ANALIZA: Sa i rrezikshëm është aktualisht arsenali ushtarak i Koresë së Veriut?

26 Mars 2021, 13:34Bota TEMA

Nga Brad Lendon, CNN

Dy raketa balistike të lëshuara nga Koreja e Veriut, ranë pa shkaktuar ndonjë dëm në det të hapur ditën e enjte. Por ekspertët thonë se lëshimi i tyre është prova e mëtejshme se arsenali ushtarak në rritje i Kim Jong Un, paraqet një kërcënim të rëndësishëm për Korenë e Jugut, Japoninë, dhe madje edhe SHBA-në.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre aziatikë, e konsiderojnë Korenë e Veriut si një kërcënim të madh për sigurinë”- deklaroi që në fjalinë e parë Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë (CFR) në një raport të detajuar e të përditësuar mbi aftësitë ushtarake të Phenianit, botuar nëntorin e vitit të kaluar.

Ndoshta deklarata më shqetësuese në raportin e CFR është kjo:”Sipas vlerësimeve të analistëve, Koreja e Veriut mund të ketë më shumë se 60 armë bërthamore, dhe ka testuar me sukses raketa, që mund ta godasin Shtetet e Bashkuara me një armë bërthamore”.

Analistët thanë se raketat balistike që testoi të enjten Pheniani – prova e dytë në më pak se një javë – kanë të ngjarë t’i përkasin një kategorie me rreze më të shkurtër, ndaj nuk ka gjasa që të përbëjnë një rrezik për territorin e Shteteve të Bashkuara.

Por Japonia, aleatja më e rëndësishëm e Amerikës në rajonin e Paqësorit, dhe vendndodhja e shumë bazave ushtarake amerikane, që strehojnë një person prej dhjetëra mijëra trupash, u alarmua shumë.

Kryeministri Yoshihide Suga, e cilësoi lëshimet e 2 raketave, të cilat u nisën simbolikisht në drejtim të Japonisë, si “një kërcënim për paqen dhe sigurinë” e vendit të tij. Koreja e Veriut e ka treguar edhe më parë se zotëron raketa që mund të arrijnë lehtësisht Japoninë.

Në vitin 2017, ajo testoi 2 raketa balistike që fluturuan mbi Japoni përpara se të binin në ujërat e Oqeanin Paqësor. Po atë vit, Pheniani testoi raketën balistike ndërkontinentale (ICBM), Hwasong-15, që u ngrit drejt qiellit, përpara se të rrëzohej në ujërat pranë brigjeve japoneze.

Nëse do të kishte fluturuar në një trajektore standarde, David Wright, ekspert me Unionin e Shkencëtarëve të Shqetësuar, tha se raketa mund të kishte udhëtuar për një distancë prej 13.000 kilometrash.

“Një raketë e tillë do të ishte e aftë të përshkonte distancën e mjaftueshme për të goditur Uashingtonin dhe në fakt çdo pjesë të SHBA-së kontinentale”- deklaroi Wright në atë kohë, edhe pse shtoi se për shkak të rrezes, ndoshta raketa nuk ishte e pajisur me një mbushje të rëndë bërthamore.

Gjithsesi, edhe një mbushje e vogël bërthamore, mund të shkaktojë një masakër të madhe. Bombat atomike, që u hodh nga amerikanët në Hiroshima të Japonisë në vitin 1945, vrau 70.000 njerëz që në shpërthimin e saj fillestar, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë vdiqën dalëngadalë nga djegiet apo sëmundjet e shkaktuara nga rrezatimi radioaktiv.

Koreja e Veriut ka testuar me sukses bomba të barabarta me madhësinë e bombës së Hiroshima, dhe shumë më të mëdha sesa ajo. Tetorin e vitit të kaluar, Koreja e Veriut prezantoi në publik raketën e saj më të madhe, një version i përmirësuar i Hwasong-15që parakaloi nëpër rrugët e Phenianit në një platformë lëvizëse me 11 boshte, gjatë një parade ushtarake.

Duke folur pas paradës, Harry Kazianis, drejtor i studimeve koreane në “National Interest” me seli në Uashington, tha se raketa duket të jetë një ICBM e re me karburant të lëngshëm, që “është shumë më e madhe dhe më e fuqishme, se sa çdo gjë tjetër në arsenalin ushtarak të  Koresë së Veriut”.

Një raketë e madhe balistike ndërkontinentale, e prezantuar në një paradë ushtarake në tetor të vitit të kaluar, është më e madhja që ka Koreja e Veriut. Por raporti i CFR vëren se ndërsa kjo raketë nuk ishte testuar ende, aftësitë e saj reale mbeten të panjohura.

“Analistët thanë se ajo mund të mbante me vete mbushje të shumta bërthamore apo të rreme, për të ngatërruar sistemet e mbrojtjes raketore”- theksoi raporti. Koreja e Veriut ka testuar me sukses bombat bërthamore në 6 raste, në vitet 2006, 2009, 2013, 2 herë në vitin 2016 dhe në vitin 2017.

“Pas çdo testi, shpërthimet bërthamore të Koresë së Veriut, janë rritur në fuqinë e fuqinë e tyre”- theksohet në raportin e CFR. Sipas një studimi nga sizmologët e Universitetit të Kalifornisë në Santa Kruz, testi i vitit 2017 ishte me i madhi, dhe vlerësohet të kishte një fuqi prej 250 kiloton TNT.

Sa për krahasim, bomba në Hiroshima kishte një rendiment prej 16 kiloton. Por edhe në këtë rast ekspertët kërkojnë të bëhet kujdes. Pavarësisht nga shpërthimi me sukses i bombave, Koreja e Veriut nuk ka treguar ende se mund t’i montojë ato si duhet në një raketë balistike.

Raketat balistike ushqehen me energji vetëm gjatë fazës fillestare të fluturimit të tyre, duke arritur kulmin e lartësisë në një moment, dhe pastaj duke rënë për shkak të gravitetit mbi objektivat e tyre. Raketat balistike me rreze më të gjatë, largohen nga atmosfera e Tokës pas lëshimit.

Për të goditur objektivat e tyre, mbushjet bërthamore në ato raketa duhet t’i mbijetojnë nxehtësisë së gjeneruar kur ri-hyjnë në atmosferë, ashtu siç detyrohet një anije kozmike me njerëz kur kthehet nga orbita e Tokës.

Por ekspertët thonë se me përparimet që ka bërë vitet e fundit Koreja e Veriut – sidomos nën programin e modernizimit të raketave – ka të ngjarë që Phenani ta zotërojë në një moment edhe këtë aftësi. Ndërkohë, ndërsa po i kushtohet shumë vëmendje ambicieve bërthamore të Koresë së Veriut, nuk duhet të nënvlerësohen edhe armatimet e saj konvencionale.

Ushtria e Phenianit ka zhvilluar lëshues të rinj me raketa të shumëfishta që mund të godasin kudo Korenë e Jugut, tha Ministria e Mbrojtjes e Seulit, duke vënë potencialisht në rrezik të gjithë popullsinë e vendit prej më shumë se 50 milion njerëz.

Për më tepër, gati 30.000 trupa amerikane janë të vendosura në Korenë e Jugut në bazat ushtarake amerikane që ndodhen në vend. Sipas autoriteteve koreano-jugore, njësitë e operacioneve speciale të Koresë së Veriut mund të kërcënojnë secilën prej atyre bazave, së bashku me infrastrukturën dhe industrinë e Koresë së Jugut, përmes një kombinimi të komandove, avionëve të vegjël, helikopterëve dhe anijeve.

Edhe numri i trupave favorizon Veriun. Pheniani ka rreth 1.28 milion trupa, në krahasim me 550.000 që ka ushtria e Koresë së Jugut. Forcat tokësore të Koresë së Veriut mund të përdorin 4.300 tanke, 2.600 automjete të blinduara dhe 8.800 armë të artilerisë, 430 luftanije, 70 nëndetëse dhe 810 avionë luftarakë.

Gjithsesi kur bëhet fjalë për armët konvencionale, ato të Veriut janë më të vjetra dhe më pak të avancuara, sesa ato që ka në dispozicion Koreja e Jugut dhe forcat amerikane të vendosura në Gadishullin e Koresë. Ekspertët thonë se ka shumë arsye pse Koreja e Veriut nuk ka gjasa të sulmojë Jugun, jo më pak pasi kjo gjë mund të shkaktonte një krizë humanitare dhe fundin e mundshëm të dinastisë së Kim. /Përktheu: Alket Goce-abc

6 komente në “ANALIZA: Sa i rrezikshëm është aktualisht arsenali ushtarak i Koresë së Veriut?”

  1. Scutari says:

    Arsenali i koreanoverioreve eshte shume i rrezikshem, duke pasur parasysh edhe vetemohimin trimeror te tyre, por ata kane nje te mete te madhe, diten e trete te luftes ngrene duart perpjete sepse u mbaron thesi i miellit, keshtu qe u rrofte arsenali….

    1. .... says:

      e ka provuar amerika jote trimerine e korese se veriut ne 1950 ku mbeten te vdekur mbi 50 mij amerikane me shume sesa ne vjetnam o shoku,prandaj mos e nenvlereso kollaj ate shtet,nuk eshte cudi qe te gjithe e kan frike,jo se do ti pushtoj te tjeret,por thjesht do bej gjemen,me ameriken prap nuk krahasohet,por dem te math do ti bej kjo eshte de facto,nje amerik vetem e kercenojne,shtet tjeter nuk i del perball se i di pasojat,prandaj nuk lozet kollaj me manjakun kim jon un.shnet.

  2. haha says:

    shkrim per tifozat e arsenalit

  3. .... says:

    e ka provuar amerika jote trimerine e korese se veriut ne 1950 ku mbeten te vdekur mbi 50 mij amerikane me shume sesa ne vjetnam o shoku,prandaj mos e nenvlereso kollaj ate shtet,nuk eshte cudi qe te gjithe e kan frike,jo se do ti pushtoj te tjeret,por thjesht do bej gjemen,me ameriken prap nuk krahasohet,por dem te math do ti bej kjo eshte de facto,nje amerik vetem e kercenojne,shtet tjeter nuk i del perball se i di pasojat,prandaj nuk lozet kollaj me manjakun kim jon un.shnet.

  4. kim komunisti qe ja sharroj zorren popullit me tollona. says:

    jo more a nuk ishe ti me gjith shqipot ne kohen moniste qe thoje me mir te ham bar se t´ja shtrim doren armikut ashtu dhe kjo pun armet barthamore jam ketu vetem per frikesim nuk e kruan njeri me ato qoft usa rusi indi pakistan e gjetke un e kam dhe keshtu ik e mos me ca trapin eshte thenja prandaj usa me shok mund te bej gam gam por perfundimi kimi i famshem vazhdon armatimin barthamor pa i ber syri terrt.

  5. Loni me uniforme ushtarallake. says:

    Koreja e Veriut te bene gjemen me armatimin e saj, Korene e Jugut dhe Japonine ajo i rrezikon seriozisht. Por mendoj se Koreano – Verioret do te ngrinin duart perpjete, po te nisnin nje sulm frontal te perbashket Japonia dhe Kore e jugut me avione te mbushur plot me cokollata. Derdhja nga ajri e tonelatave te tera me cokollata do te sillte nje humbje te shpejt dhe katastrofike per Korene se veriut.Kjo duket si e vetmja rruge e arsyeshme per te luftuar kunder tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje