Dhunoi dhe lidhi të birin e mitur më zinxhirë sipër makinës, arrestohet 54-vjeçari shqiptar në Itali

29 Mars 2021, 19:32Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Italia, ku një 54-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia për shkak se kishte dhunuar të birin e tij të mitur, 16-vjeç.

Sipas policisë gjithçka filloi me një shëtitje që 16-vjeçari bëri me miqtë e tij, por që më pas përfundoi në makth për të, pasi babai nuk i kishte miratuar që ai të dilte me miqtë.

54-vjeçari më pas e kishte rrahur të birin, madje e kishte lidhur me zinxhirë mbi makinë dhe e kishte çuar në një fshat.

Ky nuk ishte rasti i vetëm që 54-vjeçari dhunonte të birin. Më 6 mars, i mituri kishte bërë një tjetër denoncim për dhunë në polici.

Nëna e djalit u thirr gjithashtu në stacionin e policisë, por edhe ajo rezultoi se është dhunuar nga 54-vjeçari.

Ai tregoi në polici se burri e dhunonte me rripin e pantallonave. Pas këtyre denoncimeve, shqiptari ndodhet prapa hekurave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje