Rama: Nard Ndoka filozof, Gon Duka ministër në shekullin e pestë, me Palokën në Krujë rritet konsumi i rakisë dhe paçes

27 Mars 2021, 19:36Politika TEMA

Kryeministri Rama ka ironizuar Partinë Demokratike dhe aleatët e saj.

Teksa prezantoi kandidatët e PS-së në Krujë, ai i ceku të gjithë aletatët e PD-së në koalicionin ‘Aleanca për Ndryshim’ të drejtuar nga selia blu.

Kreu i qeverisë tha se të gjithë janë shalqi me provë e kanë dalë kunguj disa herë.

‘’Po Gon Duka çfarë bën? Ka qenë ministër bujqësie në shekullin e 5-të para erës sonë.

Kanë firmosur marrëveshjen me Bashës, po çfarë do bëjë Gon Duka? 

Po Dash Shehi, po Fatmir Mediu? Po Shpëtim Idrizi, po Mesila, po Nard Ndoka megjithëse ai duket më i miri nga të gjithë ata. 

Nardi nuk është aq keq, filozof të paktën. Që mos vazhdoj me të tjerët. Kush do jetë qeveria e ndryshimit? Shalqi me provë.

Kanë dalë kungull disa herë. Si doli që të votohen këta. Ne duhet të vazhdojmë me punën. Gjithë arkitekturën. 

Ne kemi pasur të meta, kemi bërë gabimet tona. Me Palokën në Krujë rritet konsumi i rakisë dhe paçes në 5 të mëngjesit.

Të paktën do shes raki e paçë se ky do më shkatërrojë. Mund të krahasohet Paloka me Milvën këtu. S’ka shans” – tha Rama.

3 komente në “Rama: Nard Ndoka filozof, Gon Duka ministër në shekullin e pestë, me Palokën në Krujë rritet konsumi i rakisë dhe paçes”

  1. ERTV says:

    Fatkeqësisht është nga të paktat herë që ke të drejtë artisto pikturisto ? .
    Por as ti me të tutë nuk je sh mbrapa tyre…
    Nga t’ja filloj o artisto…
    Nga Ben Ahmetaj që ka qenë bashkë legjionarë me Gon Dukën në Romën e Lashtë…
    Apo Gramoz Ruçin që ka që në fillore me Paloqen e Dash Rakinë.
    Nuk shoh ndonjë ndryshim nga Mesila tek Olta, Elisa, Ogerta, Bëllinda apo Blerina.
    Mua te gjitha ?-ka më duken veç jo të gjitha të tuat artisto…(jo në kuptimin maskilist dhe macho-kulturë).
    Dmth “ai stan, atë bulmet ka”…
    Me pak fjalë o kasolle ku na mblodhe.. !
    Nga shiu ne breshër i shkreti popull nga te gjitha anët pa përjashtim, kastë hajdute….!

  2. romeo says:

    Shpellaret nuk e kuptojne Edin, as pikturat e tij, nuk duan ta pranojne ndryshimin ne te gjith vendin ne te gjith qytetet…. Nuk e shohin liqenin, amfiteatrin, bulevardin, pazarin e ri, stadjumun, rruget e pastra e cte permendesh me pare…..
    Nje gje eshte e qarte se shpellaret jane pak…..
    Populli i qyteteruar e i civilizuar me kulture dominon.

  3. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Qe ke te drejte kte gje e di dhe bufi, por edhe nga ata te tut ke plot kokra qe nuk kane asgje mangut nga ata qe permenden! Po pyll pa derra nuk ka! Nuk e ve ne dyshim dhe ketu eshte edhe ndryshimi me krehun tjeter, se ata kane vetem derra, derra ishin dhe derra ngelen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje