Greqia do të marrë këstin e parë prej 4 miliardë euro (4.7 miliard dollarë) nga fondi i rimëkëmbjes së Bashkimit Evropian (BE), deri në muajin gusht.
Këtë e ka bërë të ditur, ditën e shtunë, zëvendësministri grek i Financave, Theodore Skylakakis, para prezantimit zyrtar të planit kombëtar.
Greqia do të marrë 19.4 miliardë euro grante dhe 12.7 miliardë euro në kredi të lira, nga paketa ekonomike e rimëkëmbjes ndaj coronavirus-it, të dakordësuar nga udhëheqësit evropianë vitin e kaluar,
Kjo vlerë është e barabartë me rreth 16% të produktit të brendshëm bruto.
Athina planifikon të shpenzojë më shumë se gjysmën e grantit total, për energjinë e gjelbër dhe projektet e digjitalizimit, duke mundësuar lidhjen e ishujve me rrjetin elektrik të kontinentit, me rrjetet 5G dhe me infrastrukturën për makinat elektrike.
Pasi prodhimi kombëtar pësoi rënie me rreth një të katërtën e saj, gjatë dekadës së trazirave financiare, Greqia doli nga recesioni në vitin 2017. Ekonomia e saj u tkurr me 8.2% në 2020-n për shkak të pandemisë.
Sipas marrëveshjes së BE-së, të firmosur vitin e kaluar, Komisioni Evropian (KE) do të mbledhë deri në 750 miliardë euro në tregjet e kapitalit.
Gjithashtu, në vendet e prekura më shumë nga pandemia, BE do të transferojë paratë, pjesërisht si grante dhe pjesërisht si hua, përmes fondeve të lidhura me reformën dhe planet e investimeve.
Këstet e para të kësaj pakete, do të merren gjatë periudhës së verës.
Greqia 19 miliard € albanistani 19 mije vaksina kineze! Sa e duan albanistanin perendimoret
O Ac/dc, duhet ta kuptojne gjithe Arnautet … “nuk ka mortje Hellada” Jooooo..
Ac dc , mos shiko ndihmat por shiko dhe borxhin publik ku ka shkuar , 220% do paguajn breza te tere dhe nuk do shlyet , me sa duket jane mesuar greket me hajdar brenda dhe su ben pershtypje ….hajdari ne bithe , madje dhe me gunga qe mos tu dali me …ptuuuuuu plerat e Janulles keni qelbur portalet tona