ANALIZA: Greqia dhe Turqia në prag të luftës, si mund të zgjidhet konflikti mes tyre

26 Mars 2021, 11:24Rajoni TEMA

Nga Michael Tanchum, Foreign Policy

Konflikti i përshkallëzuar midis Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun Lindor, bazuar mbi një mosmarrëveshje të vjetër mbi kufirin detar, është duke u shndërruar në një makth gjeopolitik për NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Më 21 shkurt, Franca dërgoi aeroplanmbajtësen e saj bërthamorë për të patrulluar për disa muaj në Mesdheun Lindor, si një shfaqje e forcës në mbështetje të Greqisë. Athina, e zhgënjyer me shumë prej partnerëve të saj të tjerë të BE-së për shkak të qasjes së tyre “pajtuese” ndaj Turqisë, ka mobilizuar një nivel të paparë mbështetje ushtarake nga Egjipti, Izraeli, Arabia Saudite, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një Turqi, që mban 30.000 trupa në veri të pjesës së ndarë sipas linjave etnike të Qipros,  po këmbëngul tani që vendi anëtar i BE-së të ndahet për të krijuar një shtet të pavarur turk. Konflikti është serioz, po ndodh në mesin e Evropës, dhe po e zbeh solidaritetin mes vendeve të NATO-s.

Brukseli dhe Uashingtoni duhet të tërheqin sa më parë një vijë kufitare mes Ankarasë dhe Athinës, për t’i dhënë fund para se të jetë tepër vonë mosmarrëveshjes së tyre. Po ku?

Një nga problemet për Turqinë është e ashtuquajtura e Harta e Seviljes mbi kufijtë e detarë të Mesdheut Lindor.

E emërtuar sipas një harte të porositur nga BE tek Universiteti spanjoll i Seviljes, ajo ofroi kufijtë më maksimalë të mundshëm për Greqinë dhe Qipron në kurriz të Turqisë, duke përdorur vijën bregdetare të çdo ishulli grek të banuar, pavarësisht vogëlsisë së tij apo edhe afërsisë nga bregdeti turk.

Veçanërisht i diskutueshëm në këtë hartë ishte përdorimi si referencë i ishullit të Kastellorizo, një ishull shumë i vogël vetëm 1 milje larg bregdetit turk, në përcaktimin e kufirit detar Greqi-Turqi.

Harta e Seviljes e pasuar u bazua në Konventën e OKB-së mbi Ligjin e Detit (UNCLOS), që në nenin 121, përcakton se bregdeti i një ishulli, që mund të “mbështesë jetesën apo jetën ekonomike të njerëzve” gjeneron një shelf kontinental dhe një Zonë Ekskluzive Ekonomike (EEZ), njëlloj si çdo formacion tokësor bregdetar.

Por në të njëjtën kohë, UNCLOS siguron parimin e barazisë, dhe ligji ndërkombëtari bazuar në të krijon edhe mundësinë e shmangies së nenit 121, kur zbatimi i këtij të fundit krijon një shkelje të pajustifikuar në zonën e një bregdeti kontinental.

Ankaraja nuk e ka hulumtuar kurrë këtë rrugë për rregullimin e Hartës së Seviljes, pasi ajo nuk është nënshkruese e konventës në fjalë. Në vend të kësaj rruge, Turqia gjeti një partner ndërkombëtar me të cilin do të hartonte hartën e vet.

Në vitin 2019, Ankaraja nënshkroi një marrëveshje për kufirin detar me Libinë, dhe saktësisht me qeverinë e Tripolit, e cila ka krijuar një hartë që përcakton një zonë detare maksimale për Turqinë, duke ia mohuar ishujve grek të drejtën e shelfit kontinental apo të Zonës Ekonomike Ekskluzive.

Marrëveshja ka përcaktuar kufirin vetëm në një segment detar prej 18.6 miljesh midis Turqisë dhe Libisë. Por e projektuar në atë formë, harta e Ankarasë dhe Tripolit, e ndan të gjithë atë zonë detare ekskluzivisht ndërmjet Turqisë dhe Libisë.

Harta e Turqisë do të jetë në çdo rrethanë e pavlefshme, përderisa 3.219 milje katror det pranë ishullit të Kretës, pikërisht në mesin e asaj zone detare do të gjenerojë pa dyshim një Zonë Ekonomike Ekskluzive për Greqinë.

Përplasja midis këtyre 2 hartave, e ka vendosur Mesdhenun Lindor në syrin e një stuhie gjeopolitike. Si Ankaraja ashtu edhe Athina duhet që të tërhiqen nga kërkesat e tyre maksimaliste. Nëse e bëjnë këtë, progresi në zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje, mund të shënojë edhe rifillimin e negociatave të bllokuara për ribashkimin e ishullit të Qipros. Por në qoftë se ato nuk e bëjnë këtë gjë, një krizë e përshkallëzuar mund të pllakosë gjithë rajonin.

Për të kuptuar se si mund të caktohen kufijtë në fjalë, të dyja palët duhet të shohin sesi u zgjidh një mosmarrëveshje e ngjashme mes Bangladeshit dhe Mianmarit. Edhe pse Gjiri i Bengalit mund të duket tepër i largët nga Mesdheu Lindor, që të dyja rajonet detare janë të pasura me rezerva të gazit.

Ishulli i Kastellorizo, përkatësia e të cilit është në thelbin e mosmarrëveshjes Turqi-Greqi, ka shumë ngjashmëri me ishullin e Shën Martinin në Gjirin e Bengalit. Me një sipërfaqe 14 milje katrorë dhe i banuar nga 4000 njerëz, ai është pika gjeografike më jugore e Bangladeshit.

Një destinacion turistik shumë i preferuar për shkak të plazheve koralore, ai ndodhet vetëm 5 milje larg bregdetit të Mianmarit. Ishulli grek i Kastellorizos, është më i vogël se sa ai i Shën Martinit, dhe ndodhet shumë më pranë bregdetit turk.

I bërë shumë popullor për turistët falë filmit italian të vitit 1991 “Mesdheu”, ishulli vetëm 3.6 milje katrorë, banohet nga jo më shumë se 500 njerëz. Por ky ishull është përdorur gjithashtu për të përcaktuar kufijtë detarë shumë pranë brigjeve të Turqisë.

Ndryshe nga rivaliteti në Mesdheun Lindor, Bangladeshi dhe Mianmari e çuan mosmarrëveshjen mes tyre në Gjykatën Ndërkombëtare, e cila në vitin 2012 e hodhi poshtë argumentin e Mianmarit, që përdori një logjikë të ngjashme me hartën e Turqisë. Gjykata përcaktoi se ishulli i Shën Martinit, ishte i banuar dhe përmbante elementët e duhur  ekonomikë për jetesën e njerëzve.

Për këtë arsye ky ishull do të gjenerojë një zonë detare prej 5.019 milje katror për Bangladeshit në kurriz të Mianmarit. Duke pasur parasysh se një hapësirë e tillë “do të shkaktonte një shtrembërim të pajustifikuar” të kufirit detar, gjykata iu referua parimit të barazisë, dhe në fund vendosi që ishulli të mos ketë asnjë efekt në përcaktimin e shelfit kontinental apo Zonës Ekonomike Ekskluzive.

Pas këtij precedenti, ishulli i Kastellorizos nuk duhet të përdoret përcaktimin e vijës kufitare detare midis 2 vendeve. Në të njëjtën kohë, neni 121 i UNCLOS mund të zbatohet ende për ishujt më të mëdhenj të Greqisë në rajon. Edhe pse as SHBA-ja dhe as BE-ja nuk mund të caktojnë një vijë kufitare që t’u imponohet Turqisë dhe Greqisë, tensionet në përshkallëzim mes Ankarasë dhe Athinës janë bërë të padurueshme për funksionimin normal të NATO-s dhe unionit.

Pas përplasjes së gushtit të vitit të shkuar mes luftanijeve turke dhe greke në afërsi të Kastellorizo, Këshilli i Evropës dhe BE vendosën një pezullim 3-mujor të aktiviteteve në zonë për të lejuar nisjen e negociatave të ndërmjetësuara nga NATO.

Por nuk ka ende asnjë shenjë të qartë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes detare. Pas rastit të Gjirit të Bengalit, Uashingtoni dhe Brukseli mund të këmbëngulin që negociatat midis Turqisë dhe Greqisë të përfshijnë disa gjykime formale të pranueshme për të dyja palët, por negociatat duhet të nisin duke  marrë parasysh këtë rezultat të mundshëm. /Përktheu: Alket Goce-abcnews

Shënim: Michael Tanchum, është profesor në Universitetin e Navarras në Spanjë.

20 komente në “ANALIZA: Greqia dhe Turqia në prag të luftës, si mund të zgjidhet konflikti mes tyre”

  1. Alban says:

    Greqia ka patuar mbeshtjete nga Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe. Greket te arabet vene kur jane ne halle. Po dihet qe gjaku therret gjakun. ? Ku jane ato trimat qe na bejne komente ketu ne forum.
    E thene kjo nje lufte ndermjet Turqise dhe Greqise si duhet askujt, e aq me pak shqiptareve. Se ne si durojme keta ne gjendje paqe jo me ne gjendje lufte qe do bejne poca.

