“Jam i martuar, s'po kërkoj nuse”, Rama thirrje votuesve: Nuk i pëlqeni çitjanet, lërini se i vesh Edi. Ju shikoni punën, jo gunën!

28 Mars 2021, 14:16Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama teksa iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë atë forcë politike që bën punën, nuk la pa shigjetuar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Në një takim me të rinjtë në Kombinat, Rama tha se ai nuk ka dalë që të bëjë krushqi apo të kërkojë nuse, por njerëzit duhet të shohin që ai bën punën.

Sipas tij, zgjedhja nuk duhet të bëhet për tifozllëk.

“Të jesh me PD dhe të votosh për PD sot janë dy gjera të ndryshme. Kjo pasi zgjedhja nuk duhet të jetë tifozllëk. Nëse je kombinatase, një kampionat lagje bëhet në Tiranë, ti me Kombinatin do jesh, edhe sikur të rrah Lapraka 10: 0.

Por se kush do t’i bëjë punët, ky s’mund të jetë tifozllëk. Sjeni të detyruar që të pëlqeni Edi Ramën, s’ka dalë për të gjetur nuse. Është i martuar. S’ka dalë të bëjë krushqi me asnjë. S’ja pëlqeni çitjanet, e keni kollaj fare, një klik në telekomandë dhe e fshini.

Këtu nuk bëhet fjalë për të pëlqyer Edi Ramën apo për të pëlqyer dikë tjetër. Ju pëlqen Luli? Ta marrin ta vënë në kornizë, ta vënë në mur dhe ta administrojnë si imazh. Po të duan dhe ta puthin në xham.

Po kur vjen puna për zgjedhjen, është si puna e gomarit për të ngarkuar drutë. Nëse të pëlqen ngjyra e gomarit që fle, apo e atij që është në këmbë dhe ngarkon drutë.

Merr gomarin që të bën punë dhe s’je i detyruar që ta pëlqesh. Je thjesht i interesuar ta zgjedhësh.

Nëse ty s’të pëlqen që të mos paguash taksë, ‘amanet mushkat thonë plakat labe’.”.”, tha Rama.

1 komente në ““Jam i martuar, s’po kërkoj nuse”, Rama thirrje votuesve: Nuk i pëlqeni çitjanet, lërini se i vesh Edi. Ju shikoni punën, jo gunën!”

  1. Po edhe nje shpjegim,duhet te na e japesh ne si popull kureshtar qe jemi : -Perse vishesh gjithmon,alla Turka (Islamike)nga mesi e posht,dhe alla Franga (me xhaket kostumi) nga mesi e lart !!! Mos ju a ke me te futme Byrazerave ? Madlin Olbrajt kishte dobsi karficat,dhe Putin ne nje takim e pyeti per domethenien e tyre ! Pergjigja e saj per karficen,qe kishte ven ne nje takim me liderin Rus,ishte agresive ! Justifikimi i nje Kryeministri per veshjen,si nje Klloun cirku,si e te ndjerit Tahir Bocova,esht poshteruese per Kombin qe e perfaqeson.Pergjigja juaj,esht njelloj si ti thuash nje Ushtaraku : Nuk ka rendesi uniforma qe vishni,ju mund te vini ne pun edhe me tuta sporti,duke e kombinuar me kapelen,ushtarake qe mbani,rendesi ka te beni punen. Ju na shikoni nga lart ne si Popull,por ne nga posht themi per ju ate qe cituat vet pak me lart : Amanet Mushkat EDOOO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje