Ministrja e Shëndetësisë ishte paraditen e sotme në Kukës, ku inspektoi punimet në Spitalin e ri të Urgjencës, sallat e Kirurgjisë dhe Materniteti i ri, si pjesë e transformimit të korpusit spitalor.
Manastirliu nënvizoi se ky është një investim shumë i rëndësishëm dhe i shumëpritur për qarkun verilindor dhe që shumë shpejt pritet të vihen në punë. Nga ana tjetër ministrja nënvizoi se procesi i vaksinimit anti-COVID po vijon, dhe se në të gjithë vendin tashmë janë më shumë se 10 mijë arsimtare të vaksinuar.
‘Në Spitalin Rajonal të Kukësit shumë shpejt përfundojmë punimet në pjesën e parë të projektit që është Shërbimi i Urgjencës, ku tashmë presim që të finalizohet dhe të vihet në punë.
Në njërën pjesë kanë filluar dhe po vijojnë punimet për maternitetin e ri të Kukësit dhe gjithë shërbimet e tjera në pjesë anësore të korpusit. Puna jonë nuk ka ndalur në asnjë moment pavarësisht pandemisë.
Ndërkohë që vijojmë me vaksinimin e të gjithë arsimtarëve në Kukës. Vijojmë në të gjitha pikat e përqendruara dhe ato të moshës 80 vjeç, tashmë janë më shumë se 10 mijë arsimtarë që janë vaksinuar, dhe në ditët e javshme do të vijojë në mënyrë intensive. ‘- tha Manastirliu.
Gusto e Rames dhe ministrave te PS,per te zbukuru maskat me lule,si makinat e Pakistanezve,te zbukurume me tantella , luledhe dhe fotograi !
Gusto e Rames dhe ministrave te PS,per te zbukuru maskat me lule,si makinat e Pakistanezve,te zbukurume me tantella , lule dhe dhe fotograi !
ja nje njeri qe i ka thene ndergjegjes se vet “ik pirdhu”