    1. Kalec Dega says:

      Lufte nuk do kete, do ishte e pamundur…sidoqofte, pavaresisht se Turqia ka ushtri te madhe dhe me arsenal te fuqishem, ne det, Greqia ka prioritet,…se vetem me tragete, pushton gjithe Turkine e Arnauteve, lol
      =
      Si puna e Slobodanit, qe vetem me gjahtare mbrriti ne Kukes…….ene Kuksjanet morren arratine, lol

      1. Taulant says:

        Te ishte me e fort Greqia do ta kishte sulmuar.
        Greqia nuk e mposhti dot ne 1921 kur kishte mbas Francen,Anglin &Co e jo me ne 2021 kur eshte katandisur nje kafshite per Turkun.
        Po shteti Grek edhe pse ndjehet superior mashtron popullin sikur jane superfuqi helmon te rinjt me plot mitologjira e plot budalleqe te tjera eshte realist .
        Ka frike te sulmoj Turqin sepse perfundon si Qiproja ne 1974 apo si cmenduria e 1921.

      2. Alban says:

        Ja bravo! Foli ky gjeneral i flotes se peshkarexhave te Helladhes. ?

        Ke pare ndonje lufte qe te behet ne det more kamardare? Cfare Turkie u pushtoka me tragete more debil? Dmth do vete greku me tragetet e tij deri ne Turqi e pastaj do i thote Turkut hajde ne traget se ta tregoj une? S’do zbresi fare ne toke thua ti? Apo do i marrin tragetet ne krahe e do ja plasin turkut ne surrat? Ah pika qe s’ju bie, cfare strategesh pordho interneti.

        1. Angjelini says:

          I nderuar Alban, mos u lodh te argumentosh me njerz me inteligjence zero. Ashtu siq e ceke edhe ti, digjitalizimi i ka keto. Lufta do ishte shkatrrimtare per te dyja palet pasi do i falimentonte te dyja shtetet pa harruar humbjet njerzore. Une nuk kam asnje arsy te mbaj krahun e njerit apo tjeterit pasi per ne shqiptart si Greqia po ashtu Turqia kane punuar me shekuj kundra nesh. Por ama, kjo nuk me pengon te them se Turqise i eshte bere padrejtesi ne lidhje me ndarjen e ishujve. E imagjinon qe nje ishull sa gjysma e stambollit ta kete kufirin me pak se dy milje nga bregu kontinental Turk ndersa Greqia eshte mira milje larg? Sa per sqarim, per ata grekofilt ketu, une rrjell nga nje familje katolike megjithse per mua shqiperia eshte mbi te gjitha.

    2. Noris says:

      Te gjitha bankat greke jane prone e fondeve te Katarit Emirateve e Arabise Saudite . 100% .

      1. Alban says:

        Po mo po, e kuptoj. Una razza una faccia, thote taljoni. ? Po ketu tek Meroja dalin nja ca te pataksur e shajne shqiptaret, nderkohe qe kane arabin brenda ne gji. ?

  2. Greqia i ka zgjatur me shume se duhet Veshet nga gjuha i ka dal e gjitha jashte ,
    i karikuar ne cdo kohe nga pas prej Kurves Plake .
    Eshte koha te tregoj e vetme ,sa i vlen lekura prej zigani te pabese !

  3. Greqia i ka zgjatur me shume se duhet Veshet nga gjuha i ka dal e gjitha jashte ,
    i karikuar ne cdo kohe nga pas prej Kurves Plake .
    Eshte koha te tregoj e vetme ,sa i vlen lekura prej zigani te pabese !

  4. Taulant says:

    Nuk eshte ceshtja e detit .
    Problemi eshte diku tjeter.
    Franca nuk pranon rrolin e ri te shtetit Turk ne Mesdheun Lindor , Lindjen e Mesme, Azin Qendrore e Afriken e Veriut.
    Koke turku do behet Greqia qe ka zero peshe ekonomike e politike sot ne Evrope e me gjere.

  5. Matrapiku says:

    .
    Nuk ka asnje mundesi qe Tourko arabet te futen ne lufte me ne
    .
    Ato e ndjejne aromen e humbjes dhe poluten kancelerive te gjithe botes qe te nderhyjne te zbusin zemerimin e Heladhes
    .
    Erdogani po kerkon strehim politik bile ka afrouar mbi 10miliard usd per kete por te gjithe stepen se e dine pergjigjen e akejve
    .
    Atij i del pernate si makth i keq ne ender Qipro qe vetem nje kompani helene hodhi ne det pa shtire nje fishek nje armate te tyre tourkoarabe
    .
    Prandaj vini mend ju tourkoalvanos e kujdes se brenda 24 oreve caktojme Dervicanin kryeqytet te Shqiperise e ju beqira ju intenojme ne majat e kaukazeve
    .
    Dervicani eshte Jerusalemi i dyte .te gjithe banoret jane bjond me sy bojeqielli ndryshe nga ju ezmere anatoliane me emrin e peshtire arnaut

    1. Taulant says:

      Debil vaxhdo qendro ne manastir e enderro sa te perfundosh ne goje te ujkut.

  6. Evolution says:

    Kokën le të hanë të dyja bashkë, në të sëmës të shkojnë.

  7. Iliria e bashkuar says:

    Neni 121 mund te humbase Shqiperia ?

  8. Erdogan says:

    Politikani Zoti Faik Oztrak tha ne Kuvendin e Tur-qise dje ne 25 Mars.
    Sulltani vrau 44 Vezire.
    Deri dje dikush qe donte te mallkonte dike thoshte u befsh Vezire.
    Kurse sot i themi te behet Kryetare e Qendres Bankare.
    Kater te tille “Sulltani” Erdogan i hoqi nga detyra.
    Sa per ty me comentin Evolution,kush te ka ne refene ty o i mjere.
    Arnautia me gra te mbuluara si Afgani-stani 1913en bile deri ne 1939en u krijua per te balancuar dhe shfrytezuar interesat e tyre imperialiste midis Serbeve dhe Grekeve,kur te paret d.m.th Serbet jane pushtues sic jane Turqit ne Ionia,Angleset ne Amerike qe quhet Sh.B.A ,Cifutet me perralla me Bibla,kurse te dytet d.m.th Greqia,Ilyret,Epirotet,Maqedhonasit etj kane qene ketu qe nga koha e Majmunit por kane pagezuar edhe kontinentin tone me Emrin Evropi.
    Dhe sipas Historise Greke ishte halla e Ilyreve qe kishin si Baba Kadhmon qe ndertoi Thiven afer Athines.
    Ju Arnautet kini ndonje “ankese” nga keto fakte?
    Kush ju pyet ju o Mavrinj me boje.
    Ju jini Geni-tsaros (fjale safi Greke) turq nga Ndergjegja,sa per gjithe Tur-qine eshte e krijuar nga Greke Orthodhokse Byzantine.
    Edhe Sulltan Murati i Dyte qe pushtoi Kostantinopolin e kishte Nenen Greke.
    Femijte e Ismail bej Vlores jane dhe Greke,jo se vete nuk ka patur gjak Epiroti Greke.I thone 1100 vjet Perandori Greke Bizantine.
    Por sipas “historianeve” te famshem te Arnautistanit nuk kishte “Greke,as Greqi” por nje popull qe fliste dhe shkruante Greqisht o te mallkuar,Egzistonte?
    Ju jini te Mallkuar o Mavrinj me boje qe ndroni Emrat turq ne Evropiane ashtu sic i ndron Kurva breket.
    Por mbiemrave turq nuk do i ndryshoni dot,jane si Bishti i Qenit.

    1. Evolution says:

      Prap ti evgjiti Anadollit me perrallat qe as femite e tu ste besojne dot .

  9. taso kume says:

    Nje gje dihet po filloj lufta Turqia do harije deri ne çameri ,do laj gabimin e bere qe mori çamet i çoje ne IZMIRE si mysliman dhe ndoqi gerqirat qe ishin ne Turqi si nderim popullsie,un jam pacifiste nuk dua luften se e paguajn popujt por Gerqia e ndersyer nga Franca po los me zjarin se TURQIT dhe ne KORE qe luftuan kokat e KOREAN VERIOREVE i priste me lopaten e xhenjerit.

  10. E vertete says:

    Erdogan….
    Gjithe ky mllef te vjen se je perdhunuar qe i vogel.

    1. Detari says:

      Ai ku ta gjeje te perdhunohet . Kopil perdhunimi eshte nga bejleret shqiptare bile mamate e tyre vinin me qef ke agai per nje kothere buke . Sikur gjithe minoritaret si ky te bejne adn asnje sdo dale si i biri i babait qe ka ne gjendje civile

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje