Alarmuan familjarët, dy vajzat e vogla mbeten të bllokuara në tren

22 Mars 2021, 12:08Lifestyle TEMA

Një natë ankthi për dy të mitura dhe familjarët e tyre. 12-vjeçarja Amy Greenan, dhe shoqja e saj kaluan një ditë ndryshe në Glasgow.

Më pas, ato i hipën një treni për tu kthyer në shtëpitë e tyre në Balloch në Skoci por gjatë rrugës i zuri gjumi. Të miturat nuk u pikasën nga stafi dhe kështu mbetën të bllokuara për gjithë natën.

Familjarët u alarmuan dhe telefonuan policinë, e cila nisi kërkimet menjëherë.

Nëna e Amyt, Bonnie Louise Greenan, tha për Scottish Daily Record se të nesërmen në mëngjes dy vajzat ishin gati të thyenin një dritare për të shpëtuar.

Por, fatmirësisht ato kishin parë një kalimtare, e cila lajmëroi policinë dhe vajzat u kthyen pranë familjeve të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje