Topalli akuzon kreun e PD: Zhduku të djathtën! Të hetohet pasuria e Bashës, Metës dhe Ramës

24 Mars 2021, 16:18Politika TEMA

Nga nesër për Jozefina Topallin nisin 30 ditët e fundit të betejës së saj më të rëndësishme politike, një betejë kundër klasës ekzistuese politike, ose siç i quan ajo tre kryetarët.

Topalli nuk synon të marrë 71 mandate, raporton Vizion Plus, por në mënyrë të qartë ajo kërkon të marrë mandate aq sa për të përcaktuar kryeministrin e ardhshëm të vendit

“Besojmë se do të bëhemi faktor i rëndësishëm për t’i larguar nga skena politike dhe për të filluar procesin e krijimit të një elite të re politike.

Boll më me 3 persona që në 3 dekada kanë vendosur çdo gjë dhe kanë pasur një impakt që ka shpartalluar jetën e shumicës së shqiptarëve”, deklaron Topalli!

Topalli hyn në këtë fushatë me tre parime kryesore; lufte kundër korrupsionit, beteja kundër papunësisë dhe sfida për rend e siguri.

Dhe kur bëhet fjalë për korrupsionin, Topalli ka një ide se ku duhet të nisë vetingu.

“Pse nuk fillojmë pak prej hetimit të pasurisë të 3 kryetarëve të partive. Le të fillojmë njëherë këtu, sepse ata janë oligarkët e vërtetë.”

Por edhe pse beteja e saj është kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës; Jozefina Topalli është e djathtë dhe lëvizja e saj është e djathtë.

9 komente në “Topalli akuzon kreun e PD: Zhduku të djathtën! Të hetohet pasuria e Bashës, Metës dhe Ramës”

  1. Daniel says:

    Po Saliut ?!

  2. qytetar says:

    Vone bre shume vone u kujtove !!!!
    Po ti brenda tyre ishe .
    Zonja e hekurt….
    ….qe urdheronte….
    KAPENI PER ZHELESH.
    …dhe ke nje pasanik…
    …Imagjino nje qytetar normal.
    Edhe Fitorja Juaj do ishte ..
    FATKEQESI…..

  3. vilma says:

    Hetimi i pasurive duhet te filloi nga Sali Berisha, Like floriri dhe te gjith politikes majtas e djathtas por e ndershme do te thonje moj zonja Topelli qe dhe ti te ishe ne liste se boll ke vjedhur….

  4. Dean says:

    Po ti,moj zhele,vendose me u bo virgjëreshë në kët moshë? I harove bëmat e tua?

  5. K says:

    Po cfare per Jozin! Ju mendoni se Josi s’ka marre krunde nga Saliu? Ishte nje kohe kur ne Shkoder ndertonte vetem Josefina!

  6. 007 says:

    kjo zhelefina , ka harru salen; e pasurin e vete rrestii me dyqane ne qender te shkodres , e + 2 vila gjigante ne theh , e me femije te shkolluar ; ne parise e milano; kete me e zhvesh para se don me u riciklu.

  7. Baca po nxjer geshtenjat nga zjari , me duart e Jozefines .

  8. ida says:

    Mos perjashto veten, nuk ke rene nga qielli!

  9. Tironci says:

    Edhe pasuria jote te hetoet bashk me kta qe thua , se dhe ti ke vjedh dhe tjetersu pasuri si te ka dash bytha xhozi , ishte koha zheles , apo harrove , ku harroesh ti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje