Presidenti Joe Biden bëri pohime të gabuara të enjten rreth realitetit në kufirin SHBA-Meksikë kur pohoi se “asgjë nuk ka ndryshuar” kur bëhet fjalë për numrin e fëmijëve që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara, që kur paraardhësi i tij Donald Trump, ishte në detyrë.
Numri i tyre është rritur, që kur zoti Biden u bë president më 20 janar.
Në konferencën e tij të parë për shtyp presidenti Biden ofroi gjithashtu pohime të gabuara se kush po përfiton më shumë nga uljet e taksave të vendosura gjatë administratës Trump.
Ç’thonë faktet për disa nga pretendimet e zotit Biden
Kufiri
Komentet e Presidentit Biden rreth rritjes së numrit të fëmijëve emigrantë që po hyjnë në Shtetet e Bashkuara përmes kufirit:
“E vërteta është se asgjë nuk ka ndryshuar. Ndërsa shumë njerëz kanë ardhur, numri i fëmijëve që kanë mbërritur në kufi gjatë administrats sime është rritur me 28% ndërsa në vitin e fundit para pandemisë, në 2019, gjatë administratës Trump ishte rritur me 31%. Ndodh çdo vit. Ka një rritje të konsiderueshme të numrit të njerëzve që vijnë në kufi në muajt e dimrit në janar, shkurt, mars. Kjo ndodh çdo vit”, tha ai.
Faktet: Pohimi i Presidentit është i gabuar. Fëmijët migrantë të pashoqëruar kanë ardhur në kufi në një numër më të madh sesa shifrat që ai përmendi.
Sipas statistikave të publikuara nga Agjencia e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit, autoritetet rregjistruan 9,457 fëmijë pa prindër në muajin shkurt, një rritje prej 61% nga janari dhe jo 28%. Numri i fëmijëve të pashoqëruar u rrit 31% mes janarit 2019 dhe shkurtit 2019.
I pyetur në lidhje me deklaratën e zotit Biden, Departamenti i Sigurisë Kombëtare theksoi shifrat për të gjitha pikat kufitare, përfshirë të rriturit dhe familjet që udhëtonin së bashku. Mes janarit dhe muajit të kaluar ka patur një rritje prej 28% të migrantëve, krahasuar me 31% gjatë së njëjtës periudhë në vitin 2019. Por Presidenti Biden në mënyrë specifike vuri në dukje rritjen “tek numri i fëmijëve”.
Zoti Biden ishte i saktë kur vuri në dukje prirjet sezonale të migrimit dhe një prirje prej shumë vitesh në rritje të kalimit të kufirit përpara muajve të nxehtë të verës. Por ndërsa ai përpiqet ta minimizojë ardhjen e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë si një nga arsyet që shumë fëmijë dhe adoleshentë po emigrojnë drejt SHBA-së, migrantët e intervistuar nga agjencia e lajmeve “The Associated Press” thonë se shpresojnë se vendi do të jetë më i hapur për migrantët nën Presidentit Biden krahasuar me ish-Presidentin Trump.
Taksat
Presidenti Biden komentoi rreth republikanëve që pretendojnë se paketa e ndihmës për pandeminë e administratës së tij është shumë e kushtetueshme: “A i dëgjuat ata të ankoheshin kur miratuan afro 2 trilionë dollarë ulje taksash gjatë zotit Trump? Dhe 83% që i përfiton 1% e popullsisë së pasur?! A i dëgjuat ata të flasin për këtë?!“
Faktet: Kjo deklatë është pasaktë. Ulja e taksave të miratuara gjatë administratës Trump favorizon më shumë 1% të popullsisë të pasur të vendit krahasuar me pjesën tjetër, por jo aq sa pretendon Presidenti Biden dhe shumë demokratë.
Zoti Biden e përmend shifrën ndoshta sepse shumë nga uljet e taksave të bëra gjatë administratës Trump për familjet dhe individët do të skadojnë, nëse Kongresi nuk e zgjat afatin e tyre. Sipas një analize nga Qendra mbi Politikat e Taksave, nëse ato skadojnë, sikurse është planifikuar në vitin 2027, 83% e uljes së taksave, që do të vazhdojnë të jenë në fuqi, do të shkojnë si fitime për 1% të popullsisë së vendit, .
Por ky nuk është rasti që 1% e popullsisë po merr 83% të përfitimeve nga ulja e taksave aktualisht, apo gjatë disa viteve të ardhshëm deri në 2027. Presidenti Biden pritet të propozojë një rritje të taksave ndaj korporatave, që do të zhbënte shumë nga ato që ish-Presidenti Trump arriti me ndryshimet që bëri të këtë drejtim në 2017.
Infrastruktura
Presidenti Biden foli mbi shpenzime të mëdha në aeroporte dhe në infrastrukturë në përgjithësi: “E ardhmja qëndron në faktin nëse kemi apo jo aeroportet më të mira, nëse mund të sigurojmë vend për udhëtimet ajrore. 20% e të gjitha fluturimeve, nuk janë bërë sipas orarit të caktuar, duke rezultuar në 1.5 milionë orë të humbura në prodhim”, tha ai.
Faktet: Presidenti fajësoi më shumë se duhet për vonesat në fluturime, infrastrukturën. Vonesat në fluturimeve shumë më shpesh kanë ndodhur për faj të vetë kompanive ajrore dhe kjo prirje ka ardhur duke u rritur ndër vite.
Sipas Byrosë Federale të Statistikave të Transportit në vitin 2020 për shembull, 71% e vonesave në fluturime ishin për shkak të rrethanave në dorë të vetë kompanive ajrore, të tilla si problemet me ekuipazhin, ose ngarkimin e bagazheve, ose për shkak të vonesave të një fluturimi pararendës. Rreth 22% ishin për shkak të një “vonese në sistemin kombëtar të aviacionit”, që përfshin edhe probleme të infrastrukturës, të tilla si terminalet jo të mjaftueshme, portat hyrëse për pasagjerët, apo shkallët e lëvizshme. Pjesa tjetër lidhej me probleme të një moti ekstrem, apo të sigurisë.
Një dekadë më parë, në vitin 2009, problemet e sistemit kombëtar të aviacionit përbënin pjesën më të madhe të vonesave në fluturime, rreth 31%, krahasuar me 64% që vinin për shkak të problemeve të shkaktuara nga linjat ajrore.
Megjithatë një raport të fundit i Shoqatës amerikane të Inxhinierëve të Ndërtimit thekson se infrastruktura ajrore ndodhet në gjendje të dëshpëruar për shkak të mungesës së kapaciteteve.
Voa po i dhemb akoma bytha ngaqe iku tramp burri kurves. president kurve
Ke genjeu Xhoja o grup
Po xhone e ka njerre familja ti mbroje per zullumet qe kane bere, do rije ne politke deri diten qe do i pushoje zemra per te njejten arsye qe rri edhe Sali Berisha.
Te qe per xhone atij nuk i kujtohet emri i gruas ai vuan nga skleroza, prandaj e beri fushaten nga bodrumi i shtepise edhe prandaj nuk u pergjigjet pyetjeve ne televizor tani qe eshte president.
Ai qe i mire per president ndoshta 4 apo 8 vjet me pare sot sic do behemi ndoshta edhe ne nje dite eshte vetem nje plak i rrjedhur.
Pyetja eshte qe problemi i tij shendetesor dihej, prandaj kush edhe pse e vuri ne kete pune, qe pastaj topi presidencial ti mbetet Kamala Harizit qe vete demokratet nuk i dhane 2% ne zgjedhjet e partise.
Taman si paske emrin ashtu qenke.Nje brekegrisur si ty qe ke 30 Vjet me syte nga amerika ,u be te gjykoje presidentin me te fuqishem ne bote.Ate qe ja rrasi trumpit deri ne gryke dhe po behet gati ti japi sapunin ne dore.
Nuk ka me e sakte, o koqe zi,mondi qeka vllai i ..arit .
A te qifsha trampi qe mashtronte nga menjgjesi ne darke presidenti me mashtrues dhe burre kurve.
Kur e mundi dhe Xhoi qe nuk mban mend emrin e gruas ca robi kot paska qene.
1) Ne asnje fjale me lart une nuk dola ne mbrojtje te trumpit.
2) Une nuk jam morr jam njeri i lire edhe aq mend sa me ka dhene per hise zoti, gjykoj kedo edhe cfaredo pa marre leje nga askush.
3) Kujt i djeg te veje tek doktori.
Cfare ka Trump tani. ai ka mbaruar , mos u ankoni per te kaluaren per te tanishmen. Te gjithe kane te drejte te japin opinionet e tyre, atyre qe su pelqejne dhe mundohen te ofendojne nuk jane gje tjeter pjese e deshtimit dhe paaftesise.
JOE BIDEN E SOLLEN AGJENCITE E SIGURISE KOMBETARE NE SHTEPINE E BARDHE
PER TE SHMANGUR ABUZIMET E AVENTURIERIT DONALD TRUMP ME PUSHTETIN…
BIDEN ESHTE KUKULL QE E VUNE ME VOTA TE VJEDHURA O LEGENA KOMUNISTE.TRUMPI ESHTE BERE MILIARDER ME PUNE JO DUKE VJEDHUR SI XHO TUTKUNI QE KA 48 VJET NE POLITIKE DHE ESHTE MILIONER.
Eshte ber kam kufiri me meksiken si brekt e ishes. Hyn miu bashke me kunguj. Biden president i dobet.
Eshte rritur numri I femijeve por ka rene numri I te rriturve duke e bere ate numer ashtu sic thote Biden. Jane treguar shume me te rrepte me te rriturit duke kthyer me shume nga ta se sa femijet.. Shifra TOTALE mbetet e njejte.. Por ky kazan VOA nuk thote kete: Ish presidenti Trump qe nga koha e Bill Klintonit, eshte I vetmi president qe shkurtoi numrin e punonjesve te kufirit per here te pare qe nga koha e Clintonit. Kazan, shif numrat e punonjesve se aty tregon sa I dedikuar dhe serjoz je per ate qe thua dhe jo per show.. E para. Tani e dyta: Po te shohesh shifrat, numri I kembesoreve per te hyre ilegalisht nga kufiri I Meksikes nuk ndryshoi nga ajo e Obames madje pati nje rritje para zgjedhjeve. Por kazani se thote dhe kete.. Ai muri “beautiful” imagjinar nuk ka efekt. Kazan thuaj dhe kete: Qe numri i punonjesve te kufirit nga 4-ter presidentet e fundit, 2 demokrate dhe 2 Republikane shif kush I DYFISHOJ ME DYFISH punonjesit. Bej nje investigim aty te keqen dhe hajde me ato numra..