Në ditët e para të dhjetorit 1944, nisi instalimin regjimi komunist në Shqipëri. Ndër arkiva, përveç shumë nismave me karakter politik e ekonomik, gjen dëshmi të shumta edhe për një varg ndërmarrjesh me karakter propagandistik.
Radio Tirana, si i vetmi kanal radioje funksional në Shqipëri, u vu në përdorim nga regjimi i ri që në ditët e para.
Në këtë letër që drejtuesi i Radio Tiranës i niste Stacionit të Laprakës shkruhet:
“Ju njoftojmë se qysh prej datës së sotme, 4 dhjetuer Radio Tirana do të transmetojë në valë të mesme dhe të shkurtra qysh prej orës 18 deri në 21:20.
Prandaj lajmëroni Centralin e S.E.S.A.-s për lëshimin e korrentit elektrik.
Për çdo mungesë si në stacionin t’uej ashtu edhe në centralin e S.E.S.A.-s duhet të lajmëroni dhe të merrni masa me kohë dhe jo në momentet e fundit. Këtej e tutje nuk tolerohet asnjë çalim në funksionimin e atij stacioni dhe në qoftëse ndodh një gja e tillë do të jeni përgjegjës.
Përgjegjësi i Radio Tiranës
Petro Kita
Tiranë me 4-XII-1944
Pas këtij lajmërimi, siç dëshmojnë dokumentet, Radio Tirana ka nisur transmetimet e rregullta të saj, ku siç shihet edhe nga programet por edhe lajmërimet e shumta që dërgoheshin për t’u lexuar në mikrofonin e saj, propagandës së regjimit të ri i lihej vend i posaçëm.
Programi më i hershëm që ruhet në arkiv nga transmetimet e Radio Tiranës pas marrjes së pushtetit nga komunsitët, është program i datës 6 dhjetor 1944, ku shënohet:
Program
Hymni i flamurit
Hymni i K.N.Çl.
Lajme të jashtme
Nga shtypi i jonë
Fjalim
Muzikë.
Në datën 7 dhjetor 1944, programi parashikonte:
Hymni i flamurit
Hymni i K.N.Çl.
Lajme të jashtme
Nga shtypi i jonë
Ora e rinisë
Muzikë.
Në Arkivin e shtetit ruhen edhe një varg njoftimesh e lajmërimesh që janë lexuar atë kohë në Radio Tirana, si edhe programet më të zgjeruara, sidomos në fund të dhjetorit 1944.(Tesheshi)
E ku eshte e keqja e ketij programi?? Ju qifsha lajmet qe botoni, gazetare te pordhes!!
Eshte lajm apo kujtese? Apo lajm perben shprehja se partizanet grindeshin pasi nuk dinin te hartonin nje program ditor? Kjo te ben per te vjelle. I lumte atij qe e shkroi dhe pergezime edhe redaktoreve te zgjuar e mendjeholle!
Propagande e peshtire antikomuniste, ja cfare eshte ky artikull!