Ardjan Çapja është arrestuar mëngjesin e sotëm në Elbasan. Policia ka shpallur në kërkim edhe Florenc Çapjan.
Ata akuzohen se në vitin 2012 në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë, Gentian Beqirin dhe Nezir Beqirin, babë e bir.
Ardja Çapja është emër i njohur në Elbasan. Në qershor të vitit 2020, ai i shpëtoi mrekullisht një atentati që iu bë në vilën e tij në Kodër Krastë të Elbasanit.
Kjo ngjarje është ende e pazbardhur ndërsa dyshohet se erdhi për shkak të një zinxhiri hakmarrjesh mes Çapjave dhe disa grupeve të tjera në Elbasan, të cilat kanë zënë fill që prej vitit 2005 kur u ekzekutua në lokal vëllai i Ardjan Çapjas, Sokoli.
Ky është atentati i dytë që iu bë Ardian Çapjes, pasi në 6 gusht 2017 atë tentuan ta vrisnin me anë të një predhe e cila nuk shpërtheu.
Gjithashtu, Ardjan dhe Florenc Çapja akuzohen edhe për vrasjen ish-oficerit të Policisë Fadil Mema. Florenc Çapja është arrestuar, ndërsa është liruar më vitin 2019 për mungesë provash.
Vrasja e Fadil Memës erdhi pas ekzekutimit të Sokol Çapjas në 2005. Në këtë vit nis edhe saga e vrasjeve të njëpasnjëshme.
Në vitin 2012, Gentian Beqiri, një nga të akuzuarit për vrasjen e Sokol Çapjes, u ekzekutua, ndërsa ishte lënë në arrest shtëpie.
Në mars 2015, në Torino të Italisë, u ekzekutua Fadil Mema. Ish-polici i cili jetonte duke shitur gazeta, teksa kthehej në shtëpi u qëllua 14 herë me armë zjarri më 13 mars 2015. 7 plumba e goditën në trup duke i marrë menjëherë jetën Fadil Memës.
Ndërsa një vit më pas, në një ambient ku qëndronin familjarë të fisit Çapja dhe miq të tyre ndodhi një atentat i rëndë që njihet si “masakra e Elbasanit”, ku dy persona të armatosur hapën zjarr duke lënë të vrarë 3 persona, mes të cilëve edhe Agron Çapjan.
Ndërsa në prill të 2016-s ekzekutohet në një hotel në Tiranë shtetasi Dritan Sheme, i afërm i Fadil Memës.
Sakaq, në qershor 2016, Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça u arrestuan për sulm ndaj disa efektivëve civilë të Policisë pasi dyshonin se do të kryenin atentat ndaj tyre.(ABC News)
sot pritet emision tek fevziu ku gazetaret gjigande investigative si Klodiana LAla dhe Artan Hoxha do zberthejne skemen sic bejne zakonsith duke folur shume e duke mos thene asgje prej gjeje …lot lot
Eshte njeriu I ilir metes ky ka fillu ti bej Presjon njerzve tani .se kujton se ka vdek shteti.
Ne fakt ka qene krahu i armatosur politik i PD, miku i Luciano bocit, pavaresisht fotos me Ramen e di gjithe Elbasani qe keta ishin me PD.
Pa sekustrim te pronave dhe parave te droges nuk do te quhet drejtesi. Ti priteb burimet financiare, te arestohen dhe Florenc Capja bashke me disa eksopente te tjere te spikatur te kesj familje mafioze dhe do i beni nder shqiperise. Pritini burimet financiare dhe krimi asfiksohet.
Capet jane hasmit e Sokol Sanxhaktarit, kriminelit me damke te Elbasanit dhe dhenderr i Lal Qazo Sejdinit qe mbahet ne Spitalin Psikiatrik sepse…ka vrare ne mes te qytetit ne korrik 2020!
Dhe mbahet atje per tu ruajtur nga hasmerite e shumta, njera e te cileve me fisin Capja.
Prandaj “kujtohet” te dyshoje per Capet policia pas 9 vitesh pikerisht tani ne muajin e fushates.