Vende të tjera u ndien të detyruara të ndjekin shembullin e Gjermanisë dhe të ndalojnë vaksinimin, duke shkuar kundër këshillës së Agjencisë Evropiane të Barnave.

Kjo e fundit vendosi disa ditë më pas se rreziqet nga efektet anësore të vaksinës ishin shumë të vogla në krahasim me benefitet. Vendimi i Gjermanisë për të ndaluar fushatën e vaksinimit me AstraZeneca erdhi në një kohë të papërshtatshme, duke e kaluar në pauzë procesin në një kohë kur Europa po përballet me një valë të re infeksionesh, që i ka detyruar vendet të vendosin një sërë kufizimesh.

Kjo fushatë kaotike gjithashtu kërcënon të godasë fort besueshmërinë e BE-së, si në nivel global, ashtu edhe me qytetarët e saj, dhe të vonojë rihapjen e ekonomive të shkatërruara të Evropës. 27 shtetet e BE-së të marra së bashku kanë vaksinuar deri tani vetëm 8.3% të popullsisë së tyre krahasuar me 39% në Mbretërinë e Bashkuar dhe 23% në SHBA, sipas Bloomberg Vaccine Tracker.

Pyetja është se si Blloku do të dalë nga ajo që është pa dyshim prova më e madhe e unitetit.

Gjithashtu, ekziston rreziku gjithashtu që “farat e freskëta” të dyshimit të kenë shkaktuar dëme të qëndrueshme në një vaksinë që po përdoret në të gjithë botën dhe është kali i betejës në luftën me pandeminë. Vetëm disa ditë pasi morën miliona doza të AstraZeneca përmes Covax, struktura e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të siguruar doza për vendet e varfra, vendet nga Indonezia në Republikën Demokratike të Kongos ndoqën shembullin e Evropës dhe ndaluan përdorimin e saj.

Pezullimi i vaksinës AstraZeneca ishte vetëm kapitulli i fundit në marrëdhëniet e dashurisë dhe urrejtjes së kontinentit me vaksinën e zhvilluar nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit. Gjatë dy muajve të fundit, udhëheqësit evropianë e kishin denigruar me radhë vaksinën si joefektive dhe e akuzuan kompaninë britanike-suedeze se nuk ia doli të çonte në fund furnzimin me dozat e premtuara, madje duke kërcënuar edhe se do ta hidhnin në gjyq.

Fushata europiane e vaksinimit është karakterizuar nga problemet që nga fillimi, duke nisur me vendimin për të bashkuar prokurimet në 27 vendet anëtare, një strategji që synon qasje të drejtë, por një që ngadalësoi përpjekjen e BE-së për të finalizuar kontratat e vaksinave. Autorizimi i vaksinave nga EMA gjithashtu ngeci, duke vonuar fillimin e programit.

Evropa tani përballet me një betejë të vështirë për të bindur qytetarët ta bëjnë vaksinën.

4 komente në “Dyshimi që Europa injektoi te një vaksinë që nevojitet më shumë se kurrë”

  1. ?????? says:

    Gjergj FISHTA, poeti i madh i KOMBIT Shqiptar, ka shkruajtur si me porosi (më aktuale si sot, asnjiherë tjetër), si :
    Moj Evropë,
    Moj kurva e motit,
    Që i re mohit, (mohove)
    Besës dhe Zotit…..
    …………..
    Komentet e tjera, janë pa vlerë.

  2. Jovan Bregu says:

    Artikulli eshte marre qellimisht nga nje e perditshme konservatore Britanike qe lavderon Angline dhe denigron Europen.
    Por gjerat ne te vertete nuk jane ashtu sic thuhet ketu.
    Firma AZ po akuzohet hapur se ka shitur vaksinat nga dy dhe tre here. Pra ajo ka shitur me shume se sa kapacietet e saj . Ka bere tregeti si Rrapush Hoxholli qe shiste apartamentet nga 2-3 here.
    Farma AZ eshet anglo-suedeze. Por Suedia edhe pse EMA e lejoji vaksine AZ , nuk po e rifilloi vaksinimin. Pse ?
    Nga vaksina AZ deri me sot kane vdekur nga ishemia cerebrale 9 persona , kryesisht femra, te moshes 24-30 veç ! Gje e padegjuar !
    Por qelbesirat britanike nuk i thone keto gjera.
    Natyrisht qe edhe Qeverise Shqiptare dhe autoparlanit te saj TEMA, nuk ju intereson te thone keto te verteta.!

  3. Pd rrumpalla says:

    Dhe të vërtetën e the ti. …..GIOVANI BREGU.
    Ja më thuaj more mikrofon i PD, para 1-2 vjetësh , pa filluar jo më vaksina, po pa pllakosur akoma COVID, sa veta pësonin mpiksje gjaku me satistika meqenëse ti di se çfarë ka ndodhur, dhe flet me të dhënat e numrat e Sali Mjekër cjapitë, Tit Pinokut e Tritan Preshit. Mos ua mërzit se ka akoma presh, do ti përdorni në 25 Prill mbas mesnate për të ç bllokuar lavamanët.

  4. ?????? says:

    Krushqi me Jovaaaaaaan Breguuuuuuuun ??? !!!
    Mos o zot, kurrrrrrëëëëëë.
    O jovan, sa për sefte, turp të të vijë. Ne Shqiptaret, kemi një shprehje,,i gjalli me të gjallët,mdhe i vdekuri me të,vdekurit. Ti dhe kush të jep paratë,e të jep mënd, qënkeni, pa dinë e pa imam. Qënkeni tamam si gjysma e drejtuesve të PIDHISË, b…..qira. Më hape,oreksin që në mëngjes, duke ngacmuar të vdekurit,në varr.
    E dyta, ato që thua, për vaksinën AZ, nuk qendrojnë. Ata nuk i kanë shitur nga dy e tre herë vaksinat. Lexoni mirë në anglisht se,çfare,shkruhet, e jo,të,lexoni me anglishten e Vuçidolit. OK ?
    Ulën prodjimin, mbasi Evropa, si “KURVA E MOTIT, QË I RA MOHIT , BESËS DHE ZOTIT”…… (poezi e Gjergj Fishtes), për interesa meskine tregtare dhe gjeopolitike, mbasi Anglia doli nga Europa (Brexit), i bënë bllokadë vaksines AZ që prodhohet në Angli. Kaq për sqarim, edhe për ata që nuk e dijnë.
    Të tjerat, i,dini vetë ju të,dyqanit të byreqeve në,katin e dytë të SHQUPIT, me Salianjin, Hasën, Dumën, Bashën dhe kryeshefin,famëkeq Sali Berisha.
    Nashti, purdhu e mos ha më mut o Jovan Bregu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje