REPLIKAT/ Gjekmarkaj degradon live, fyen Patozin: S'të llogaris fare për burrë, i pacipë, ordiner, katunar! Kreu i BD: Më 2017 i ankoheshe Ramës për Bashën

29 Mars 2021, 21:55Politika TEMA

Agron Gjekmarkaj, kandidat i PD për Lezhën është përplasur ashpër me koordinatorinh e Bindjes Demokratike Astrit Patozi.

Duke folur për zgjedhjet e 25 prillit dje hyrjen e forcave të reja politike në skenë, Gjekmarkaj ka dalë nga biinarët në emisionin “Real Story”, ku ka shpërthyer në fyerje dhe akuza ndaj Patozit. Ai e akuzon këtë të fundit se është nën shpërbimin e Edi Ramës.

Debati i plotë:

Gjekmarkaj– Nuk të llogaris fare për burrë, ha në një Canak me ramën. Ato mesazhet e Edi Ramës haji vetë. Me Edi Ramën kam pirë edhe verë dhe nuk e kap për turp fare.

Patozi– Gjithe jetën time kam respektuar shumë njerëzit e shtypit edhe kur nuk e kanë merituar, por tani nuk je më në rolin e një gazetari.

Gjekmarkaj– Je i pacipë mor burrë.

Patozi– Ti do të bësh atë që keni bërë në Elbasan por nuk e bëni dot. Ti kërkon patjetër të krijosh sherr dhe përplasje.

Gjekmarkaj– Ti gënjen dhe shpif. Je si garuzhde e Edi Ramës. Je katunar mediokër. Ty politikan ta kanë vënë emër. Ju jeni kukullat e Edi Ramës.

Patozi– Po u zunë dy veta perceprimi që krijohet është që u zunë të dyja palët. Unë do vazhdoj të mbroj pikëpamjet e mia.

Gjekmarkaj– Mos shpif për gjëra ordinere. Je ordiner more burrë. Ti je me mision për të bërë lek.

Patozi: Unë po të mos më pyesin për PD nuk flas fare. Në 2017, ti ke qenë legjendë urbane. Zgjoje dhe i shkruaje mesazhe Ramës dhe i qaje hallet se të kishte lënë Basha jashtë listës.

Gjekmarkaj: Ç’është ky diversion banal prej një njeriu ordiner. Kjo është fyese. Ti mos ma ço gishtin mua. Se nuk të llogaris as për burrë. Gjeste garipi. Ato mesazhe haji dhe piji vetë. Se kam për turp se me Ramën kam pirë dhe verë pas emisionit. Kush të tha që i kam dërguar mesazhe Ramës? Edi Rama? O i pacipë! Je i pacipë, por përdoresh në mënyrën më të pistë.

13 komente në “REPLIKAT/ Gjekmarkaj degradon live, fyen Patozin: S’të llogaris fare për burrë, i pacipë, ordiner, katunar! Kreu i BD: Më 2017 i ankoheshe Ramës për Bashën”

  1. pjeter says:

    Profi hunde pile i thote Katundar Patozit, hahaha ,individi we na e mbajti fdhehur inteligjencen e tij dhe tani per njeheresh po na mbrekullon me aftesite e tij prrj intekektuali,hahaha,keto ferrat e Saliut me ne krye Lulush karabushin ane jashte c’do llogjike.Nuk arrij te kuotoj se si Patozi ka qe pjese e ketyre mamlukeve.Vetem prezenca e Patozit kete biçim profesori,e ve ne krize egzistenciale,ja shteron komplet argumentet.Kane frike me shume nga Patozi e Topalli sesa nga Rama.

    1. Me thuaje se me ke rri dhe te thome se kush je says:

      Me thuaje se me ke rri dhe te thome se kush je Kjo eshte shprehja popullore … Agrone Gjekmarkaj dhe Mark Marku duke qen sherbetor te nje familje mafjoze siqe eshte familja e Sali Berishes ilir Metes dhe Lulzim Bashes kane humbur Qdo rrespekt per veten e ty dhe njerzit qe i shohim dhe i degjone..

  2. doni says:

    ai momenti kur te dy palet kane te drejte per njeri tjetrin….???

  3. Keqeardhje says:

    Gon egoja jote eshte skandaloze, e neveritshme! Edhe sikur Astriti takete gabim, egoja jote s’le shans per per te mbeshtetur! Kjo qe thote Patozi per ty eshte pjese e erret e shpirtit dhe per pasoje….

  4. Deda says:

    Gjekmarkaj??ne cdo studio tv. Po i njejti grinavec i pa kulturuar,katunar medioker.Si esht e munder qe dekanati te mbaje te tille ” mesim dhenes ” koha e kanunit te kohes se stergjyshit te keti ” zotrise ka mbaru prej kohesh.” Koha do ta eleminoje kete tip nga skena publike.

  5. Atdheu says:

    Po nga c,pill ke dale mor gomar Gjekmarkaj. Vazhdoni keshtu se nder PS i beni.

  6. Demokrati says:

    Gjekmarkaj eshte nje kstundar vete , po si ka goje te shaje Patozin…..kush kuqet ne fytyre….vetem kstundaret kane ate ngjyre…turp ky”profesori i thencin
    Ky eshte nje gojendyre, ofendon dhe ben bla bla bla neper studio, e kemi pare edhe ne tv te tjere ku me pa turpesine ne te madhe ben zhurmuesin, shan dhe ofendon.Fajet i kane tv qe e lejojne kete
    ,arrogant qe fyen dhe shan koleget e kryeministrin.A ka gjykata e prokurori , a ka ligje,a ka etik televizive dhe ligje te gazetarit atje….ai duhet ti paraqitet organeve te drejtesise per shkelje te etikes,sharje dhe fyerje te qytetareve.

    1. qytetar says:

      ….epo… profesor demoktrat !!!!!!

  7. k says:

    NJë “profesor”që di vetëm kanunin,është tragjedi arsimore përveçse kulturore.

  8. Ari says:

    Bravo Patozi. Tregove kulture te larte politike. Nuk re ne lojen e ketij Gjakprishuri…ai ate qellim kishte, se njeriu kur nuk ka argumente ose eshte fajtor del ne rrugen me te shkurter: fyerje denigrim te kundershtarit, duke menduar gabimisht se do te rrise vlerat e tij.

  9. Elton says:

    Basha ka bere nje gabim te madh qe ka mare te tille njerez ,si ky ,Mediu ,Ndoka etj.Ndaj dhe do humbasi ne zgjedhje.

  10. Hetemi says:

    Kete Gjekmarkajn e therrasin per anal-ist,apo si kandidat me vend te sigurte per parlamentari.Elektorati i Lezhes,kerkon ta njohe si kartoline nga televisioni.Kur te shan dhe ky per katunar,qe skuqet pas cdo diskutimi eshte qesharake.

  11. Vi says:

    O ç’u kenaqem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje