Kanë përfunduar homazhet në Pallatin e Kongreseve për ish deputetin socialist Bashkim Fino.
Tashmë trupi i tij i pajetë po përcillet për në banesën e fundit.
Fino u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pasi prej javësh ndodhej i shtruar në spital në përpjekje për të mposhtur sëmundjen.
Në nder të tij, me vendim të qeverisë, 29 Marsi është shpallur ditë zie kombëtare.