Basha tregon sakrificat dhe lutet: I kam rënë vendit cep më cep, jam lodhur. Kam nevojë për ju

25 Mars 2021, 19:00Politika TEMA

Një mbrëmje hyjnore të bashkimit e ka cilësuar Lulzim Basha mbledhjen e militantëve të tij në sheshin ‘Nënë Tereza’ në kundërshtim me masat anti-covid.

“Vetëm 31 ditë na presin për të nisur rrugën e punësimit, integrimit dhe ndryshimit.

Ne jemi këtu sepse ju keni marrë një vendim të rëndësishëm, që të hapni një faqe të re të historisë. Familja jonë e madhe ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim rrënjësor” – tha Basha.

Kreu i PD vijoi më tej duke u shprehur se krenari kombëtare duhet kthyer në vendin që i takon.

Ai tha se pasuritë e kombit po grabiten dhe një mendje e errët po tenton të mbjellë frikën në popull.

“Ne po bëjmë një sakrificë. Ne po shkulim një kastë që ka vendosur të përvetësojë për interesat e veta të gjitha pasuritë.

Po luftojmë kundër një grushti njerëzish që janë gati të bëjnë gjithçka. Por ne po zhvillojmë një betejë tjetër, një betejë brenda vetes. Sepse e di që pas 8 vitesh keni një zhgënjim me qeverisjen” – tha ai.

Lulzim Basha shtoi se për muaj të tërë ai ka shkuar në çdo cep të vendit ku ka ndjerë etjen për ndryshim.

“Kam prekur me duart e mia shpresën. Kam folur dhe kam shpjeguar se gjërat mund të shkojnë më mirë. Kam njoftuar në çdo derë se ndryshimi po vjen” – u shpreh Lulzim Basha.

5 komente në “Basha tregon sakrificat dhe lutet: I kam rënë vendit cep më cep, jam lodhur. Kam nevojë për ju”

  1. tani11 says:

    Ketij vendi ti i sherben vetem ne litar! Bashke me dr Penecilinen dhe sorollopin e tij! Kurv! Esad Pasha do iu kish pas zili!

    1. L'imperatore Diocleziano says:

      Ky Ka prekur me duart e tija shpresen. Ka njoftuar si mesaxher se po vjen ndryshimi. Po ndryshimi po vjen. +4 vjet te tjera per Ramen. Ti je lodhur Lul, shko fli gjume.
      Prandaj s’ka shprese me ne Shqiperi se e preke ti.

  2. Merja Like dhe njehere says:

    Ti ke pjerdhur or cun ,me mend e tua nuk arrin as ne hale.

  3. 007 says:

    te palloshin gomert kriminel , hajdut ;

  4. Mondi says:

    Po nuk kemi ne nevoje per ty, duhet te japesh llogari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje