EMRAT: E shkuara e 28 kandidatëve që po verifikohen nga Prokuroria, falsifikatorë, trafikantë e personazhe që ‘nuk e dinë’ pse janë arrestuar

27 Mars 2021, 18:12Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Shqiptarja.com dhe Report TV zbulojnë të shkuarën e dyshimtë të 28 kandidatëve për deputetë, të cilët do të verifikohen në mënyrë të thelluar nga Prokuroria, me kërkesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pjesë e kësaj liste është edhe Altin Gjeloshaj, kandidat i koalicionit ABEOK në Shkodër. Gjeloshaj, i cili punon si berber, është dëbuar nga Gjermania në 28 dhjetor 2017, për arsye dhe në rrethana të paspecifikuara.

Elsa Voka është kandidatja e vetme femër, për të cilën KQZ i ka kërkuar prokurorisë hetim të thelluar. Voka kandidon në emër të koalicionit ABEOK në Berat. Ajo punon si shitëse në butik, ndërsa thotë se është dëbuar nga Gjermania në 22 mars të vitit 2015, pasi i është refuzuar azili.

Në emër të këtij koalicioni kandidon në Durrës edhe Ervis Beu, i cili në vitin 2010 është arrestuar dhe mbajtur në burg për 7 muaj në Itali. Kandidati është dëbuar tre herë nga Italia. Beu thotë se është ndaluar për kalim të paligjshëm të kufirit, por nga ana tjetër pohon se në Itali ka shkuar për arsye turistike. KQZ i ka kërkuar prokurorisë të verifikojë edhe Ido Pashajn, kandidat i ABEOK në Fier. Pashai ka ndryshuar emrin nga Xhevdet në Ido. Pashaj thotë se ka bërë 21 muaj burg në Itali për rrahje.

Po verifikohet edhe kandidati i Bindjes Demokratike në Vlorë, Arsen Belaj, i cili është arrestuar në vitin 1997 në Itali, për një çështje, për të cilën thotë se nuk e di me saktësi. Brahri Shabani, një tjetër kandidat i Bindjes Demokratike në Shkodër, që po verifikohet me kërkesë të KQZ, është dënuar në Gjermani me rreth 1 muaj burg në vitin 1998, pasi është paraqitur me identitet të një personi tjetër.

Dashamir Tahiri kandidon në emër të Lëvizjes për Ndryshim në Vlorë. Tahiri është dënuar në vitin 2009 me 9 muaj burg në mungesë në Itali, për drejtim automjeti me leje drejtimi të falsifikuar, po shton se ka marrë pafajësi në 2019. Kandidati tjetër i Lëvizjes për Ndryshim në Vlorë, Ardian Gjoka, thotë se është dënuar për falsifikim dokumentesh në vitin 2020, ndërsa vendimin e ka ankimuar në apel.

Kandidati i Lëvizjes së Re në Lezhë, Ilmi Kuka, thotë se është dëbuar nga Greqia dhe se i është ndaluar hyrja në këtë shtet për periudhën 2013-2018, sipas tij për mungesë dokumentacioni. Ndërkaq, kandidati tjetër i LSI-së në Kukës, Arben Arifaj, thotë se është dëbuar nga Franca në vitin 2015, për mungesë dokumentesh dhe pasi kishe kërkuar azil.

Një tjetër kandidat për deputet i LSI-së në Shkodër, AshimTafilaku, është dënuar me gjobë në vitin 2014 për organizim të lotarive të palejuara. Kandidati i LSI në Gjirokastër Elton Ismaili thotë se është dëbuar dy herë nga Greqia për mungesë dokumentacioni. Ajo që ka ngritur dyshime duket se është edhe deklarimi i tij se është dënuar me gjobë dhe i është ndaluar hyrja në Greqi për 5 vjet.

Ferdinant Aligjoni, kandidat i LSI në Vlorë, është dënuar dy herë, në vitin 1989 dhe në vitin 2018. Herën e fundit është dënuar për refuzim të deklarimit të pasurisë. Kandidati për deputet i LSI është ndaluar, hetuar dhe gjykuar në Itali për “organizatë kriminale dhe trafik droge”, por më pas, sipas tij, është shpallur i pafajshëm.

Edhe kandidati tjetër i LSI-së në Vlorë ka ndryshuar emrin nga Ilirjan në Ilir Hysi, ndërsa në vitet 2002-2003 është hetuar në Itali për trafik të lëndëve të paligjshme, por sipas tij, në fund ka dalë i pafajshëm. Artur Baku, gjithashtu kandidat i LSI-së në Durrës, rezulton që më parë quhej Afrim, ndërsa është ndaluar në 2015 me akuzën e shpërdorimit ë detyrë, ndërsa procedimi është pushuar më pas.

Në këtë listë janë edhe dy kandidatë të Nismës Thurje, Boris Shakaj dhe Napolon Laska. Shakaj thotë se është dëbuar nga Gjermania pasi i është refuzuar kërkesa për azil, ndërsa Laska nuk deklaron asnjë dënim, arrestim, dëbim etj.

Pjesë e listës së dyshimtë të KQZ-së është edhe kandidati i Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj, i dënuar në vitin 2003 me dy vite burg në Itali për vjedhje. Kandidati i PD-së në Tiranë Gentian Muca është dëbuar nga Gjermania në 2008, sipas tij për shkelje të vizës studentore, ndërsa është ndaluar dëbuar edhe nga Bullgaria për llogari të shtetit gjerman.

Kandidati i PD-së në Durrës Rezart Tusha, në formularin e dekriminalizimit thotë se është dëbuar nga Zvicra në vitin 1994, sipas tij, për shkak të tejkalimit të lejes së qëndrimit. Por, në një letër e zyrës së emigracionit në Zvicër drejtuar ambasadës zvicerane në Shqipëri, thuhet se kandidati i PD-së është arrestuar në tetor të vitit 1994 me heroinë. Kandidati tjetër i PD-së në Shkodër, Zef Hila nuk ka shënuar asgjë të dyshimtë në formularin e dekriminalizimit, por megjithatë KQZ i ka kërkuar prokurorisë të hetojë rreth tij.

Pjesë e listës janë edhe tre kandidatë të Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, Kleo Murataj dhe Serdar Hoxha. Doshi është dënuar me 1 vit burg në vitin 1900 për sjellje të padenjë në shoqëri, ndërsa është ndaluar në vitin 2015 për kallëzim të rremë si dhe për kanosje për të dhënë dëshmi, kur akuzonte Ilir Metën se kishte porositur vrasjen e tij. Doshi thotë se është shpallur i pafajshëm. Kreu i PSD-së deklaron se nuk është dënuar asnjëherë nga një shtet i huaj.

Tom Doshit i është kërkuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë të mos kandidojë në zgjedhje, për shkak se është se është përfshirë në listën e zezë të SHBA. Kandidati tjetër i PSD, Kleo Murataj, thotë se është dënuar në vitin 1991, por nuk e mban mend se për çfarë vepre penale.

Murataj thotë se ka qenë edhe i ndaluar dhe nën hetim në Gjermani në vitin 2016, por gjithashtu shton se nuk e mban mend se për çfarë. Kandidati tjetër i PSD-së në Shkodër, Serdar Hoxha, nuk deklaron asgjë të dyshimtë.

Pjesë e listës janë edhe tre kandidatë të Partisë Socialiste, Artan Bitri, Halim Dauti dhe Leonard Beqiri. Artan Bitri kandidon në Durrës, ndërsa rezulton se ka ndryshuar emrin nga Ergi në Artan. Ai thotë se është dëbuar nga Italia dhe se i është ndaluar hyrja në këtë vend për periudhën 2002-2012, sipas tij, për mungesë dokumentacioni. Halim Dauti, kandidat në Kukës, është dëbuar nga Anglia për arsye emigracioni, ndërsa Leonard Beqiri, kandidat në Vlorë, është hetuar në Gjermani në 2004 si i dyshuar për të dhënë false, çështje e cila është pushuar.

Nga të gjitha subjektet politike, LSI është partia që ka numrin më të madh të kandidatëve në listën e dyshimtë të KQZ. Kandidatët që rezultojnë që kanë fshehur të shkuarën e tyre apo që kanë mashtruar me formularin e dekriminalizimit, jo vetëm do të ndalohet kandidimi, por do merren të pandehur për veprën penale të falsifikimit të formularëve.

Klikoni emrin për te lexuar formularët e dekriminalizimit të kandidatëve për të cilët KQZ kërkon verifikim të thelluar

ELSA VOKA

ALTIN GJELOSHAJ

ERVIS BEU

IDO PASHAJ

ARSEN BELAJ

BAHRI SHABANI

DASHAMIR TAHIRI

ADRIAN GJOKA

ILMI KUKA

ERVIS BEU

ARBER ARIFAJ

ASHIM TAFILIKU

ELTON ISMAILI

FERDINANT ALIGJONI

ILIR HYSI

ARTUR BAKU

BORIS SHAKAJ

NAPOLON LASKA

AGRON KAPLLANAJ

GENTJAN MUCA

REZEART TUSHA

KLEO MURATAJ

TOM DOSHI

ZEF VILA

SERDAR HOXHA

ARTAN BITRI

HALIM DAUTI

LEONARD BEQIRI

9 komente në “EMRAT: E shkuara e 28 kandidatëve që po verifikohen nga Prokuroria, falsifikatorë, trafikantë e personazhe që ‘nuk e dinë’ pse janë arrestuar”

  1. 22 says:

    Ka të tjerë te debuar nga Italia që janë Kandidate për Deputet ,

  2. Shqipetari-GJermani says:

    Ne se dikush Debohet nga Gjermania,akoma edhe me Force sepse nuk i eshte Panuar Azili,nuk e shikoj per KRIM eshte nje gje e Natyrshme…sepse ne Praktiken e Debimeve Gjermanet nuk te pyesin…thjeshte te marrin dhe te cojne ne nje Dhome izolimi,dhe ta kane “Prere Bileten” e kthimit…nganjehere ata perdorin TRIK,gjoja te “THerresin” per Keshillim,dhe te thone ne do te ikesh me Deshire,apo jo..por ky eshte Deportim sepse sido qe te Pergjigjesh..ne raste te rralla te lene te ikesh vete..kjo gje varet nga Shteti apo Qyteti ku Ndodhesh…
    @@Ata qe thone “Nuk dime gje”..per sa i perket Gjermanise..Genjejne..sepse Gjermania Mbane Protokolle te Rregullt per ata qe ka ne Ndjekje Penale..apo Civile….lol

  3. 007 says:

    keta jane vetm maja e aizbergt ! po llumi nuk prekt ; jane te gjithe per skrap ;te filloj nga Berisha ; Meta; Basha ; pashai i surrelit ; medi gerdecin ; topallja e+e+

  4. k says:

    Ajka e kriminelëve,drogaxhijve dhe degjeneratave.

  5. REALE says:

    Gjithe shqiptaret kane qene nje here jashte vendit dhe jane debuar!

  6. Taipi says:

    NIK E KUPTOJ NE SHQIPERI KA PLOTE NJERES TE RESPELTUAR KU I GJENI KETA PLERA KETYRE SU JEPE VOTEN AS ATA QE I NJOHIN TE MOS FLASIM PER KULTUREN E TYRE

  7. xheJ eN Bi says:

    Tom Doshi del i dënuar me një vit në 1900 .
    Ore mos ka qënë stërgjyshi i Tomës dhe është dënuar Otomanët? Dhe ç’faj ka stërnipi????

  8. zgalem says:

    Ve re nje gje interesante , ne plotesimin e formulareve . Disa kane pajtuar njerez , qe ua kane shkruar , por firma , natyrisht eshte e tyre . Njeriu , qe nuk shkruan mire firmos mos me keq dhe bie ne sy , qe ka marre ergat per ta plotesuar . Dyshoj se gjysma e deputeteve , jane me arsim minimal , por me Universitet e Kristalit berishist . Keto zgjedhje iken , por ne zgjedhje te tjera , duhet te krijohet nje komisjon mesusish , t’i kaloi ne provim , kryesisht , per shkrmin , por dhe per njohuri elementare te shkencave . nje komisjon paraprak mund te krijione dhe partite , perpara se t’i kandidoje . Universitet fantazem , kane krijuar nje plage te madhe ne trupin e Shqiperise , qe do dekada te zhduket, per te mos thene se eshte eperjeteshme . Zgalem

  9. HAHAHA….PASKAN BER BURG…POR NUK U KUJTOHEN SE PER CFARE…PASKA NGA TE GJITHA LLOJET…SI I DO…TRAFIKANT.MASHTRUSA.BIXHOSXHNJ.TRUFATOR.BOKSIERA.BURGAXHINJ…DHE KTO DO VEHEN DEPUTETE TE SHQIPERISE…AJKA E KOMBIT..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje