Luan Bregasi-Ramës: I ke bërë ndonjë gjilpërë atij investitorit arab, se s’ka mundësi!

26 Mars 2021, 17:20Sociale TEMA

Luan Bregasi, në një takim me kryeministrin Edi Rama, ka propozuar idenë e vaksinimit të stafeve të hoteleve, për të pasur mundësi që t’u shërbejnë turistëve të huaj që do të vijnë gjatë verës në Shqipëri.

“Po heq njërën maskë, se kam dy, njërën do e mbaj se kam frikë. Qeveria Rama do të mbahet mend për fokusin e veçantë që i dha formimit të arsimit. Beteja kundër informalitetit.

Unë kam investuar në Durrës, por në fillimet e mia nuk kam investuar me dëshirë. Hoteli që kam unë, ka moshën e dy mandateve të PS-së. Kolegë të mitë më pas bashkë me mua, nuk dinim se çfarë ta bënim atë godinën buzë detit, nuk mendonim se do ia shikonim hajrin.

Mendova njëherë ta bëj spital, një herë azil pleqsh…por e bëra hotel dhe na doli ndryshe.  Ky investimi që mendohet të bëhet nga kompania arabe, unë e kam ndjekur në televizor zotërinë dhe duhet t’i kesh bërë ndonjë gjilpërë atij personit.

Sepse gati e tha troç, që po më sjell Rama në Shqipëri. Unë mendoj tu themi të gjithë turistëve të huaj që në hotelet shqiptare do të kenë të gjithë stafin e vaksinuar.

Të vijnë turistët e vaksinuar dhe ne të kemi stafin e vaksinuar, nuk ngjit shumë kjo si ofertë turistikë. Më tha një sipermarrës, hajde të të regjistroj roje tek spitali që të bësh vaksinën. Ta dini po vdiq një sipërmarrës, vdes sipërmarrja e tij”, tha ai.

Bregasi theksoi se shteti duhet të ketë shërbime të tjera për hotelet që janë korrektë me deklarimet e akomodimeve dhe rezervimeve.

“Në këto tetë vite të qeverisë Rama, biznesi përgjithësisht por turizmi në mënyrë te veçantë është ndier mirë. Qeveria Rama do mbahet mend për fokusin e vecantë që i dha sektorit të turizmit, e dyta për fokusin e vecantë që i dha arsimit dhe formimit profesional dhe së treti betejën që kemi bërë kundër informalitetit në ekonomi. Kanë qenë tre rrugë të rëndësishme që e kanë fuqizuar sipërmarrjen private.

Biznesi sa më të ulëta ti ketë taksat aq më shumë deklaron se ne po shkojmë drejt formalizimit. E para përvec akomodimit dhe shërbimet e tjera për një grup hotelesh që shteti ka parë që e deklaron 100% akomodimin mund t’i bëjë e shërbimet e tjera sic janë baret e restorantet, se na ngatërrojnë, na përzihet ndonjëherë”, tha Bregasi.

Kryeministri Edi Rama tha se ideja e sipërmarrësit Luan Bregasi do të diskutohet dhe do të shqyrtohet “me dashamirësi’.

13 komente në “Luan Bregasi-Ramës: I ke bërë ndonjë gjilpërë atij investitorit arab, se s’ka mundësi!”

  1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Te hash berxollen me ormone apo sallaten e palare (me uje cisterne) te suniti te te ngec ne grike….!
    Relaximi,nje vuajtie me vete…..carcafet ere turku,wc “ala turka “, mizat apo mushkonjat nje “lufte” e vertete…..pa harruar ketu turkish muzik te kojshies.

    1. antipatrea says:

      Bjondo (Erdogan pordhaci) : Ke harruar të shtosh edhe “Elif” çdo pasdite , se për dreq në gjithë bregdetin e këtyre sunitëve kap edhe Star-in e Athinës … Për Shën Sofinë nuk na the gjë ??? E kanë akoma ata sunitët e tjerë dhe kanë ngritur dëckat e tyre të qelbura dhe i kanë drejtuar nga ty si kundra ajrorë … Akoma s’e ndjen erën ??? Oooooooiiiiiiiii medet ….

      1. Taulant says:

        lere shejtanin se eshte simbol i urrejtjes tip-ISIS ne versionin Grek.
        Bota e tij eshte vorbulla brenda nje manastiri po te dal jashte qorrohet .

  2. Tina says:

    Kush eshte ky Bregasi?

    1. Bledi says:

      Nje llum, ish ortaku i Koco Kokedhimes dhe krushku i Bamir Topes. Importon mish dhe kofsha pule nga brazili, nga ato kancerogjenet. Nese do kishte drejtesi duhej te ishte pas hekurave per shume afera te pista. Rama per turpin e tij, te socialisteve dhe tonin qe e votijme e ka futur ne liste.

  3. Lala says:

    KY BREGASI KA QEN SEKRETARI I RINS I SHIPERS MVAS KETIJ ISHTE KOCO KOKDHIMA KUR U BE OLIPIADA E SHQIPERIS BREGASI DHE KOCUA KISHIN NE MES ENVER HOXHEN KETA ME PISA SE SALIU??

  4. Biznesvogli says:

    Po pse z.Bregasi mendon se eshte me i rendesishem se te tjeret???? Me duket pak si personazh i ” Fermës së kafshëve”
    Pse duhet te kete perparesi ne vaksinim biznesi i tij????
    Lodhemi kot me energji ne kete drejtim! Ndarja ne grup mosha( ne rend zbrites) do ishte jo vetem me e drejta dhe me socjalja, por dhe do ti mbyllte shtigjet e abuzimit nese do krijoheshin profesione me te privilegjuara ne vaksinim!!!

  5. REALE says:

    S’kemi njerez te ditur e serioze ne komente qe te ndihmojme shtetin tone dhe shoqerine ne ecjen dhe zhvillimin perpara me mendime, sugjerime , por dhe kerkesa. Nuk jane vetem ata gezetaret e mbremjes qe e bejne çorovoli dynjane qe duhet ti degjojme se s’kane dhene nje here nje gje per te qene, veç pertypen prapa partise qe mbulojne. Duhet te ndryshojme qendrim qe ti sherbejme me mire vetes tone. Nepermjet komenteve , te rrahim mendim, te bejme propozime te nevojshme dhe te shprehim dhenien e zgjidhjeve te problemeve. Gazetat nuk jane per te bere çat apo per te çfryre fryrjet, por jane ambjenti me i mre per te rrahur probleme e per te zgjidhur nevoja. Ja, sa mire ai Luan Bregasi si ka propozuar dhe kryeministri i pergjigjet qe do ta analizojme propozimin. Po sikur dhe ne bejme keshtu ne gazeta? Dhe do shtojme dhe ndonje vend pune ne qeveri qe te lexoje keto komente edhe do japim zgjidhje ashtu si i mendojme. Ngelen njerezit pa kulture e medioker duke share, duke lerosur, duke nxjerre mllefe e duke reklamuar te keqen. Edhe Mero mund te hapte nje rubrike me vete per keto gjera, duke mos pranuar komente mizerable te njerezve idioter. Ky ishte mendimi im;

    1. Bledi says:

      E verteta te duket mllef ti mendimi jo kritik??? Nese te pelqen genjeshtra thuaje por mos e quaj te verteten lyrosje per letyrat si Bregasi qe felliqin Listen e Partise Socialiste dhe i jane ngjitur si kerpusha. Te besh para si Luani nuk do te thote mos te jesh medioker dhe injorant si ai. Mos do te na bej dhe ky liber si ish ortaku Koco ” Si te behesh milioner”???? Psh duke blere frigoriferin e durresit per 200 mije leke? Njerezit jane te fryre nga vjedhja e pasurise publike nga njerez si Luani, prandaj do cfryhen qe cke me te. Jane te fryre nga trafiku kriminal i influencave qe vjen si rezultat i ketyre pasanikeve rural, injorant dhe medioker. Jane te fryre sepse pahuajne me para semundjet qe sjellin njerez te paskrupullt si ky me anije nga brazili. Ju bllokohen nga Inspektoriatet dhe ju lirohen nga ministri. Kete mendim kemi ne qe se kupton ti shoku Realist: Qe shteti te vendoset ne shinat e ligjshmerise, ku mos kryhet evazion fiskal si ai i birra tirana dhe mos ndeshkohet nga ligji por te na serviret si biznesmen i suksesshem, e plot pislleqe te tjera si ato me siper. Tani qe u pasuruat me maskaralleqe na thoni dhe mos te themi te verteta. Do i themi dhe do cfryjme qe te mos kujtoni se nuk ju njohim dhe nuk e dime nga vini. Kete kompleks se sheroni dot me parate e pista keshtu qe do duroni.

  6. dhjetorist says:

    Ky Bregasi ngeli kambale oficeri dhe pusht.
    Ky tip ha buke ne cdo rregjim.

  7. Ben says:

    Ky Bregasi hallin e tij paska perseri,e dashka te behet deputet ky laskar,qe ti mbroje bizneset e tij.Sade fare ja paska plas.

  8. BARD HYSENI says:

    BRAVO BREGU SE E TREGONI HAPUR KAPJEN E PUSHTETIT NGA OLIGARKIJA.SHPEJT ZOTI RAMA VAKSINO PERSONELIN E ZOTIT BREGU ,TE HOTELEVE TE TIJE SE TURISTET DO NA RRISIN RROGAT PENSIONET NDIHMEN SOCIALE ETJ.NUK E DIME SE SA INTERESAXHI PER XHEPIN E TYRE JANE BERE KETA TE PASURIT TEK NE.SI SDEGJUAM ALEXUAM QOFTE DHE NJE VEPRIM HUMANITAR POR TE GJITHE ME LUGE NE BREZ PER TA ZHVATUR KUSHE ME SHUME KETE VEND E KETE POPULL. BARDI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje