Biden, një President që nuk fyen njerëzit dhe as inteligjencën e tyre

26 Mars 2021, 15:38Bota TEMA

Nga Frida Ghitis, CNN

Kushdo që ka shpresuar se konferenca e parë zyrtare Presidentit Joe Biden  do të kishte një sërë gafash me siguri ka mbetur i zhgënjyer.

Amerikanët që kanë kërkuar gjithmonë një President kompetent, koherent, të përqendruar duhet të ndihen të qetë tani. Biden u përgjigj pyetjeve që kishte shmangur më parë – atë për një mandat të dytë (ai është 78 vjeç). “Plani im,” u tha ai gazetarëve, “është të kandidoj përsëri në 2024”.

Ai gjithashtu dha lajmin e mirë për pandeminë, duke njoftuar se do të dyfishojë  qëllimin fillestar të administrimit të 100 milion vaksinave në 100 ditët e tij të para, në 200 milion doza.

Dhe gjatë një ore, Presidenti iu përgjigj pyetjeve më të vështira nga gazetarët pa asnjë gabim, mbrojti administratën e tij me forcë dhe foli për një game të gjerë çështjesh – dhe politikën e nevojshme për rezultate efektive, raporton abcnews.al

“Unë u zgjodha për të zgjidhur problemet,” deklaroi ai në fillim të konferencës, duke shpjeguar pse ai është përqendruar më tepër në situatën e pandemisë dhe ekonomisë – ndërsa përgatitet të trajtojë më shumë sfida afatgjata, të tilla si kontrolli i armëve, imigrimi , ndryshimi i klimës dhe të drejtat e votës.

Por, duke filluar nga kriza kufitare e Amerikës deri në Kinë, nga buxheti federal në konkurset globale midis demokracisë dhe autokracisë, ai i shmangu këto përgjigje duke thënë se mbase nuk do t’i zgjidhte të gjitha, por u zotua se do të përmirësonte situatën.

Disa nga pyetjet më të vështira u përqendruan në situatën e emigrantëve në kufirin jugor, ku mijëra fëmijë  presin të kalojnë kufirin. Ai tha se administrata e tij po punon shumë në rindërtimin e objekteve që u çmontuan nga presidenca e mëparshme.

Por ai nuk ofroi falje për faktin që nuk kishte kthyer fëmijët përsëri përtej kufirit.

“Unë nuk do ta bëj diçka të tillë, tha ai.”

Ndryshe nga një president i mëparshëm i SHBA-së – dhe në kontrast të jashtëzakonshëm me paraardhësin e tij – ai përshkroi vendimin e dhimbshëm për një prind duke dërguar fëmijët vetëm në një udhëtim mijë larg dhe në një fat të panjohur. “Sa i  dëshpëruar duhet të jesh për të marrë një vendim të tillë”, tha ai. “Rrethanat duhet të jenë të tmerrshme”.

Njerëzit largohen, tha ai, për shkak të tërmeteve, përmbytjeve, mungesës së ushqimit, dhunës së bandave. Po Biden ka premtuar se do të ndihmojë në adresimin e atyre problemeve brenda Amerikës Qendrore.

Biden tregoi një perspektivë interesante për filibuster(çdo përpjekje për të bllokuar ose vonuar veprimet e Senatit mbi një projekt-ligj), rregull që kërkon 60 vota për të miratuar legjislacionin kryesor në Senat, gjë që po komplikon qëllimet e tij legjislative.

Presidenti sulmoi përpjekjet e Republikanëve për të kufizuar të drejtat e votës. Ai e quajti strategjinë “jo-amerikane”, “të sëmurë”, dhe duke u zotuar të bëjnë gjithçka që ka mundësi për ta kundërshtuar atë.

Për politikën e jashtme, Biden shpjegoi se fërkimi i vazhdueshëm midis Kinës dhe madje Rusisë është pjesë e një sfide më të madhe: një gare midis demokracisë dhe autokracisë.Ai e cilësoi rivalitetin shumëplanësh midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, duke vënë në dukje se tregtia – është vetëm një fushë ku të dy vendet  kanë mosmarrëveshje me njëra-tjetrën.

Rindërtimi i marrëdhënieve me aleatët do të jetë një element kryesor i qasjes së Biden, veçanërisht pasi Trump hoqi dorë nga shumë marrëdhënie të rëndësishme strategjike.

Presidenti shprehu entuziazmin e tij si udhëheqës global dhe të enjten ritheksoi edhe një herë planin e tij për një samit të demokracive në Shtetet e Bashkuara, për të “diskutuar për të ardhmen”.

Konferenca e parë për shtyp e Biden nuk ishte vetëm një pamje ndryshe nga paraardhësi i tij – ai kurrë nuk ofendoi dikë, nuk e lavdëroi veten dhe foli me fjali të plota, koherente dhe ishte mjaft bindës.

Ishte një performancë e plotësuar  për çdo standard. Për shumicën e amerikanëve, të cilët aprovojnë punën që Biden po bën dhe duan që vendi të ecë përpara,  këto ishin 60 minutat që hoqën dyshimet për këdo që kishte. Përktheu Sonila Backa/abc

8 komente në “Biden, një President që nuk fyen njerëzit dhe as inteligjencën e tyre”

  1. Rosa canina says:

    Bidet…president i gjith botes..moderua

  2. Besnik says:

    Koferenca e fundit qe ju i referoheni ishe nje turp i papare ne historine e koferencave qe kane dhene presidentet amerikane prej shume dekadash. Ne kete artikull te perkthyer nga nje prej gazetareve me liberale te nje televizioni te shatruar ne audjence si dhe te mirenjohur per lajka deri banale per presidentin aktual harrohet te permendet qe bideja i kishte gazetaret dhe pyetjet e paracaktuara sepse per cdo pyetje pergjigjen e kishte te parashkruar dhe thjesht e lexonte. Nuk iu lejua asnje pyetje nga televizionet dhe gazetaret kunder vijes te tij si Fox News OAN apo Newsmax megjithese Fox News ka audjencen me te madhe ne usa prej me shume se 15 vitesh radhazi. Gafat e tij nuk munguan as ne kete koference robotike. Eshte nje turp per USA ku me zgjedhjen e nje idioti te tille duke manipuluar haptazi zgjedhjet japin mend neper bote per zgjedhje te ndershme…

    1. Miri says:

      Manipulimi i zgjedhjeve nuk u provua në asnjë gjykatë. Asnjë provë nuk iu soll gjykatave dhe asnjë gjykatës i vetëm, përfshi ata të emëruar nga Trump nuk i dhanë të drejtë. Edhe vetë avokatët e Trumpit hoqën dorë se nuk kishin material për çështjen. Të tjerat janë llafe pazari për të ndërsyer turmat që të mbante presidencën me pahir. Sali Berisha i versionit amerikan.

  3. Geri says:

    Vetem propaganden e njeres pale jepni asnjehere nga pala tjeter, se cfare duam ne qe jemi kq te njeanshem edhe per Ameriken nje zot e merr vesht.

  4. Vini says:

    BIDENI ESHTE TURPI I AMERIKES.E VUNE ME ZORR SI KUKULL DHE AKOMA NUK E DI QE ESHTE PRESIDENT.MBI PESE HERE KA THENE PRESIDENT HARIS DHE UNE.E BESON NJERI QE AMERIKA VOTOI BIDEN DHE ESHTE PRESIDENTI ME I VOTUAR NE HISTRORI?VETEM KUSH PRANON TI SHPLAJE TRUTE MEDIA DHE NUK I BESON SYVE TE VET.

  5. Titi philly says:

    Aty spati asnje pyetje te veshtire se te gjithe gazetaret i kishin zgjedhur te majte mjaft na hapet barkun

  6. Lexuesi21 says:

    Njerezit nuk jane kavie ku mendojne dhe veprojne si kerkon padroni dhe si mendojne ta kthejne Americen ata qe qendrojne pas Biden, ishte nje konference qe edhe ata pak njerez qe mendonin se Trump fliste pa filter dhe arrogant Biden nuk mbaronte dot sentencen dhe asnje shpjegim vetem mjergull.
    Keto te kujtojne propoganden e Enverit (ndoshta njerez te tille po mundohen te ndryshime drejtimin) qe njerezit duhet te besojne verberisht, ..!!!

  7. american16al says:

    Biden ishte pasqyra e atyre qe qendroje pas, me kete konference te pare tregon sh se kush e drejton American, Biden eshte vetem nje kukull qe ndoshta nuk e di as realitetin ku realieti eshte me sh mjergull ku njerezit po e humbin besimin tek politikanet. Ku politika po behet mbi interesa te klaneve te caktuara dhe jo per popullin sic pretendojne ata dhe institucionet e propogandes jane bere megafone te disinformimit dhe jo te pasqyrimit te realitetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje