VIDEO / Basha zhvendos fushatën në lokalin e familjes Vladi, porositësve të Toyotës me 3.4 mln euro nga Belgjika

27 Mars 2021, 20:03Politika TEMA

Gjatë ditës së sotme, Lulzim Basha transmetoi në media një takim me mësues të sistemit parauniversitar në Njësinë 11 në Tiranë. Por vendi i zgjedhur për këtë takim nuk ishte edhe aq rastësor.

Takimi me njerëzit e dijes është zhvilluar në lokalin me emër “Crem caffé” në njësinë 11 të Tiranës, që sipas informacioneve të mbledhura, rezulton të jetë në pronësi të familjes Vladi, familjarë të së cilës u akuzuan si porositësit e automjetit “Toyota Yaris” nga Belgjika, brenda së cilës ishin fshehur 3.4 milionë euro.

Për më tepër, nga ekstrakti i biznesit “Crem Caffe” në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se biznesi është regjistruar në emër të Osman Vladit, babai të Alfred Vladit, një prej të akuzuarve kryesorë për 3.4 milion eurot.

Vetë Osman Vladi, babai i Alfredit përmendet në një vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku zbardhej se si persona të lidhur me krimin fshihnin pasurinë në emër të familjarëve.

Toka, dy sipërfaqe ranishte me vendndodhje Gjiri i Lalzit, 72 mijë euro në llogarinë bankare të kompanisë “Tirana Rental Car”, automjete, një kamion tip “Bizar” dhe 3.4 milion euro u sekuestruan nga policia e Shtetit, si pjesë e hetimit për sasinë e eurove të ardhura në qershor 2018 nga Belgjika në Shqipëri.

Disa nga pasuritë e sekuestruar si dy sipërfaqe ranishte në Gjirin e Lalzit, tokë arë në Gjirin e Lalzit kanë qenë të regjistruara në emra të familjarëve të personave të proceduar si Osman Vladi dhe Alma Dervishi.

E ndërsa SPAK sekuestroi 3.4 eurot e porositura nga Belgjika, kreu i opozitës ka vendosur që të zhvillojë takimet e fushatës së tij në lokalin e njerëzve që kanë probleme me ligjin.

7 komente në “VIDEO / Basha zhvendos fushatën në lokalin e familjes Vladi, porositësve të Toyotës me 3.4 mln euro nga Belgjika”

  1. arti says:

    Pd eshte vete krimi,nuk ka gje per tu skandalizur ketu.

  2. REALE says:

    Qenka pjerdhur fare puna me kete parti! E shohin njerezit qe eshte i lidhur koke e kembe me krimin edhe ky si Sali Berisha?

  3. Hapu Xhipe says:

    Ky esht per te ardhur keq! Po nuk ka njeri ti thot: degjo te ky lokal nuk mund te shkojm se esht ai muhabeti i 3.4 milion eurove. Nuk e kuptoj si e ka pranuar dhe pronari te lokali me demin qe i shkaktoj Lulja.

  4. pjeter says:

    Ne nje vend normal,Basha do te pergundonte ne burg per dekondpirim kunder hetimeve te prokurorise.Ju kujtohet? Foli per trafik nga porti para se te kryej ooeracioni,peaktikishtj i lajmeroi publikish miqte e tij,dhe ne fund akuzoi qeverrine.

  5. Likja says:

    3.4 MILJON EUROT…U SODHEN NE SHQIPERI SI FOND QE DO PERDOREJ NGA PD E LSI PER TE BLER VOTAT…PRANDAJ LIKE HAJDUTIT PO I IKEN TRURI…ESHT BER SI BUDALLA…SE SPO I DEL LLOGARIA…

  6. Basha ate qe kishte mundesi e beri , i lajmeroi , qe te mos i kapte policia , por mbase pak me vonese se elbete gjume i thone dhe te mund ndonjehere , po kur u zgjua i lajmeroi , kujdes se ato para po i pret Taulanti !

  7. Vlora says:

    Se mos eshte me i mire rama,përkundrazi,eshte me mafioz,nje mut jane si rama,meta,basha e te gjithe kto plehrat banditeske te 30 viteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje